Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/11/25

Thani Naqo:DO PRESIM MBRËMJEN GJERSA TË BJERË

DO PRESIM MBRËMJEN GJERSA TË BJERË

Mbetëm dashnorë që puthen n'errësirë,
Dritës i druhemi kur puthja s'është turp. 
Njëlloj, e dikur, me fshehtësirë,
Puthjet tona s'i pa kërkush.

Kërkush s'na e pa as puthjen e parė,
Paçka se unë kam qenė erë e stuhi.
Oqeanin trazoj e ai shfryn sot dallgė,
Oqean kam qenë edhe unë në rini.

Mbetëm, edhe sot, dashnorë me droje,
Dashuria, moj grua, s'është topsekret...
Ahaaa, shiko, e të tjerë, shëtisin për dore,
Ndërsa oqeani shuan dallgët në breg.

Hajt, çuçurisim edhe ne pėr dashurinė,
Ato që i kemi thënë, t'i themi e njėherė...
Si dashnorėt e tjerë qė puthen nė errėsirė,
Do presim mbrëmjen gjersa tė bjerė.

nėndor 2013

No comments:

Post a Comment

Mbi 47 mijë dokumente, fotografi dhe 175 orë video-incizime janë digjitalizuar dhe dorëzuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës

Shkruan : Flori Bruqi ,Akademik PHD. AAAS. Prishtinë   Një dosje gjigante me dëshmi tronditëse për krimet e luftës në Kosovë është dorëzuar...