Arvizu: Kam qenë me fat që e njoha Sokol Olldashin
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Aleksandër Arvizu, ka shprehur një mesazh ngushëllimi për vdekjen tragjike të deputetit të Parisë Demokratike Sokol Olldashi.
“U trishtova shumë kur mora vesh se Sokoli ndërroi jetë. Kam qenë me fat që pata mundësinë ta njihja gjatë kohës sime në Shqipëri, dhe do ta kujtoj gjithnjë si dikë që e donte shumë Shqipërinë dhe dëshironte që ta bënte vendin e tij një vend më të mirë, për të gjithë.
Kur e takova për drekë disa javë më parë, më tregoi sa shumë e shijonte mundësinë për të kaluar më shumë kohë me familjen e tij. Më tregoi për planet që kishte për të vizituar Shtetet e Bashkuara në pranverë dhe unë i thashë se do e prisja me kënaqësi takimin me të në anën tjetër të Atlantikut.
Mendimet dhe lutjet e mia më të ndjera dhe të kolegëve të mi të Ambasadës Amerikane janë me familjen, miqtë dhe mbështetësit e tij në këtë kohë të vështirë”, shprehet Arvizu.
Sequi: Ngushëllime familjes së Olldashit në emër të delegacionit të BE-së
Ambasadori Ettore Sequi, shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, ka shprehur gjithashtu një mesazh ngushëllimi për vdekjen aksidentale të deputetit të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi.
“Do doja t’i shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera, në emrin tim dhe në emër të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë familjes së deputetit Sokol Olldashi pas humbjes së tij tragjike natën që shkoi. Mendimet e kolegëve tanë janë me familjen e tij, miqtë e tij dhe kolegët e tij parlamentarë në këtë moment të trishtuar”, ka thënë Sequi.