2013-04-10

Fenomeni i gjakmarrjes në Shqipëri




Nga Flori Bruqi


Sistemi i drejtësisë në Shqipëri ka një modelim të mangët të mbajtjes së statistikës mbi kriminalitetin. Asnjë nga agjencitë e sigurisë publike nuk përpunon të dhëna mbi numrin e viktimave. Gjithashtu numri i viktimave të vrasjeve, për rastin e Shqipërisë nuk publikohet as nga institucione monitoruese të shëndetit publik.


Në lidhje me Gjakmarrjen, gjëndja është alarmante sepse mbi shumë qytetarë të Republikës shkelen shumë të drejta, shkelet e drejta për arsimim e këtyre njerëzve, shkelet e drejta për lëvizjen e lirë, shkelet e drejta e votës, etj. Në këtë kuadër, gjithë aktivitetii i këtij viti, i zyrës së Avokatit të Popullit, është sensibilizimi publik ndaj këtyre fenomeneve. Gjakmarrja në Shqipëri vazhdon, njerëz të ngujuar vazhdonë të ketë, dhe ne kemi detyrim që të mbrojmë këta njerëz, të mbrojmë të drejtën e jetës së tyre.

Nga kërkimet që ajo ka bërë na ka ofruar statistika për çështje Penale për Vrasje në Shqipëri nga viti 1995 deri në vitin 2010.  Sipas të dhënave, konstatohet se në gjashtëmbëdhjetë vite të hulumtuara totali i çështjeve penale të regjistruara për vrasje është 4674. Mesatarja vjetore e rasteve është 292.1 vrasje çdo vit. Viti me vlerë më të madhe në harkun kohorë 1995 – 2010 është viti 1997 me 1542 çështje për vrasje të regjistruara.

Ky vit përkon edhe me gjendjen e jashtëzakonshme të krijuar nga hapja e depove të armatimeve dhe humbja e kontrollit të autoritetit shtetëror në disa zona të vendit. Viti me vlerën më të ulët sa i takon çështjeve të regjistruara për vrasje është viti 2009.

Në Shqipëri mesatarja e viteve 1995 – 2010, për vrasje (çështje të regjistruara) për njëqindmijë banorë është 9.2. Viti me vlerën më të lartë e njëkohësisht më negative është viti 1997 me 49.9 vrasje për njëqindmijë banorë. Viti me vlerë më pozitive është viti 2009 me 2.7 vrasje për njëqindmijë banorë. Por ky tregues në përmirësim, i shënuar në vitin 2009, është pasuar nga rritje të totalit të vrasjeve në dy vitet pasardhëse.

Gjakmarrja nënkupton daljen e gjakut nga trupi. Termi gjakmarrje ka dy kuptime duke e vështruar nga këndi mjekësorë dhe ai shoqërorë kur tek i pari këndvështrim ka kuptim pozitiv kurse tek i dyti negativ.

Gjakmarrja është një formë e hakmarrjes e cila i ka rrënjët e saj në mesjetë e ndoshta më tej. Kjo dukuri shoqërore theksohet ndër popujt e Mesdheut e sidomos tek banoret e territoreve shqiptare, Italisë jugore, Korsikës si dhe pjesës evropiane të Turqisë së sotme.

Gjakmarrja tek shqiptarët

Gjakmarrja është plage e hidhur e së kaluarës së shqiptarëve. E mbajtur nën fre me dhune gjate viteve të diktaturës komuniste (1946-1990) ajo shpërtheu pa rregulla pas hyrjes së demokracisë në vitet '90. Rikthimi i gjakmarrjes u shoqërua me një praktikë mohuese te rregullave themeltare të saj të kodifikuara në kanunin shqiptar.






Si rrjedhim, i vetmi rregull që respektohet është marrja e gjakut. Rregullat e tjera, si : Mosvrasja e fëmijëve meshkuj deri ne moshë madhore (15 vjeç sipas kanunit), apo e femrave, etj. janë lënë pas dore. Një rrymë në politikën shqiptare për rivendosjen e dënimit me vdekje, bazohet pikërisht në dëshirën për të kuruar dukurinë e gjakmarrjes.


 Në fakt, si mediat ashtu edhe individët kërkojnë nga qeveritë si në Shqipëri edhe në Kosovë që t'i mbrojnë të afërmit e vrasësit eventual të cilët nuk janë fajtorë : "Nuk është vështire të kuptohet se askush nuk ka mundësi as të drejtë t’i kontrollojë sjelljet e vëllaut apo ato të kushëririt."

Gjakmarrja si hasmeri


-Kur nje pjesetar i nje fisi vret dike nga nje fis tjeter ai e ben kete veprim duke menduar ose jo per pasojat. Si pasoje vjen hasmeria ne mes fisit te vrasesit dhe fisit te te vrarit. Ne shtepine e vrasesit mbyllen te gjithe meshkujt. Lejen per te dale e kane vetem grate. Ato mund te bejne jete normale.




-Kur gjaku kthehet (d.m.th. kur vritet dikush nga fisi i vrasesit)kjo vazhdon deri sa te mbarojne meshkujt, me pas vriten femrat. Derisa shuhen dy fiset, ata jane ne hasmeri. -Rastet me te mira jane kur fisi i viktimes e fal gjakun ose ua le ne dore ceshtjen autoriteteve

Fenomeni  i  gjakmarrjes në Shqipëri.


