Skicë letrare
Nga Përparim Hysi
E kisha lënë për të pirë nga një kafe me Fiqri Shahinallari. Me Fiqon, si nxorrëm mallin e kthimit të tij të përkohëshëm nga Amerika, do bënim një takim "pune". Po unë një rrugë e dy punë, kisha ftuar atje dhe Kujtim Matelin. As unë dhe as Fiqua nuk e njihnim Kujtimin. E kisha thirrur enkas, se me të kam "debatuar" përmjet internetit për librin e tij me vlerë "Dodona ndodhet në Dishnicë të Përmetit". Debati qe si një mirëkuptim ku secili prej nesh të mbetej besnik i mendimeve të veta. Që të kthielloj çdo lexues, unë nuk jam historian dhe nuk ua them fare këtyre lloj studimeve, por, si të thuash, jam bërë si "pjesëmarrës në vrasje", pa dashjen time. Vërtet pa dashje, po ruaj atë pozicionin tim: mbetem besnik i temës që i kam bërë oponencë. Oponenca ime ka të bëj me "Dodonën". Kam bërë oponencën e profesorit tim të ndjerë, Perikli Ikonomi që ka qenë i pari në Shqipëri që botoi një libër, ku, në vija të trasha, e merr "Dodonën Pellazgjike" dhe e vendos në Tomor. Vite më vonë, kur unë e kisha bërë këtë oponencë, pashë që Kujtim Mateli dilte me një tezë tjetër: e vendoste "Dodonën" në Dishnicë të Përmetit. Nuk kam asgjë kundër tezës së Kujtimit dhe ai ka gjithë tagrin për ta mbrojtur tezën e tij. Kujtimi ka gati të botojë librin e dytë për "Dodonën" dhe unë i uroj punë të mbarë. Por , megjithatë, unë i qëndroj asaj tezës së mësuesit tim. Se kot nuk ka mbetur ajo thënia, pothuaj, aksiomë: - Ku di ti sa mësuesi im? Për të mos e marrë si shpoti, thënien time, them vetëm kaq. Profesori im i ndjerë e ka lënë me shkrim që, në vija të trasha, mund të them: "... asgjë nuk duhet të merret si e vërtetuar njëherë e përgjithmonë se ç'ka shkruaj unë për "Dodonën" dhe nuk e luan topi. Mund të vinë studjues të tjerë dhe të vërtetojnë që unë nuk kam patur të drejtë...". Dhe ja tek del një studjues skrupuloz në histori që quhet Kujtim Mateli dhe vërteton të kundërtën e profesorit tim. Kështu që edhe unë lëshoj pe dhe i uroj sukese në punën e tij me aq vlerë.
* * *
Qemë ulur atje në hollin e Pallatit të Kulturës të tre: unë, Fiqua dhe Kujtimi. Sa bëmë porosinë, unë hapa dosjen dhe po konsultohesha me Fiqon për librin e tij me përralla dhe esse. E kishte bërë gati për shtyp dhe ma kishte dhënë një ditë më parë për të bërë korregjimet në të. I bëra këto korregjime dhe po e sqaroja Fiqon se, peng i të folmes së krahinës nga vjen, ( Fiqoja është nga Floqi i Korçës!) përdorte r në vend të rr; nj në vend të j. I thosha Fiqos që e pakryera nuk bëhet me nj siç e flet por me j. Punoja dhe jo punonja. Apo përdorimin e presjes në pozicione të ndryshme në fjalitë e nënrenditura e të tjera e të tjera. Nistoret që duhen përdorur në bashkëtinglloret e zëshme a të pazëshme. E lamë si në "hije" Kujtimin dhe i kërkuam ndjesë. Konsultimi sikur zgjati paksa ( faqe për faqe), por, pikërisht, kur jepnim e merrnim me Fiqon, ndodhi dhe çudia. Qe çudi e bukur gjithësesi, ndaj dhe unë po e shkruaj këtë skicë. Përbri tavolinës sonë, pothuaj skiç që,para se të uleshim ne, pati zënë vend një zonjë. E thyer në moshë ( në moshë të tretë), veshur në të zeza dhe rrinte e vetme duke pritur dikë. Unë e Fiqoja vazhdonim të "shkëmbenim tepsitë" dhe zonja herë kthehej me fytyrë nga ne dhe herë me fytyrë nga sheshi. Unë, sado me kokëulur, e shihja që zonja sikur nuk ndjehej mirë. Dhe kur unë qeshë dhënë i tëri në punën tonë, befas, kur nuk e prisnim, zonja u afrua dhe me politesë na u drejtua:
- Kam kohë që e ndjek "konsultimin" tuaj. Kam qenë mësuese gjuhe dhe sa mirë më vjen, kur jepni e merrni për një punë që e njoh. Është thirrja e lashtë e "gjakut",- vazhdoi ajo,- që nuk më la rehat. E dëgjoja këtë zotërinë dhe m'u bë se diku e kam parë.
- Jam Përparim Hysi,- hoqa kuriozitetin e zonjës.
-Ua!,- bëri ajo. Po unë jam Violeta. Jam Violeta Hoxha!
-Po si qenke ti, moj Violetë?
-Unë vet dora. Kam ardhur se do takohemi pas 47-vjetësh me shokët e shoqet e gjimnazit. Dhe po i pres. Po kur të dëgjoja ty me këtë shokun, m'u duk sikur po dëgjoja një orë gjuhe. Dhe ti, Përparim,paske ndryshuar shumë.
- Kam ndryshuar,- i them,- se kam bërë "kurën" e kurbetit. 12-vjet nuk janë pak. Apo jo?
-Eh,- tha ajo. Sa kemi punuar dhe si kemi punuar! Tani sikur e ka marrë ferra uratën. Arsimi dhe shkolla sikur janë asfiksuar. Shkojnë në shkollë të lartë dhe nuk dinë as të shkruajnë dhe as të lexojnë.
Kjo ndërhyrje kaq e beftë e kësaj zonje aq të mirë, sikur i dha një"hije" tjetër tavolinës. Dhe Fiqoja, dhe Kujtimi sikur u çliruan nga ajo gjendje "ngërçi" dhe po flisnim me një gojë. Ndërkaq, Letës i erdhi një nga shoqet . U përqafua me shoqen, na kërkoi ndjesë dhe iku. Emocionet mbetën. I solla për ju dhe, në atë "gjaku" e futa në thonjëza,se është thirrja e profesionit. Kur punon me pasion (Leta ka qenë një nga ato) ,atëherë profesioni të thërret, se të është bërë si shtojcë,nga e cila nuk ndahesh dot leht. As që do kisha shkruar, po ndahesh Fiqoja. Shkruaje, shkruaje,se nuk ka më bukur! Dhe unë e shkrova.