2013-04-25

MPJ: Rama incident në Vjenë me diplomatin Egin Ceka


description

Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka kërkuar ngritjen e një komisioni hetimor për të zbardhur aktin e dhunës së diplomatit, Egin Ceka nga kreu i opozitës Edi Rama. Gjatë seancës plenare kryeministri i vendit ka reaguar ashpër, duke e cilësuar agresionin si dhunë shtazore dhe rrugaçëri. Shefi i qeverisë akuzoi liderin e opozitës se ka ushtuar dhunë jo vetëm ndaj diplomatit por edhe kolegëve të tij të partisë apo dhe femrave që ka pasur në krah. Berisha duke denoncuar aktin theksoi se Rama ose ka probleme psikike ose ishte nën efektin e drogës, për të cilën përflitet. Kryeministri vlerësoi diplomatin Egin Ceka si me te sjellshmit dhe të përkushtuarit teksa krahasoi Ramen me liderin e dhunshme te Ugandës se viteve ‘80.

Egin  Neritan Ceka


Ndaj deklaratave të Berishës reagoi kryetari i grupit parlamentar socialist, Gramoz RuÖi reagoi ndaj fjalës së Berishës duke i bërë thirrje që të shkarkojë diplomatin Egin Ceka. Ruçi më pas zbardhi ngjarjes që sipas tij ndodhi në Vjenë. Ai akuzoi Berishën se i përdor diplomatët në botë si mitingashë. Ka qenë Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë e cila ka konfirmuar incidentin mes kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama dhe diplomatit Egin Ceka, në Vjenë. Zv.ministrja Edit Harxhi u shpreh për mediat, se MPJ është informuar nga ambasadori shqiptar në Vjenë se gjatë një takimi në Akademinë Diplomatike të Vjenës ku ka qenë i pranishëm edhe Edi Rama, është shënuar një incident. “Gjatë bisedës ku ishin të pranishëm diplomatë të shumtë jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Kosova e Maqedonia është fyer imazhi i Republikës së Shqipërisë, ku njëri nga diplomatët shqiptarë në Vjenë Egin Ceka, në përfundim të takimit është afruar pranë kryetarit të PS Edi Rama, lidhur me një pikë që zoti Rama e ka përmendur disa herë, për votën e emigrantëve nëpër ambasada.


Edvin Kristaq  Rama 

Edi Rama ka thënë se kjo votë nuk është e mundur për shkak të politizimit të shërbimit diplomatik. Nga ana e tij zoti Ceka i ka shkuar pranë dhe i ka thënë se nuk është e vërtetë që diplomacia shqiptare dhe ambasadat janë të politizuara”, u shpreh Harxhi. Më tej ajo tha se nga ana e kryesocialistit ka pasur fillimisht dhunë verbale dhe më pas fizike, e cila ka degraduar në një konflikt të hapur mes tyre, duke i kërkuar zotit Ceka që të dalë nga salla, transmetin Noa. Harxhi tha se fyerjet e përdorura nga kryetari i opozitës janë të padenja për një kryetar partie dhe mbi të gjitha ndaj një diplomati, duke dënuar këtë veprim si një akt të paprecedentë. Dëshmitarë të këtij rasti kanë qenë të gjithë të pranishmit e Akademisë Diplomatike të Vjenës, madje disa prej tyre kanë ndërhyrë për të ndarë këtë kacafytje të Ramës dhe diplomatit Ceka.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...