Reuters, reportazh për gjakmarrjen në Shqipëri



Shqipëria moderne po përpiqet ende të lirohet nga disa tradita të vjetra si ajo e Kanunit, ku kodet e gjakmarrjes po rëndojnë në jetën e familjeve vendase. Rrafshnaltat e maleve të Shkodrës në Shqipëri përfaqësojnë një panoramë rurale dhe idilike, por gjithashtu dhe një pamje të qeverisur nga Kanuni, një set ligjesh që kanë sjellë në vrasjen e 17 vjeçares Marie Qukaj dhe gjyshit të saj.



 Sipas rregullave të ashpra të Kanunit, një kod ballkanik i shekullit të 15-të, palës së cilës i bëhet vazhdimisht padrejtësi, i jepet e drejta për të vrarë një anëtar mashkull të familjes që ofendon, në formë ndëshkimi.



Kodi, i cili nuk njihet zyrtarisht nga Kushtetuta e Shqipërisë, zakonisht imponohet pa asnjë logjikë dhe në rastin e Marie Qukaj nuk janë respektuar as rregullat tradicionale të Kanunit. Sipas kodit mesjetar, vrasja e një femre është rreptësisht e ndaluar.




Pse vallë të vranë edhe ty  miku im Arben Sejdiu?

Dhembja nuk shprehet as me fjalë, as me lot, sepse është diku thellë në zemrat tona...të shqiptarisë,luftëtarëve trima të Kosharës heroike...


Ngushëllim për ne do të mbesin fjalët dhe veprat e tua të ndritura. Gjithmonë do të mbetesh në zemrat tona,miku im i mirë Arben Sejdiu.

Flori Bruqi



Arben Demë Sejdiu

3.3.1970 - 22.11.2010

ARBEN – bir, ishe trim dhe luftëtar i UÇK-së.
Kontribuove shumë për Kosovën dhe për lirinë e saj.
Ishe polic i Kosovës – mbajte rendim dhe drejtësinë në liri.
Pse ishe i tillë të ligut iu bëre...










Por vrasësit nuk e kanë kursyer adoleshenten, e cila u qëllua teksa po punonte në tokën e cila ishte pronë e familjes së saj së bashku me gjyshin në një zonë gjysmë të izoluar të Dukagjinit, pranë Shkodrës në veri të Shqipërisë. Vrasësit kanë ndëshkuar kështu vrasjen e një personi nga ana e familjes Qukaj, dy vjet më parë pas një debati mbi të drejtat për sistemin e ujitjes.

Komiteti Kombëtar për Ripajtimin

Komiteti Kombëtar për Ripajtimin, i shqetësuar për numrin në rritje të vrasjeve për hakmarrje, ka rinisur një fushatë për të pajtuar familjet të cilat aktualisht janë në gjak me njëra tjetrën. Sipas kësaj organizate, të drejtuar nga Gjin Marku, ka pasur rreth 10 mijë raste të gjakmarrjeve që nga rrëzimi i sistemit komunist në fillim të vitit 1990 me rreth 1 600 familje që jetojnë de fakto në arrest shtëpie, të frikësuar nga gjakmarrja. Punës së nisur nga Komiteti i ripajtimit i është bashkangjitur dhe Kisha Katolike e Shqipërisë.


"Vendimi i kishës për të ç’kishëruar njerëzit që vrasin për gjakmarrje mund të jetë një vendim ekstrem por është një paralajmërim shumë serioz për të ardhme e shqiptarëve dhe jetën e tyre. Gjithashtu dhe për të gjitha familjet e përfshira, që gjakmarrja është kundër Zotit dhe kundër jetës” shprehet Gjin Marku.

Kanuni

Versioni shqiptar i Kanunit u krijua nga Lekë Dukagjini, një princ vendas, i cili e bazoi kodin në një sërë ligjesh tradicionale dhe që është trashëguar gojarisht brez pas brezi prej qindra vjetësh. I respektuar gjerësisht në të gjithë vendin, teksti i Kanunit ishte i ndaluar si ligj kur komunistët udhëhoqën vendin në periudhën 1970 -1980s.

 Vitet e fundit, Kanuni ka parë një rilindje, më së shumti në veri të Shqipërisë, ku dominohet nga katolikët, në një kohë që vendi lufton për demokracinë moderne dhe të suksesshme.


"Fatkeqësisht, as shteti dhe as shoqëria nuk mund të gjejnë një rrugë të qartë ndërmjet demokracisë dhe rendit e ligjit. Nga njëra anë Kanuni na ka lënë një trashëgimi të jashtëzakonshme me mesazhin e tij për të respektuar ligjin, kulturën dhe ligjet e komunitetit dhe ka ndihmuar në ndalimin e vrasjeve dhe armiqësive, por ai është keqinterpretuar dhe është kthyer në një kulturë apo mesazh që është në kundërshtim me mesazhin e Kanunit për të respektuar ligjin” – vijon më tej Gjin Marku.

Kanuni i maleve 

Një nga familjet që është vizituar nga Komiteti i Ripajtimit ndodhet në gjak me një familje tjetër që nga viti 1990, me pjesën më të madhe të burrave të familjes që janë vrarë për hakmarrje. Një nga fëmijët, 6 vjeçari Luan tashmë është jetim, pasi babai i tij u vra dhe nëna e tij ka kryer vetëvrasje.



