Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/04/25

“Tradhtarët e Kosovës...!”


Lëvizja Popullore Serbe, (Srpski Narodni Pokret), ka ndërmarrë një aksion ku tre liderët serb, presidentin Tomislav Nikoliç, kryeministrin Ivica Daçiq dhe zv.kryeministrin e parë serb Aleksandar Vuçiq, i paraqet si tradhtarë.

Përmes afisheve të shpërndara nëpër vende të ndryshme në Serbi, ata i paraqesin tre liderët serbë, me nga një plis në kokë, simbol i kapelës shqiptare, me mbishkrimin “Ata tradhtuan Kosovën dhe Metohinë”, transmeton Reporteri.

Ata shprehen se tre liderët serbë, përmes pranimit të marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën, kanë shkelur Kushtetutën e vendit, duke kontribuar për armikun.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...