●Me 13 Qershor 1913...
Këtu, në këte kompanjel At Gjergj Fishta ngriti Flamurin e Gjergj Kastriotit...Nder rrugët e Shkodres fëmijët këndonin Hymnin e Flamurit Kombtar “Porsi fleta Ejllit t’ Zotit...”
●Shkodra
Aty si tash para se me ardhë fiset
ishe
me tambël në plasaritjen e currave
e me themele në ujin e njelmë.
Të dhanë vetëm nji emën: SHKODRA.
E të thirrën qytet me kunora
e të hodhën përkrye gur
e hekurat e para.
Martin CAMAJ.
●At Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Don Ndre Mjedja...
●1932, Avokat Paulin Pali...
●Kostume kombtare të Shkodres...
●Në vitin 1858 hidhet Guri i Parë i Kishës Katedrale të Shkodres.
●Kushë Micja lejohet me hapë shkollë per vajza.
●Asht viti 1859, kur themelohet Seminari Papnor i Shkodres.
●Në Gusht të vitit 1861, Françeskanët ndertojnë Kuvendin e tyne në Shkoder. Lejohen me u botue librat e Don Ejëll Radojës, të gjithë me karakter kombtar e historik, në gjuhen shqipe.
● Në Shkurt 1878, Malet e Veriut protestojnë kunder qeverisë Athinës, per çeshtjen e Epirit.
●Në Tetor 1874, hapet shkolla e parë laike në Shirokë...
●Në krahun e djathtë të kësaj derë ishte shtëpia e Tomë Mark Radovanit, prifti Don Zef Ashta, aty u mësoi fëmijëve Gjuhën Shqipe dhe aritmetikë...
●Shoqnia “BASHKIMI” themelue në Shkoder 1899.
●Në 1899, Abati i Mirditës, Atdhetari Imz. Preng Doçi krijon në Shkoder Shoqninë Letrare “Bashkimi”.
●Në vitin 1902 Shkolla Françeskane jep mësimet në gjuhen Shqipe.
●Në vitin 1903 Shoqnia “Agimi” në Shkoder, fillon botimin e librave me Alfabetin e vet.
●Në vitin 1908, Shoqnia “Bashkimi” dergon në Kongresin e Manastirit At Gjergj Fishten, Don Ndre Mjedjen, Luigj Gurakuqin, Mati Logorecin dhe Hilë Mosin, ku aprovojnë Alfabetin e Gjuhës Shqipe të krijuem dhe të paraqitun aty nga At Gjergj Fishta.
●Po në Shkoder, formohet klubi “Gjuha Shqipe”.
●Në vitin 1909 në Shkoder dalin gazetat “Koha” dhe “Bashkimi”, me karakter letrar e Atdhetar.
●Bahet luftë në Kaçanik dhe çohet në kryengritje gjithë Malësia e Madhe.
●Në 1911 plasë Kryengritja e Kastratit dhe me 6 Prill 1911, në Maje të Bratilës së Deçiqit, Atdhetari Dedë Gjo’ Luli, ngriti Flamurin Kombtar të Gjergj Kastriotit.
●Malësia e Madhe lufton per Liri dhe Pavarësi Kombtare.
●Në Maji 1911, Kryengritja kunder Turqisë perfshinë Malet e Veriut.
●Me 10 Qershor 1911, Malësorët e Veriut nenshkruejnë “Memorandumin e Gerçës”, në qelen e At Mati Prennushit, dhe ua dergojnë Fuqive të Mëdha dhe Turqisë.
●Aty shenohet: “Malësorët janë të vendosun për mos me ulë armët derisa, të pranohen nga qeveria turke të 12 pikat e këtij Memorandumi...”. Emnat Burrave që nenshkruen “Memorandumin e Gerçës”, nuk besoj se i keni lexue ndonjëherë në libra “historie”...tue fillue nga i Madhi Dedë Gjo’ Luli i Traboinit të Hotit, Sokol Baci i Grudës, Dedë Nika Bajraktar i Grudës, Gjeto Marku i Hotit, Dodë Preçi Bajraktar i Kastratit, Tomë Nika i Shkrelit, Col Dedi i Selcës Kelmendit, Lul Rrapuka i Vuklit të Kelmendit, Llesh Gjergji, Bajraktar i Nikçit, Mehmet Shpendi, i pari i Djelmnisë së Shalës, Martin Preka i Shkrelit, Prelë Marku, Bajraktari i Shalës, Avdi Kola Bajraktar i Gimaj, Nik Mëhilli i Shllakut, Pup Çuni Prekalor, Binak Lulashi i Toplanës, Bash Bajrami Bajraktar i Nikajve dhe Bec Delia. (Emnat janë marrë nga Revista L.E.K.A. Shkoder, 1937).
Miss Mary Edith Durham (1863 – 1944)
●Ashtu si tjera herë Miss Mary Edith Durham, me përkushtimin e Saj ndaj Shqipnisë, do t’i bajë të kjartë qarqeve angleze dhe atyne ndërkombtare se: “...egzistonte në qarqet katolike austriake vendosmëni për mos me lejue që Shkodra dhe hinterlandi i saj, të bahen respektivisht një qytet apo rajon malazez ose serb.” (P.R.O.F.O. 371. 1758, fq. 447. Mr. Nevinson, Podgorica. 26. 02. 1913. M.E.Durham.).
●Shkodra vazhdon me kenë e rrethueme...