Sipas Kanunit, një burrë mund të vritet vetëm jashtë mureve të shtëpisë së tij. Si pasojë e kësaj, të gjithë burrat që ndodhen në një situatë të tillë qëndrojnë të fshehur. Në mungesë të tyre, djali më i madh merr përgjegjësinë për konfliktin, shpesh duke u kthyer në një të burgosur brenda shtëpisë, dhe i pamundur për të studiuar apo për të pasur një jetë normale. Përveç mangësive që kjo gjendje pasqyron në jetën sociale, ndikon gjithashtu edhe në varfërimin e mëtejshëm të rajonit, meqënëse forca punëtore e këtyre familjeve është e detyruar të mbyllet në shtëpi. Liljana Luani, një mësuese nga Shkodra, shpenzon kohën e saj të lirë për të mësuar fëmijët, të cilët janë të detyruar të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi. Shpesh asaj i duhet të ecë për orë të tëra për të shkuar në shtëpitë në zonat e thella malore.


"Megjithë këtë që po ndodh, jam më shumë e shqetësuar për fëmijët e izoluar si pasojë e gjakmarrjes, pasi ata nuk po rriten si fëmijët e tjerë. Nën presion dhe nën tutelën e gjakmarrjes dhe urrejtjes ata rriten ndryshe. Fatkeqësisht ne nuk po krijojmë një gjeneratë normale, të gatshme për të hyrë në Europë. Kam pasur të bëj me 18 vjecarë që nuk njihnin asnjë nga shkronjat e alfabetit. Marin i cili është 18 vjeç nuk di të shkruajë dhe të lexojë, titrat në televizion atij ia lexon nëna e tij”- thotë mësuese Liljana.

Në shumë mënyra, viktimat e vërteta të gjakmarrjes janë gratë dhe fëmijët, të cilët dënohen pa kryer asnjë krim.

"Sipas Kanunit asnjë nuk duhet të prekë gratë dhe fëmijët, por fatkeqësisht nuk po implementohet ashtu si duhet. Aktualisht Kanuni duhej të ishte kthyer në një relike muzeu shumë kohë më parë, për të paqyruar ligjet e shumë kohë më parë dhe jo ato aktuale. Fatkeqësisht aty ku mungon ligji dhe rendi, futet Kanuni dhe kjo është ajo që po ndodh këtu”- vijon mesuese Liljana Luani.

Në një qytet tjetër një 40 vjeçar sapo është liruar nga burgu ku ka kaluar gjashtë vjet, pasi u dënua për vrasje pa paramendim. Tani ai jeton me bashkëshorten e re dhe me nënën e tij në apartamentin e një miku të tij, i cili i është lëshuar me qera. Por nëse ai zbulohet nga gjakmarrësit, dhe pronarët e apartamentit do të futen në gjak, pasi sipas kanunit, një mysafir konsiderohet si anëtar i familjes.
"Jam martuar për të krijuar një familje, por nuk do të bëjmë fëmijë pasi jam i frikësuar se mos vrasin bashkëshorten dhe fëmijët e mi”- thotë ai.

Në pamundësi për të punuar, familja e vogël, e cila gjithashtu është vizituar nga komiteti i ripajtimit, do të dënohet të jetojë përgjithmonë e izoluar. Një nga arsyet kryesore të vrasjeve për gjakmarrje mbetet prona. Përveç varfërisë së përgjithshme, zona të vendit janë ende në përpjekje për të rimarrë pronat dikur të konfiskuara nga regjimi komunist. Pikërisht nga kjo nis dhe vala e re e dhunës.



Gjakmarrja permes shifrave


GJAKMARRJA KRIMI QË SHËNON RRITJE NË NUMËR.


Statistika. Ministria e Drejtësisë dhe Open Data Albania: 2009 më shumë krime se 2007 apo 2008.
Tre muaj e fundit krimet për gjakmarrje bëhen më çnjerëzore.

Shkodra, rrethi ku gjakmarrja nuk respekton as Kanunin.

Gjakmarrja – Viti 2009 rritje të rasteve, 2010&2011 vrasjet bëhen më të rënda më çnjerëzore. Gjakmarrja ose Ngujimi është një fenomen kriminal për fat të keq ende prezent e në rritje ne vendin tone. Si një traditë e trashëguar nga drejtësia primitive, fenomeni i gjakmarrjes ne dy dekadat e fundit ka dëshmuar rast pas rasti e ne tërësi edhe defekte te luftës kundër kriminalitetit dhe mosbesimin qe ka komuniteti ndaj policisë dhe drejtësisë. Vitet nëntëdhjetë si vite me kriminalitet te larte dhe ne rritje u shoqëruan me një numër të madh vrasjesh në emër të vetgjyqsisë dhe anarkisë. Jo pak raste të vrasjes për gjakmarrje u riaktivizuan pas disa vendimeve gjyqësore me masa dënimi minimale ndaj autorëve që kishin kryer krime të rënda. Edhe fenomeni ku persona të kërkuar për krime të rënda ndaj personit, të pa arrestuar janë gjetur nga familja e viktimës e janë ekzekutuar në emër të drejtësisë mesjetare, kanë qenë jo të pakta.

