Poezi nga Kozeta Zavalani
Marre nga libri "Shtegtare" Botimi i Shtepise Botuese"ADA"
Në këtë mëngjes të bardhë
Mbi vazon time kristal
thyhet drita.
Qielli mbulohet nga drita verbuese.
Kristalet e shpirtit thërrmohen,
bërtasin e ulërijnë,
duke goditur me forcë
muret e tejdukshme të heshtjes.
Retë ndalin hapin
mbi frymëmarrjen e diellit.
Lotët e zogjve vesojnë ndër degë
e mbushen me gjethe pranvere.
Në dhomën time heshtja është ulur në fron.
Përpëlitem në shtrat e ngrihem;
Grimca fjalësh mbledh
nën avuj trëndafili.
Eci udhëve të vargut,
ku vërshojnë kujtimet,
që zmadhojnë fushën e gjelbër
brenda syve të mi.
Në këtë mëngjes të bardhë,
që prej shpirtit mërguar ka ardh’,
miqtë e mi,
me ju bisedoj:
Mirësi e paqe kësaj toke i uroj!
Pranverat e mia
Mëngjeset e mia,
si ujëvara të kristalta
rridhni pambarim
thellë shpirtit tim:
Ndaluni e çlodhni pak sythat
mbi degët e gjelbra të këtyre vargjeve!
Mes zogjsh të bukur, krahëshkruar
që në zemër kanë folenë
Ëndrrën çukitin të gëzuar,
pemën e jetës tek e ngrenë.
Mëngjeseve me vesë,
bashkë me cicërimat e zogjve
çelën mimozat e para
e sythat e pranverës.
Kur çelën filizat, thonë,
stina pati furtunë.
Ishte 8 mars
kur çela edhe unë...
Pranverat e mia
Mëngjeset e mia,
si ujëvara të kristalta
rridhni pambarim
thellë shpirtit tim:
Ndaluni e çlodhni pak sythat
mbi degët e gjelbra të këtyre vargjeve!
Mes zogjsh të bukur, krahëshkruar
që në zemër kanë folenë
Ëndrrën çukitin të gëzuar,
pemën e jetës tek e ngrenë.
Mëngjeseve me vesë,
bashkë me cicërimat e zogjve
çelën mimozat e para
e sythat e pranverës.
Kur çelën filizat, thonë,
stina pati furtunë.
Ishte 8 mars
kur çela edhe unë...
Shpirti i poetit
Shpirti i poetit thur e shthur mbi letra
Pasqyra kristali tresin grinë në brengë e lot
Si karficë ari në mishin e dhimbjes
Ëndrra e harkuar në ngjyrat e ylberit.
Në kupë të qiellit nata thërmon yjet
Treten përmbi zalle lotët si flori
Drita nëpër gjak frymëmarrjen ndal
Aty ku vdekja jetën kthen në përjetësi
Rrugicave të Korçës
Tek ecja një ditë
Rrugicave të Korçës sime, një ditë tek ecja
S’di pse, me vete po qeshja.
Dikush pranë më pa me habi:
Qenka marrosur poetja!
Por unë isha mirë, ti e di:
Në trokthin e portave antike
më doli përpara gjyshja ime.
Trok – trak
avlëmendin e saj,
sikur e dëgjoj ende në dhomën lart...
Në ditën e punës për herën e parë
u shtri për të pushuar,
përjetësisht më 1 Maj.
E ëmbla gjyshe;
po më mirëseardhte prapë..!