●Po mos t’ ishte kambëngulja e Vienës Europjane me formue inteligjencën Atdhetare Shqiptare dhe Klerin Katolik Shqiptar të papersëritshem me idealin “Atdhé e Fé”, me hapë shkolla, fletore, shoqata, shtypshkronja, me botue libra, me shpenzue edhe fonde monetare të sajat...sot, as në hartë të Ballkanit nuk do t’ ishte fare emni i Shqipnisë së Gjergj Kastriotit, as i Popullit Heroik Shqiptar dhe as Flamuri i Tij, me Shqipen dykrenare mbi shtrojen e pergjakun nder Shekuj!
●Në Shkoder kishte...
●Banda muzikore e vitit 1870 dhe drejtues i parë i saj Giovanni Canale...
●Banda e Palok Kurtit... ●Banda e Frano Ndojës...
●Banda e At Martin Gjokës ●Shoqnia “Bogdani”
●Në fillim të vitit 1900, në shtëpijat katolike të Shkodres, kishte 28 pianoforta...
●Shkollat e jezuitëve dhe të fretenëve kishin edhe theatro të vetat...
●Figura të shqueme botnore...
●Arshi Pipa ●Prenkë Jakova ●Federik Shiroka ●Luk Kaçaj ...
●Artet figurative...
●Kolë Idromeno ●Simon Rrota ●Vladimir Jani
●Kolë Idromeno në vitin 1912 shfaqë filmin e parë në shtëpinë e Tij.
●Zef Kolombi ●Jakup Keraj ●Pjerin Sheldija ●Lin Delija
●Themelet e artit dhe të kulturës europjane...
●Kisha e Vaut të Dejës...Biblioteka dhe Muzeu i Fretenëve...Kisha Katedrale...
●Biblioteka Françeskane ishte ma e pasuna në Shqipni...
●Muzeu ishte vepra madhshtore e Ilirisë së “nendheshme”, nga At Shtjefen Gjeçovi...
Shkodra Mbas vitit 1944...
●Në vitin 1946 në Shkoder kishte:
Seksioni i Mbrendshëm ose Dega e Punëve te Mbrendshme.
Hetuesia (Shtëpia e Pjetër Çiurçisë).
Burgu i Prefekturës (Kati përdhé).
Konvikti “Malet tona”.
Burgu i Madh pranë Prefekturës.
Burgu i Kishës së Fretënve (Kuvendi) në Gjuhadol.
Burgu i vjetër i Gestapos, pranë shtëpisë së Zef Shirokës.
Shtëpia e Ulqinakut.
Kuvendi i Motrave Servite.
Kisha e Motrave Servite.
Shkolla e Çelës.
Podrumi i shtëpisë së Fasli Ademit, (nën farmaci).
Burgu i Çekës (sot Instituti “Nanë Tereza”).
Toga e Ndjekjes së Sigurimit (tek Sanatoriumi i sotëm).
Burgu i Postës tek harku kundrejt Xhamisë së Kuqe në Perash.
Shtëpia e Rrojëjve (pranë Maternitetit të vjetër).
Shtëpia e Guljelm Lukës tek rruga e Jezuitëve (ku internonin).
Shtëpia e Dr. Karamitrit.
Shtëpia e Lec Shkrelit, tek Dugajtë e Reja.
Hoteli i Bepit të Mishiqit (ishte përballë Institutit Pedagogjik).
Shtëpia e Guljelm Sumës.
Shtëpia e Sandër Saraçit.
Shtëpia përdhese e Vuksanëve, mbas shtëpisë së Shkrelit.
Spitali i burgut përballë Shtëpisë së Kulturës.
Spitali i burgut tek Spitali Civil sot.
Burgu i ushtrisë tek rekrutimi.
SHKODER, RRËMAJI, 11 NANDOR 1990, ORA 11.00...
●Don Simon JUBANI rrëzon “perden e hekurt” të komunizmit në Shqipni!
●Në Janar 1991, formohet në Shkoder BSPSh...,“Shoqata e të Persekutuemëve Politik”... ●Shkodra asht Flamurtare e Demokracisë!
SHKODER, 25 PRILL 1993...
PAPA GJON PALI II DHE NANë TEREZA E SHQIPNISë...
VIZITOjnë SHKODREN MARTIRE...
“Historia endè nuk e ka njohtë até që ka ngja në Shqipni...
Ajo që ka ngja në Shqipni të dashtun Vllazën dhe Motra, nuk asht pa kurrë në historinë e njerëzimit.
Drama e Juej Shqiptarë të dashtun, zgjon interesimin e gjithë Kontinentit Evropian dhe asht e domosdoshme që Evropa mos t’ Ju harrojë!
Shqipni, qendro në naltësinë e kësaj beteje të madhe!
Papa Gjon Pali II
Shenim i Autorit:
●Falnderoj Fototeken “Marubi” per botimet e fotografive të nevojshme historike dhe
Studjon “Angjelin Nenshati” Shkoder. Autori.
Melbourne 28 Nandor 2013.
PER SHUMë MOT FESTEN E FLAMURIT !
Vlonë 1912... (Grafikë nga F.Radovani. 1962)
●28 NANDOR...
Çka kishte me thanë brezi i ri që po na rritët ndër sy, po nuk ia dorzuem atij gjithnjë në vrap Visarin e Shénjtë?!...
Prej të Parëve pritëm një Shqipni të Lirë!...
Nipat presin prej nésh një Shqipni të lumtun!...”
At Pjeter Mëshkalla SJ. (Botue: 1933)