Gjakmarrja në vitet 2000 më “mizore” se në Kanune. Në emër të drejtësisë kanunore në njëzet vite janë kryer krime të cilësuara për gjakmarrje por të pabazuara në zgjidhjen e të drejtës kanunore (Kanuni i Lekë Dukagjinit; Kanuni i Skënderbeut; Kanuni i Labërisë). Kështu vrasja e një gruaje për shpagimin e krimit të kryer nga i biri, marrja e gjakut tek fëmijë të parritur, ekzekutimi i një kleriku apo vendimi për gjakmarrje pa pleqësi janë forma që përkojnë me thyerje të rënda edhe të së drejtës sonë të pashkruar që përkon me rregullime të shekujve të mëparshëm. Për shkak të lëvizjeve qytetare, ndërgjegjësimit social, forcimit të rendit dhe sigurisë në vend në vitet 2004 – 2007 ky lloj krimi pati një rënie sipas statistikave zyrtare. Një analizë e Open Data Albania konfirmon se në 2009 numri i krimeve dhe çështjeve penale të gjykuara për gjakmarrje ka pësuar rritje ndërsa ngjarje të 2010-ës dhe fillimit të 2011 shënojnë ashpërsim të formës së ekzekutimit për gjakmarrje.

Ligji Penal në RSh. Kodi Penal në RSh ka 3 nene që parashikojnë krime/vepra penale që lidhen me fenomenin e Gjakmarrjes. Përkatësisht janë Neni 78/2 Vrasje me paramendim për gjakmarrje; Neni 83/a Kanosje serioze për hakmarrje ose për gjakmarrje; Neni 83/b Nxitje për gjakmarrje.

Open Data Albania: Numri i vrasjeve për gjakmarrje po rritet. Në total në harkun kohorë 2004 – 2009 janë dhënë nga Gjykatat 117 vendime të formës së prerë për çështje që lidhen me gjakmarrjen dhe janë dënuar 94 autorë.

OD Albania: Në gjashte vite çështje gjyqësore për vrasje për gjakmarrje janë 106, ndërsa të dënuar për vrasje për gjakmarrje janë 83 autorë. Viti me më shumë vendime penale për gjakmarrje është viti 2004 me 28 çështje. Viti me më shumë autorë të dënuar për gjakmarrje është vitit 2006 me 22 autorë. Çështjet gjyqësore për gjakmarrje kanë shënuar rënie në harkun kohorë 2004-2008 dhe më pas rritje në vitin 2009.

Vrasje për Gjakmarrje. Sipas Open Data Albania, çështje të proceduara dhe të përfunduara me vendim forme të prerë nga gjykatat për veprën penale vrasje për gjakmarrje neni 78/2 janë si më poshtë:



 2004 27 çështje 6 autorë
 2005 21 çështje 17 autorë
 2006 18 çështje 19 autorë
 2007 13 çështje 14 autorë
 2008 12 çështje 15 autorë
 2009 15 çështje 12 autorë
 Totali 106 çështje 83 persona



Në total janë njëqind e gjashtë çështje dhe të dënuar si vrasës për gjakmarrje janë tetëdhjete e tre persona. Viti 2009 ka numër më të lartë çështjesh se dy vitet pararendës 2008 me 13 çështje dhe 2007 me 12 çështje.



Kërcënimi për Gjakmarrje, imponimi për tu ngujuar. OD Albania publikon se pas rregullimeve në Kodin Penal shqiptarë domethënie ka marrë edhe procedimi i personave që kërcënojnë për gjakmarrje, persona përgjegjës për ngujimin e familjeve shqiptare. Numri i çështjeve të proceduara dhe përfunduara sipas nenit 83/a “Kanosje serioze për hakmarrje ose gjakmarrje” në gjashtë vite është dhjetë çështje:

 2004 1 çështje 0 autorë
 2005 4 çështje 4 autorë
 2006 2 çështje 3 autorë
 2007 1 çështje 1 autorë
 2008 0 çështje 0 autorë
 2009 2 çështje 2 autorë
 Totali 10 çështje 10 persona


Nxitës për gjakmarrje. Një tjetër vepër panele e konsideruar e lidhur me gjakmarrjen është edhe veprimi kriminal që parashikohet në nenin 83/b të Kodit tone Penal “Nxitje për gjakmarrje”. Pothuaj çdo vrasje apo kërcënim i bërë për gjakmarrje në kontekstin social ka nxitës dhe bashkëpunëtorë që stimulojnë shpagimin e një krimi nëpërmjet ekzekutimit të autorit apo të afërmve të tij. Ky fakt i dukshëm në kontekstin shoqëror dhe i shfaqur në pasqyrimin mediatik nuk gjen mishërim në qëndrimin e organit procedues gjatë hetimit të vrasjeve për gjakmarrje. Në harkun kohorë të viteve të fundit ky nen është aplikuar vetëm në një rast. Ndërsa rrethi i personave që nxisin për shpagim të një krimi nëpërmjet vrasjes është tejet i madh.

Raste të rënda 2010 dhe 2011.

Tetor 2010, Vrasja e Klerikut.

