Fundjavën që kaloi në një nga zyrat e Ministrinë e Infrastrukturës të Ministrisë, ka ndodhur një vjedhje, e cila është vërejtur të hënën në mëngjes pas ardhjes në punë të zyrtarit që punon në të.
Sipas një komunikate të Ministrisë të Infrastrukturës, “me të vërejtur këtë janë njoftuar organet e hetuesisë të cilët kanë dalë në vendngjarje dhe kanë bërë ekzaminimet e nevojshme,ndërkohë që po merren me hetimin e rastit”.
Lajmi është publikuar në disa media atë ditë dhe të nesërmen. Informacionet që janë transmetuar, janë jo të plota dhe janë bazuar në burime anonime brenda ministrisë duke pohuar se janë vjedhur mjete financiare, letra me vlerë, çeqe etj.
“Për hir të informimit të opinionit publik, në bazë të deklaratës së zyrtarit përgjegjës raportuar Drejtorit përgjegjës dhe Sekretarit të Përgjithshëm, njoftojmë se në kasafortën e tij kanë qenë 10-15 euro mbushje telefoni të operatorit Vala, dhe disa gjësende personale përfshirë Diplomën e tij dhe disa certifikata trajnimi dhe jo siç është raportuar për dokumenteve dhe mjete financiare siç është theksuar në raportimet e medieve”, thuhet në komunikatë.
Këto pohime i bëri sot para deputetëve edhe ministri Fehmi Mujota.