Tini Qerragjija, e lindur më 01.09. 1974, në djepin e kulturës shqiptare, në Shkodër. Ka mbaruar gjimnazin në Shkodër dhe ka studjuar e mbaruar me sukses të plotë, mësuesinë, në Universitetin Luigj Gurakuqi. Meqë në rrethanat tona të tmerrshme të korrupcionit, s‘kishte mundësi të punësohej në profesionin e saj të shenjtë, tre vjet më parë, Tini u detyrua t’ia mësyejë mërgimit dhe u bashkua me familjen e saj, në Venedikun e mrekullueshëm në Itali, ku edhe sot jeton e vepron.
Që në moshën e hershme rinore, Tini kishte pasion leximin dhe filloi edhe të shkruajë. Qysh kur ishte në bankat e gjimnazit, filloi të shkruajë në revistën e shkollës dhe atë të kishës, afër shtëpisë së saj. Që në poezitë e para të Saj, vërehej rrezatimi i një ylli të këndshëm artistik, në Shkodër po vezullonte edhe një yll i ri poetik.
Është shumë normale dhe e arsyeshme të presim një poete të denjë nga Tini, sepse bota e saj është ndryshe nga moshataret e saj. Për atë parësore ishin librat dhe autorët klasikë, si: Viktor Hygo, Kamy, Kafka, Gibran etj. Ndërsa prej atyre shqiptar, më shumti i lexon Ismail Kadare-në, Dritëro Agolli-n, Mimoza Ahmeti-n, e shumë të tjerë...
Tini ende nuk ka botuar libër, por e ka gati në dorëshkrim dhe së shpejti do e kemi në duar librin e saj të parë. Ka botuar në shumë revista dhe dritare interneti, në Shqipëri, në Kosovë dhe në diasporë.
http://floripress.blogspot.com/2013/10/nga-tini-qerragjija-pertej.html
DENONCIM
Ai gjurmon mbetjet e frymës,
Që kacavirren mbi lëkurën e zhveshur
Nga pikmentet surreale,
Të fateve,
Që thepisen nën rrogoset
Plot ulërimë grushtesh...
Aty ku kufinjtë
Përpjesëtohen...
Pertej halucinacioneve,
Duke zberthyer....
Atë univers të zbarkuar arenash,
Ku zhigolot e shitur pushtetesh
Pjellin mjerimet pa ngjyrë
të shpirtit...
Të atij shpirti gri...
Që ende gjurmon, mbetjet e frymës,
Pertej kufinjve perverse, të mbijetesës...
BARIU
I paepur
Zvarritet mbi atë fole të përfolur
Omegash
Ku synimet lakmojnë
Lëvozhgat ovale të tempujve
Që zgjojnë
Atë thirrje zanafillash
Prej vizioneve primitive
Të fyellit
Që rreshton figurat analfabete
Të përlara nga brymat kolektive
Të varfërisë
Duke u luhatur në ato çengele vathash
Ku çastet shumëzojnë numrat e varur
Kurrizesh
Ndërsa ti
I shtruar piedestalesh
Plot hire arritjesh
Feston përtej lakimeve
Të tredhur dënesjesh
Në ato bankete interaktive
Ku vlerat rrëshqasin mbi kupën
E përmbysur të suksesit
Duke plaqkitur shënjestrat
E çaluara
Mes turmës të zbehur premtimesh
Në ato moçale manifakturash
Ku vula ushujzash
Shtrydhin burimet e shqufurta
Kundërmuar fryme
GJETHJA
Gjethja një pikëlim e kryqëzuar
Ciklesh,
Përkëdhel fundet e rrjedhshme
Të erës,
Mbi ato fëshfërima të uritura
Fotonesh
Ajo
Një lamtumirë e adhuruar
Liturgjike
E flijuar në atë manastir
Fosilesh,
Rizgjon filizat përtej
Lutjesh
Mbi ato bulza të drujta
Folesh,
Që e nesërmja i përqafon në ato
Auditore të gjelbërta...
JETËS
Jeta,
një rrjedhë e trashëguar formash,
lutet në ato gravitete
devocionesh,
mes dhimbjeve të lëçitura,
në banketet e shpëtimit,
Ku alternativat varen në kordonet
e tejdukshme të iluzioneve,
Ku fajet u shesin mirazheve
pasqyrimin e vërtetësisë,
Ku uria ngop bordelet,
duke kafshuar simetritë e shpirtit;
Ku gijotinat ngecin,
mbi idetë e zbathura të përparimit,
Ku perëndorët çiftëzohen
me politikën e arnuar pushtetesh,
Ku meritat mbarsen,
në mbështjella vemjesh,
Ku dashuritë binjakëzohen
me degëzimet siamesë të çudive,
Ku faljet internojnë të pafetë,
në ato brigje monoteiste…
Aty, ku
hapat e rritur shkallëzimesh,
ndalojnë pragjesh,
duke mundur metamorfozat
abstrakte të frikës…
No comments:
Post a Comment