E drejta e pashkruar kanunore konsideron krim të rëndë dhe dhunim të gjithë komunitetit vrasjen e një kleriku (person i dedikuar fese). Në datën tetë shtator 2010 në Shkodër një njëzet e një vjeçar Mark Njemza vrau me armë zjarri pistoletë njëzetenëntë vjecarin Dritan Prroni i njohur nga mbarë komuniteti shkodran si Pastor pranë kishës “Fjala e Krishtit”.



Njemza autor i krimit deklaron se kishte vrarë për gjakmarrje pasi në 2005 xhaxhai i viktimës i kishte vrarë të vëllanë. Krimi i rëndë u konsiderua i papërshtatshëm edhe nga komuniteti konservator që njeh dhe pranon mentalitetin e shpagimit nëpërmjet gjakmarrjes për dy arsye: së pari viktima ishte një klerik (pastor) kategori që sipas të drejtës zakonore nuk “bie në gjak”, dhe së dyti lidhja e viktimës me krimin e shpaguar ishte e largët, gjakmarrje për një veprim të kryer nga xhaxhai.

Janar 2011. Vrasja nga një i mitur, prokuroria “neglizhon” nxitësit e krimit.

Ndërrimi i viteve në qytetin verior të Shkodrës është shënuar me një vrasje tronditëse për gjakmarrje. Ekzekutori i krimit është një pesëmbëdhjetëvjeçarë me inicialet I. Sh i cili vetëm dy orë përpara mbërritjes së 2011 ka qëlluar me armë automatik një tridhjetëvjeçarë me emrin Albert Dhampiraj. Pesëmbëdhjetëvjeçari ka kryer krimin për të “marre gjakun” e babait të tij të vrarë vite më parë nga viktima. Aktualisht edhe pse i mitur autori mbahet në ambientet e paraburgimit në Shkodër.


Per rehabilitimin e tij, si nje i mitur i gjendur perprara nje presioni te rende emocional e social per humjen e te atit nuk eshte programuar ndonje mase gjyqsore nga drejtësia ne rrethin veriore. Prokuroria e rrethit Shkoder ka formuluar akuzën e pranuar nga i mituri pa zgjeruar rrethin e hetimit tek persona nxitës të mundshëm, apo bashkëpunëtore në kryerjen e krimit apo në sigurimin e armës nga i mituri. Në bazë të nenit 83/a përgjegjësi penale në raste të tilla kanë edhe familjarët apo rrethi shoqërorë që ka nxitur autorin, për më shumë në moshë të mitur të vrasë për gjakmarrje.



Nga shtypi shohim që:

Në vitin 2011, janë bërë 139 vrasje, 109 prej të cilave janë për hakmarrje, nder dhe gjakmarrje, ndërsa në 6 mujorin e parë të vitit 2012, janë bërë 67 vrasje, po për këto motive.

Veç këtyre, në 2011 ishin 1640 familje të ngujuara e të fshehura për shkak të gjakamrrjes, ndërsa në fund të gjashtëmujorit të parë të vitit 2012, ishin 1309 familje. Nga këto, 230 janë detyruar për t’u larguar nga Shqipëria gjatë këtyre kohëve.1 Kjo situatë flet shumë.

Është e dhimbshme, edhe tragjike për një shoqëri dhe një shtet që dëgjojmë shpesh për vrasje të qytetarëve për motive gjakmarrjeje ose hakmarrjeje, sepse kjo gjendje është e papranueshme, për një shoqëri demokratike që duhet të ndëshkojë rëndë me gjithë forcën e ligjit këto akte me origjinë feudale.



Standartet kushtetuese e demokratike të legjislacionit të vendit tonë nuk e njohin kanunin, i cili ka patur fuqi, kur nuk ka patur ligje. Në atë kohë, ai ka patur rolin e tij, kurse sot kemi shtet të së drejtës, prandaj kanuni nuk mund t’i përgjigjet kohës sonë. Duke qenë kështu, lufta kundër vrasjes për gjak apo për hakmarrje duhet njohur e vlerësuar, bazuar në mentalitetin e ri të kohës, që është krejtësisht i ndryshëm nga ai që e ushqen gjakmarrjen apo që hesht përpara kësaj dukurie. Sipas nenit 78, paragrafi i dytë të Kodit Penal, “Vrasja e kryer për interes, hakmarrje a gjakmarrje është një nga veprat penale kundër jetës së personit që dënohet jo më pak se njëzet vjet ose me burgim të përjetshëm”. Për këto arsye, ky krim kaq i rëndë duhet ndëshkuar pa hezitim nga shteti, nga ligji, nga shoqëria. Në këtë aspekt, mendojmë se për organet përkatëse të shtetit, duke filluar nga policia dhe për organet e tjera të specializuara, dëtyra e tyre kryesore duhet të jetë të parandalojnë krimet, në përgjithësi, por në mënyrë të veçantë të garantojnë jetën dhe sigurinë e qytetarëve, të ndalojnë vrasësit, t’i vendosin ata përpara drejtësisë.

Lufta kundër këtij fenomeni duhet të jetë çdo ditë në vëmendje të organeve të hetimit, të prokurorisë e sidomos të gjykatave të të gjitha shkallëve që ballafaqohen shpesh me ata që janë aktor e vrasës.

