2013/04/25

Presidentja e Kosovës z.Atifete Jahjaga priti Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë z.Aldo Bumçi


Jahjaga: Shqipëria ka qenë zëri i Kosovës

Presidentja priti Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot Ministrin e Jashtëm të Republikës së Shqipërisë, z.Aldo Bumçi.
Presidentja Jahjaga vlerësoi bashkëpunimin që ka Republika e Kosovës me Republikën e Shqipërisë në sfera të ndryshme, duke thënë se këto marrëdhënie janë shembull për gjithë rajonin.
Presidentja theksoi se Shqipëria ka qenë zëri i Kosovës në të gjitha vendet dhe institucionet ku Kosova nuk ka pasur qasje. Ajo nënvizoi se Shqipëria e ka mbështetur në vazhdimësi Kosovën në konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar, rritjen e njohjeve dhe anëtarësimin në organizatat e ndryshme rajonale dhe ato ndërkombëtare.
Presidentja Jahjaga vlerësoi se marrëveshja e arritur me Serbinë mbyll kapitullin e së kaluarës, ndërkohë që hap kapitullin e ri të së ardhmes euroatlantike të Kosovës. Ajo tha se kjo marrëveshje kontribuon në paqen dhe stabilitetin në rajon, por tani duhet të përqendrohemi në implementim e saj në praktikë, pasi që kjo do të ketë ndikim pozitiv në jetën e qytetarëve të të dyja vendeve.
Ministri i Jashtëm i Republikës së Shqipërisë, Aldo Bumçi e përgëzoi Presidenten Jahjaga për marrëveshjen midis Prishtinës dhe Beogradit, të nënshkruar në Bruksel nga kryeministrat e të dyja vendeve. Ai theksoi se kjo marrëveshje është historike dhe hap perspektivën evropiane të Kosovës por edhe të Serbisë.
Ministri Bumçi vlerësoi se arritja e kësaj marrëveshjeje është shumë e rëndësishme për gjithë rajonin.

No comments:

Post a Comment

Prof. dr. Flori Bruqi, me “Diademë Letrare V”

  https://fjala.info/prof-dr-flori-bruqi-me-diademe-letrare-v/?fbclid=IwY2xjawI4PP9leHRuA2FlbQIxMQABHftkptT79UMQ9-ob9SuUU3qPK5-G3UyJYiQub_TW...