Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/11/22

Marketa Hejkalova-“Një kosovar në jetën time”


 Përurohet libri i autores nga Çekia “Një kosovar në jetën time”


Autorja nga Republika e Çekisë Marketa Hejkalova, të hënën në mesditë, ka bërë përurimin e librit të sajë “Një kosovar në jetën time”.
Një kosovar në jetën time është roman që flet për një femër çeke, e cila ngelet shtatzënë me një kosovar, i cili e braktisë atë e, për pasojë, edhe ajo e braktisë fëmijën e saj. Ky roman me intrigë sa moderne, aq edhe klasike, tregon histori intime, private dhe shtetërore. I mbushur me dashuri dhe politikë, romani i Hejkalovës artikulohet si diskurs nostalgjik në planin personal dhe si diskurs ironik në planin social e politik. Gjithashtu, i shkruar si dëshmi nga jeta e një gruaje çeke, ai mund të lexohet si rrëfim për kosovarin “e saj” dhe për Kosovën tonë.
Siç mund të shihet nga biografia e saj Marketa Hejkalova është një shkrimtare e përkthyer në shumë gjuhë. Sipas biografisë së sajë Marketa Hejlakova ka një karrierë të theksuar në letërsi dhe në diplomaci jo vetëm në Çeki por edhe më gjerë

No comments:

Post a Comment

Vdiç akademik prof.Fatos Mehdi Daci ,historiani dhe "mjeshtri i madh" i Dibrës

Me dhimbje të thellë njoftohet ndarja nga jeta e Fatos Mehdi Dacit , gazetari, historiani dhe Mjeshtri i Madh, një prej figurave më të shq...