Jeta e rrezikuar e çdo qytetari është shumë e rëndësishme, më e rëndësishme se çdo gjë, prandaj rikthimi i gjakmarrjes duket si sfidë e hapur ndaj shoqërisë, ndaj mosfunksionimit si duhet të shtetit të së drejtës, si mungesë e edukatës dhe e kulturës

ligjore, si tregues i shkallës së varfërisë, krizës së besimit dhe i tranzicionit të gjatë dhe të vështirë që po kalojmë. Për këtë gjendje, të gjithë duhet të mbajmë përgjegjësi konkrete, pasi askush nuk ka të drejtë, që zgjidhjen e vështirësive sociale të tranzicionit ta kërkojë në praktikat e të kaluarës së largët dhe në rrugë primitive e joligjore.

Në vendin tonë, heqja e dënimit me vdekje nuk u bë thjesht për të plotësuar një kërkesë të Këshillit të Evropës, por për të shprehur respektin tonë ndaj vlerave të jetës, të cilat qëndrojnë në themel të shoqërive demokratike evropiane, ku ne përpiqemi të bëhemi pjesë juridikisht dhe ekonomikisht. Sipas nenit 21 të Kushtetutës, “Jeta e personit mbrohet me ligj”. Kjo dispozitë shpreh në mënyrë të drejtpërdrejtë mbrojtjen e jetës njerëzore, e cila, sipas saj, përbën një vlerë kushtetuese, si burimi nga i cili rrjedhin të gjitha të drejtat e tjera themelore absolute.

Këto të drejta, sipas nenit 15 të Kushtetutës, janë të pandashme, të patjetërsueshme e të padhunueshme dhe qëndrojnë në themel të të gjithë rendit juridik, prandaj është detyrimi parësor dhe kushtetues i shtetit, nëpërmjet organeve të tij, që t’i respektojë dhe t’i mbrojë këto të drejta.2 Pra, vlera më superiore për shtetin ëështë jeta e njeriut, gjë që del edhe nga përmbajtja e Preambulës së Kushtetutës.

Përvoja tregon se funksionimin normal të institucioneve që kanë të bëjnë me rendin dhe sigurinë e kanë dëmtuar ngarkesat politike, korrupsioni e paaftësia për përmbushjen e detyrës.

(2 Shih vendimin e Gjykatës Kushtetuese, nr. 64, datë 07.12.1999)

Qytetarët presin prej shtetit më shumë preokupim, më shumë transparencë, përzgjedhje më të mirë të titullarëve të bazuar në meritat dhe aftësitë e tyre, vëmendje më të madhe ndaj rretheve periferike, sidomos rritje e shkallës së reagimit të policisë dhe organeve të drejtësisë ndaj krimit.

Si e realizon shteti mbrojtjen e kësaj vlere që është burimi i të gjitha të drejtave themelore?

Që nga viti 1995, Shqipëria është anëtare e Këshillit të Evropës dhe që atëhere ajo është angazhuar për të ratifikuar Konventën Evropiane dhe protokollet e saj shtesë.

Kushtetuta Shqiptare në kapitullin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut i referohet kryesisht Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, që në tërësinë e saj nuk e pranon, por e ndalon dënimin me vdekje për shtetet anëtare të saj, prandaj për këto arsye, as ato kufizime të të drejtave të njeriut për të cilat bën fjalë neni 17 i Kushtetutës nuk mund të cënojnë thelbin e lirive dhe të drejtave, e në asnjë rast nuk mund të tejkalojnë kufizimet e parashikuara në Konventën Evropiane. Jo vetëm kaq, por vendi ynë ka nënshkruar dhe ratifikuar nënin 1 të Protokollit nr. 6, sipas të cilit: “Dënimi me vdekje hiqet. Askush nuk mund të ndëshkohet me një dënim të tillë, as të ekzekutohet”.3

Pas heqjes së dënimit me vdekje duket sikur u krijuan mundësi të reja për t’u ringjallur plaga e vjetër e vrasjes për gjakmarrje, vepër penale që duket sikur “lulëzoi” prapë,

(3 Shih vendimin e Gjykatës Kushtetuese, nr. 64, datë 07.12.1999)

sidomos në zonat veriore, kryesisht rurale të vendit, ndonëse legjislacioni penal ndaj saj është i ashpër.

Dënimi për vrasjen për hakmarrje a gjakmarrje është jo më pak se njëzet vjet ose burgim i përjetshëm, ashtu si për pak vepra që janë konsideruar me rrezikshmëri të theksuar shoqërore.

Në aplikim të kësaj dispozite, gjykatat që kanë gjykuar çështje të tilla duket se jo kurdoherë kanë qenë konseguente në aplikimin e dënimit për çdo person që kanë deklauar fajtor, sepse herë-herë fajtorët kanë përfituar nga benefitet procedurale penale mbi gjykimin e shkurtuar, e i kanë shpëtuar dënimit me burgim të përjetshëm, e mjaft herë të tjera, duke vlerësuar jo drejtë rrethana të caktuara si rrethana lehtësuese, kanë aplikuar dënime minimale, që me të vërtetë janë pritur me reagime negative nga opinioni publik.

Sikur të mos mjaftonin këto, në praktikë janë vënë re edhe raste kur të dënuar për vepra të tilla, kanë përfituar duke u liruar para kohe me kusht apo duke u falur për një pjesë të dënimit me heqje të lirisë etj.

