2013-11-30

Agimi i Artë: Të vendosen mina në kufirin me Shqipërinë

as kapjes së shqiptarëve në Kostur, Agimi i Artë, i kërkon qeverisë greke, bllokimin e kufirit me Shqipërinë, duke kërkuar ngritjen e kampeve, dëbimin e shqiptarëve, kthimin e ushtrisë në kufi etj. Nga ana tjetër, një oficer grek ka përshkruar momentin e arrestimeve.

Në kërkesën e tyre, partia e Agimit të Artë shkon deri aty sa të kërkojë edhe vënien e minave anti-njeri në kufirin Shqipëri-Greqi. Dega e Agimit të Artë në Kostur të Greqisë, ka bërë një letër me propozimet e saj, duke shkruar edhe për 9 kërkesat, se çfarë masash duhet të marrë qeveria greke, pasi sipas tyre, kriminelët shqiptarë e kalojnë kufirin shumë lehtë.

Agimi i Artë: Të vendosen mina në kufirin me Shqipërinë
“Për të njëqindtën herë jemi dëshmitarë të një situate të padurueshme në kufi me Shqipërinë në prefekturën e Kosturit. Kushdo hyn dhe del në kufi pa asnjë lloj kontroll, pa asnjë vështirësi. Trafikantët shqiptarë të drogës, armëve dhe trafikimit të qenieve njerëzore, mafiozë dhe vrasësit, bandat e organizuara, kriminelë të rrezikshëm shqiptarë të ikur nga burgu, të gjithë e kalojnë kufirin mes shteteve si me qenë në piknik. Kjo ndodh pasi nuk ka prani të ushtrisë greke dhe për shkak se policia e Kosturit dhe Follorinës ka mjete të kufizuara në dispozicion të saj për ruajtjen e kufirit. Pyesim veten se, çfarë do të ndodhë kur nga Anglia do të deportohen në Shqipëri rreth 200 të burgosur shqiptarë, të cilët ndodhen në burgjet britanike. Shumica e tyre, janë vrasës, përdhunues, mafiozë, kriminelët të rrezikshme”, thuhet në letrën e Agimit të Artë, shkruan Shqiptarja.
“Qeveria jonë e drejtuar nga kryeministri Antonis Samaras dhe ministri i Brendshëm, Nikos Dendias nuk i dëgjojnë fare klithmat e banorëve të Maqedonisë Perëndimore, që çdo ditë janë të rrezikuar nga gangsterët shqiptarë, të cilëve u rrezikohet jeta dhe prona”, shkruan partia e Agimit të Artë në Greqi.
Sipas tyre, rojet e kufirit në këtë zonë kanë shumë probleme në punën e tyre.
“Nuk pata kohë të hezitoja për të vepruar. Profesioni ynë ka rreziqe. Profesionalizmi dhe trajnimi ynë ka siguruar rezultate ë mira., ka thënë rreshteri ië narkotikëve në Kostur, që ka sfiduar rrezikun dhe arrestoi Gëzim Tomën, 31-vjeçarin e arratisur shqiptar, të cilin pas një përleshjeje, arriti ta çarmatosë.
Rreshteri, i cili dëshironte të mos e publikonte emrin tha për mediet greke se ndodhej në malin e Gramozit, në aksionin për kapjen e të arratisurve nga burgu i Drenovës.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...