Në faqen e internetit “Floripress” të datës 28 nëntor 2013, një
faqe kjo e moderatorit të nderuar
Flori Bruqi, lexova intervistën që zoti Flori i ka marrë Profesorit shumë të
respektuar dhe erudit të historisë Rasim Bebo. Me Profesor Rasimin jam njohur
ca vite më parë përmes faqeve të internetit. Shpesh herë bisedojmë në telefon,
e herë-herë edhe në skajp.
I kam ndjekur me shumw kërshëri
problemet e ndryshme që ai ka trajtuar me
temë nga historia e kombit shqiptar dhe gjithmonë kam mbetur i mahnitur me
objektivitetin e analizave të tij shkencore dhe me njohuritë e tij
enciklopedike. E kam ndier veten krenar që Profesor Rasimi përfaqëson një figurë shumë të nderuar të kombit shqiptar.
Prandaj m’u ngroh zemra së tepërmi kur lexova intervistën aq interesante, aq të
pasur me informacion shkencor për historinë e kombit shqiptar. Kjo intervistë është
një homazh i shkëlqyer që zoti Flori Bruqi i bën Profesor Rasimit, këtij
personaliteti të shquar të historisë së kombit shqiptar.
Mendoj se do të ishte në nderin e
Akademisë së Shkencave që Profesor Rasimin ta shpallte anëtar nderi, kurse
prapavijat e Presidentit Nishani të mendonin për t’i propozuar atij që t’i
akordonte medaljen “Nderi i Kombit”.
Prof.Dr.Eshref
Ymeri