Pavarësisht se këto janë mjete ligjore të lejuara sipas kritereve të përvaktuara me ligj, unë do të mendoja që në një situatë të tillë, ku ndodhemi përpara përhapjes së këtij fenomeni, bazuar në parimet kushtetuese dhe ligjore që lejojnë kufizime të veçanta të të drejtave të njeriut sipas pikës 2 të nenit 17 të Kushtetutës, mund të ndërmerret nisma ligjore që:

1 – Të përcaktohet me ligj në një dispozitë të Kodit të Procedurës Penale, që të dënuarit për këtë vepër penale,

bazuar në nenin 17 të Kushtetutës, nuk duhet të përfitojnë të drejtën për gjykim të shkurtuar, nuk duhet të përfitojnë nga e drejta e faljes as e lirimit para kohe me kusht.

2 – Në Kodin Penal vepra penale e vrasjes për gjakmarrje të parashikohet në një dispozitë me një paragraf më vete për të nënkuptuar faktin se ajo paraqet rrezikshmëri shoqërore të theksuar, e se për këtë arsye veçohet nga veprat për të cilat nuk duhen vendosur kufizimet e lartpërmendura.

3 – Së fundi,, për veprat penale të parashikuara nga neni 83/a, kanosja serioze për gjakmarrje apo hakmarrje, si dhe për veprën penale të nxitjes për hakmarrje a gjakmarrje, e parashikuar nga neni 83/b, të ashpërsohet dënimi me heqje të lirisë.

Përse duhet bërë kjo? Në zonat ku gjendet kjo vepër, që unë e kam quajtur plagë, jeton një popullsi, që ndonëse ka vlera të jashtëzakonshme, me të vërtetë ajo është shumë e ndjeshme, shumë e tronditur përsa i përket si kanosjes për vrasje për gjakmarrje, ashtu edhe nxitjes për këtë vepër penale. Kjo popullsi e vlerëson në mënyrë maksimale, por të gabuar, sa shpesh së bashku me sedrën “e sëmurë”, i çon në kryerjen e një krimi të tillë makabër.

* * *



Një vlerësim pozitiv meriton qëndrimi i Kuvendit të Shqipërisë, që në funskion të parandalimit të kësaj plage ka miratuar ligjin nr. 9389, datë 04.05.2005.

Siç pranohet që në nenin 1 të këtij ligji, duket qartë se ai ka për qëllim të organizojë dhe të koordinojë më mirë masat dhe luftën e organeve shtetërore, institucioneve të tjera shoqërore, shkencore, fetare etj, si edhe të përcaktojë një strategji afatgjatë për parandalimin dhe eleminimin e fenomenit të gjakmarrjes në Shqipëri.4

Sipas Kuvendit dhe ligjit, për të siguruar rezultate pozitive, është konsideruar si domosdoshmëri krijimi i një organizmi që do të kryesohej nga Kryetari i Shtetit, nga Presidenti i Republikës, duke qenë anëtarë edhe mjaft përsonalitete me shumicë nga ekzekutivi, ministra e më gjerë. Sipas nenit 2 të këtij ligji, krijohet një Këshill Koordinues nën drejtimin e Presidentit të Republikës, me pjesëmarrjen e Zëvendëskryeministrit, Ministrit të Rendit Publik, Ministrit të Drejtësisë, Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Ministrit të Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, Prokurorit të Përgjithshëm, Zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Avokatit të Popullit. Në mbkedhjen e Këshillit Koordinues ftohen të marrin pjesë përfaqësues të organizatave jofitimprurëse në fushën e të drejtave të njeriut dhe të besimit.5

Më e rëndësishme sipas ligjit, është ajo që ka të bëjë me kompetencat e këtij organizmi e më funskionet e tij që janë

(4 Ligji nr. 9389, datë 04.05.2005, neni 1)

(5 Ligji i lartpërmendur, neni 2)

shumë të rëndësishme sa që harton strategjitë për eleminimin e kësaj plage dhe nëpërmjet të tjerashm u kërkon llogari mjaft organeve që për shkak të veprimtarisë që kryejnë, lidhen me këtë problem. Jo pa kuptim, është parashikuar se ky Këshill Koordinues:




a) Harton strategjinë kombëtare për luftën kundër gjakmarrjes në planin ekonomik, social, legjislativ etj dhe përcakton detyrat dhe masat konkrete për orgabet ekzekutive e ato të pushtetit vendor;

b) Nxit koordinimin dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve shtetërore dhe organizatave jofitimprurëse për organizimin e luftës kundër fenomenit të gjakmarrjes;

c) Thërret në raport një herë në tre muaj organet e përfshira në mënyrë të drejtpërdrejtë në luftën kundër fenomenit të gjakmarrjes dhe u cakton atyre detyra konkrete, sipas fushës së veprimtarisë që kryejnë;

d) U sugjeron organeve përkatëse, të ngarkuara me detyra sipas këtij ligji, nxjerrjen e përgjegjësisë dhe marrjen e masave për strukturat dhe personat përgjegjës të ngarkuar për t’i kryer ato.6

Për të përmbushur këto funksione shumë të rëndësishme, ky Lëshill urdhëron evidentimin e studimit për këtë plagë të shoqërisë shqiptare, si dhe evidenton përgatitjen e nismave ligjore që mund të çmojë si të dobvishme ne funksion të parandalimit të saj. Shumë e rëndësishme është se, Këshilli Koordinues përcakton platformën dhe mënyrën e organizimit

(6 Ligji i lartpërmendur, neni 3 i tij)

dhe të koordinimit të veprimtarisë me organet e qeverisjes vendore.7

Këto zgjidhje ligjore kanë fuqi juridike detyruese edhe për Këshillin e Ministrave, i cili është i detyruar të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të neneve 4, 5 e 6 të këtij ligji.8

A është zbatuar dhe si, ligji nga Kryetarët e Shtetit që nga hyrja në fuqi e tij?

