Nga : Ilirian BLLOSHMI
Me kokën vendosur mbi prehërin e së akulltës vetmi, qëndroj pa bërë asgjë dhe nuk di përse! E ajo, vetmia, e errët, e pisët, më këndon me zërin e saj të heshtjes që vret edhe muret e lagështa të dhomës.Dora e saj e thatë, luan me flokët e mi. Jashtë bie shi. Përpiqem të hedh mbi leter këtë makth, krijuar prej nuk e di se çfarë, por, i pamundur! Shoh mbi fletën e bardhë disa fjalë, që sado mundohen të shtrinjë krahët e të prekin njëra-tjetren, mbeten ashtu, krahëhapur, sikur po kërkojnë mëshirë. Në një cast tjetër, fjalët u thyen, e shkronjat vrapuan të dehura mbi letren e bardhë. Çmenduri! Çdo shkronjë tani më ngjan me insekte a qënje të vogla, që kërkojnë të më vërsulen, të më hakmerren, të më kafshojë! Pikërisht ato,pjella ime! Zot, ku je? Megjithëse dritën e kam fikur, mendimet vërshojnë! Ndezur qëndron abazhuri i vogël,në cepin e dhomës dhe arsyeja ime e përgjumur. Gotat e kristalit, nën dritën e zbehur të abazhurit dhe përgjumjes sime,marrin pamjen e një parajse të vërtetë. Të pi? Sapo ktheva kokën i trembur prej këtij mendimi,shoh tek hedhin valle,mbi pjatë, avujt e supës së ngrohtë. Kisha harruar të haja. Eh,punë e madhe! Sikur kaq lehtë vdes njeriu! Të pi? Por, edhe dëshira për të pirë m’u zbeh, sapo duart preken butësisht gotën e verës. Një gote tjetër qëndronte e mbushur. Unë po pija, po pija krah për krah me vetminë, shoqën time të mistershme që më shoqëron ndonjëherë,kur nuk di çfarë të bëj.Ndjej të më dhëmbë koka, sigurisht jo nga pija! Teksa me njërën dorë mbaja gotën, tjetrën, atë të majtën, e vendosa mbi ballë. Dridhem! Unaza e bukur me gurë të çmuar, më ngjau sikur më kafshoi. Ndëshkim? E di, unë nuk jam ai që do doja të isha. Shpesh e ëndërroj veten tjeter, dhe pse thonë se ëndrrat varfërojnë realitetin. Ç’botë e mistershme!Ktheva gotën e dytë të verës së kuqe. Shija e saj e hidhët, nuk më bën më përshtypje. Ngadalë heq unazën dhe e vë mbi bllok. Koka më peshon shumë. Mos vallë mendimet u shtuan?! Mbetur mes dy fletësh, hija e unazës mori formën e zemrës.Ironi?! Iki. Shëtis diku jo fort larg realitetit, por as në realitet nuk jam.Si i largët,një shprehje më çukit:”Nëse kërkon të njohësh vetminë,martohu”. Ndërsa Sokrati ka thënë: ”Sido që të jetë, martohuni! Nëse merrni një grua të mirë, do të jeni të lumtur, nëse merrni një grua të keqe, do të beheni filozof”.Ti, drita e syve të mi, duhet të më besosh, unë nuk dua kurrë të të lëndoj. E si do mundja, ty, qielli im i kaltër! Ti, ylli që ndriçon rrugën time të mistershme në këtë botë enigmatike. Nëse vetmia do kishte fytyrë, unë do e çirrja me thonj fytyrën e saj, do I shkulja flokët një e nga një, do e vrisja me duart e mia, vetëm të mos arrinte kurrë tek ti. Unë, po po unë, unë engjëlli yt mbrojtës.Ti nuk e di sa do kisha dashur që unë të isha ideali,ai ideal që nuk ekziston ende në këtë botë të djallëzuar.Sikur unit të vdiste një ditë! Sikur egoja të iki tutje, sikur të të doja edhe pak më përjet qenjës sime, sikur! Mëngjeseve kur zgjohesh heret, do doja të të shërbeja mëngjesin, shërbetosur me gjithë dashurinë time “të përgjumur”, me gjithë dashurinë “e fjetur” e jo të të lutem të më fikësh dritën.
Pasditeve të mërzitshme pas pune, sikur gjithmonë të të shoqëroja parqeve për kafen e pasdites dhe jo të harrohesha,siç harrohem e ngatërrohem shpesh nëpër shkronjat e romaneve të dashurisë. Inatet vocrrake që natyrshëm vijnë mes nesh, do doja t’i përzija njëherë e përgjithmonë, por janë ato pikërisht që na ushqejnë me forcë, nevojë dhe mall për njëri-tjetrin. Egoja ndonjëherë na rremben e na ve përpara, por dashuria ka kopjen e çdo prange.Netëve kur ëndrrat të të mundojnë, do doja të zgjohesha e të të vështroja, të prisja zgjuar ankthet e makthet që drejtohen për të ti e t’ju flisja për ty, ata do e kuptonin mirësinë që të karakterizon dhe, kokëulur do ktheheshin pas.Ti je e imja! Dua që puthjet e mia, të vijnë tek ti me çdo pikë shiu. Dua që ndjenjat e mia të jenë mirësia që të të paraprijnë në jetë. E dua trupin tënd! Dua të shkrihem mbi të, dua të futem në poret e tij, e të mos ekzistoj më, përveçse brenda teje.Por, diçka brenda meje kërkon më shumë, më nxit për më shumë, provokon më shumë. Nuk di të jem tjetër, dhe pse nuk dyshoj në ndjenjat e mia. Qënjet tona prej kohësh janë një, madje, nuk e di si kam jetuar deri atëherë e ç’kuptim kishte jeta ime.Ylber i ditëve të mia, ti meriton një botë të butë, ti meriton një dashuri dhe përkujdesje të pafundme! Unë jam betuar të të dua derisa qënja ime të mos ekzistojë dhe shpresoj që një ditë, të të përmbush kuptimin e jetës tëndë, deri edhe në detajet më të pavlera, të jem personi që unë do doja të isha.Mesnatë! Shkoj të fle! E di, ti e dashur po më pret në ëndrra krahëhapur, e buzëqeshur, me dashuri!…………

No comments:
Post a Comment