Duke mos patur informacionin e nevojshëm për këtë problem të rëndësishëm, me përpjekjet e mia personale, sigurova dy informacione konfidenciale.

Sipas njërit prej tyre, që mund të konsiderohet edhe zyrtar, pasi është bërë në një audiencë publike, ky institucion nuk ka funksionuar e për rrjedhojë nuk është mbledhur asnjëherë.

Sipas një burimi tjetër të brendshëm, por institucional nga Presidenca, ky organ, ndonëse ka funksionuar dobët, është mbledhur dy herë nga ish Presidenti Moisiu dhe dy herë të tjera nga ish Presidenti Topi, por nuk ka marrë vendime e as nuk ka përcaktuar plane masash, e aq më tëpër strategji për këtë problem.

Pra, qoftë edhe sipas kësaj pikëpamjeje, duket se ky organizëm nuk ka funksionuar e as nuk ka dhënë ndonëj ndikim pozitiv për këtë.

(7 Ligji i lartpërmendur, neni 5 i itj)

(8 Ligji i lartpërmendur, neni 7 i tij)

Po organet e tjera çfarë kontributesh japim për këtë?

Çfarëdo që mund të bënin organet që përmendëm nuk do të mjaftonte përpara këtij fenomeni vrastar nëqoftëse këtë punë nuk do ta udhëhiqnin anëtarët e parlamentit, të cilët nga foltorja e tyre harxhojnë shumë kohë edhe për probleme shumë më pak të rëndësishme se ky që diskutojmë, por që nuk kanë patur prononcime të tyre për këtë plagë e që nuk kanë marrë mundimin për të shkuar e për të shkelur në zonat problematike, për të ngritur komunitetin kundër mentalitetit kanunor.

Ky preokupim mund të vihet në qendër të vëmendjes së Këshillit të Ministrave për të harxhuar më shumë kohë për këto zona, për të shpalosur alternativat e veta si maxhorancë parlamentare në luftën kundër këtij fenomeni.

Nuk po bëjmë fjalë për Avokatin e Popullit që duhet të mbrojë shtetasit nga veprimet e padrejta të administratës shtetërore, por që nuk u mbron jetën nga gjakmarrja, nuk u siguron dot lirinë e lëvizjes etj.

Së fundi, ia vlen të theksojmë se kemi folur e flasim çdo ditë për integrimin euroatlantik të vendit, gjë që nuk është slogan politik, por ëndërr e përbashkët dhe qëllimi ynë final, por për ta arritur këtë, të gjithë duhet të kuptojmë se parakusht i integrimit me jashtë, pra atij euroatlantik, është integrimi nga brenda, pra forcimi i kohezionit social të shoqërisë, sepse pa zhdukur nga lajmet e kronikës së zezë fjalët ‘gjak’ dhe ‘hakmarrje sipas kanunit’, vështirë që ky kohezion dhe integrim të arrihet.


Për 22 vite, në Shqipëri janë kryer 5200 vrasje në emër të gjakmarrjes. 5700 veta është numri i viktimave që kanë humbur jetën të ekzekutuar për gjakmarrje. Ndërkohë që 1200 persona rezultojnë të ngujuar, prej të cilëve 130 janë fëmijë.

Në një konferencë homazh, në emër të pastorit të Kishës Ungjillore, Dritan Prrojit, 28 vjeçarit që u vra për një krim që kishte kryer xhaxhai i tij, u bë apel për t’i thënë jo më gjakmarrjes.

“T’i themi të gjithë njerëzit: Ndal gjakmarrjes, këtij fenomeni mesjetar që po merr çdo ditë jetë njerëzish. Gjakmarrja, një plagë ende e pa mbyllur”, ky ka qenë motivi i aktivitetit të zhvilluar nga Aleanca për Jetën, e mbajtur në dy vjetorin përkujtimor të Prrojit.


“Nuk duhet të lejohen që të rinj, adoleshentë apo kushdo qoftë, të lëvizë në qytet me armë zjarri. Duhet të vendoset pa hezitim dhe shumë shpejt dënimi me burgim të përjetshëm për të gjithë ata persona që kryejnë vrasje, pavarësisht se në çfarë rrethanash”, kanë deklaruar ata.

Arqipeshkvi i Shkodrës, Anxhelo Masafra, ka kërkuar që të gjithë aktorët e shoqërisë të bashkohen në një qëllim.

“Ne nuk jemi penduar me shpalljen e dekretit të shkishërimit, përkundrazi, jemi të bindur se kemi bërë veprimin e duhur. Por kërkojmë që shteti të bëjë detyrën e tij,” ka deklaruar arqipeshkvi.

A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...