SHTATE FJALE PER REXHEP QOSEN

REXHEP SHAHU

SHTATE FJALE PER REXHEP QOSEN

Në Shkodër vijnë të majtët e rajonit për të rithemeluar partinë e re komuniste të Shqipërisë nën mbykqyrjen e ish presidentit serb Tadic, për të larguar nga pushteti Sali Berishën. Shumica e atyre serbëve e sllavëve që erdhën në rikrijimin e partisë së re komuniste të Shqipërisë, Shkodrën e quajnë Skadar ku janë varrosur mbretërit serbë, sipas ishkryeministrit serb Vlladan Gjeorgjevic, shkruan miku im Izet Duraku.
Në mos me porosi apo i urdhëruar nga Tadici a ndonjë tjetër influent në UDB në Serbi, në Tiranë vjen politikani shoku Rexhep Qosja, vjell vner, mallkon Sali Berishën dhe është gati të bëhet fli, të vrasë veten në sy të gazetares, para kamerave, që Sali Berisha të ikë nga pushteti, bash sikur e don dhe kërkon Serbia dhe Greqia.
I shpërfillur deri në harrim dhe i përbuzur deri në neveri në Kosovë, u eksitue në Tiranë politikani shoku Qosja dhe pushtoi TCH duke e quajtë njerzia TV Qosja atë ditë. Iu rras rradakja e kresë se rreth tij rrotullohet bota dhe hapsira shqiptare.
1. Në vitin 1999, kur jepeshin lajme nga TVSH dhe Dojçevele se në Prishtinë kanë mbetë vetëm serbë dhe qenë, shkrimtari Rifat Kukaj delte në kafe me shokët e tij dhe fliste qenqe ham ham.... Ibrahim Rugova qëndronte ne Prishtinë, qëndronte aty në llogore.
Në këtë kohë, shoku Rexhep Qosja u vesh si grue me dimia, e hoqi mjekrën, vuri shami grash në kokë, u fsheh mes turmës, të cilën e përbuzte si morracake, saqë nuk ia çeli derën e shtëpisë në Prishtinë asnjë të dëbuari…, kaloi në Maqedoni e pastaj erdhi direkt tek vila 31 e Enver Hoxhes në Tirane. Siç u pati ikë demostratave të vitit 1981 në Kosovë dhe shkoi në Plavë e Guci atëhere... Qendroi në vilen 31 të Enver Hoxhës në Tiranë derisa iu rrit mjekra e ju bë rrathë-rrathë… dhe pas një muaji shkoi në katundin Mullet te Tiranës me Thacin dhe takoi shqiptaret e dëbuar dhe ju foli për dashurinë për Kosovën.
2. Kur erdhën në Vlorë xhenazet e të mbyturve në Otranto dhe Vlora e Shqipëria lotonte e vajtonte, aty para të pranishmëve që vajtonin, Rexhep Qosja tha : Në sytë tuaj shoh lumturi.
3. Në Vlorën e flamurit kombëtar shqiptar, kur ngriheshin tre gishtat lart si simbol serb në vitin 1997, dhe vetvritej Shqipëria, Rexhep Qosja ndoshta në zbatim të ndonjë porosie të tregishtorëve, tha : Ky është revolucioni i vonuar demokratik.
4. Në vitin 1997, shqiptari i vetëm që në një sallë në Tiranë i puthte dorën Janullatosit ishte Rexhep Qosja. Nuk është mëkat, por në ato ditë ishte më shumë se mëkat
4 Akademiku më i paguar në hapsiren shqiptare e ishjugosllave, adhuruesi, promovuesi dhe mbrojtësi gjenial i shokut Tito, njeriu që endej dhe lypte dojçmarka pa pikën e turpit e të marres “për çashtjen kombëtare”, nëpër sallat e klubet e emigrantëve kosovarë me xhepin e palltos të hapur, si lypës profesionist, që të fusnin dojçmarka emigrantët që i besonin si zotit, në atë xhep të pangopur kurrë, ka shkruar për romantizmin shqiptar, për urrejtjen kundër kolegëve, kundër atyre që kalëruan kohën dhe e lanë politikanin Qose me shokun e lavdishëm Tito. Shumë bukur. Por vetëm romantizmin shqiptar nuk na e ka kërcënuar asnjëherë askush as serbët as grekët.
Por nderim të përhershëm sërish për librat që ka shkruar shkrimtari dhe studiuesi i klasit Rexhep Qosja dhe njëheresh haram bukën e Kosovës për shokun Rexhep Qose politikan komunist në shërbim të serbëve kundër atyre që luftojnë për bashkimin kombëtar shqiptar, kundër Sali Berishës që bëri Udhën e Kombit shqiptar, me paratë e gjithë taksapaguesve shqiptarë, Udhë që bashkoi fizikisht Kosovën me Shqipërinë.
Aq sa është paguar Rexhep Qosja nga populli i Kosovës, do të kishte botuar para të tjerëve një histori të Kosovës në miliona kopje se do ia paguante dhjetëfish populli i Kosovës që t'ia tregonte botës anglishtfolese se Kosova është shqiptare, se kishat që quhen serbe në Kosovë janë shqiptare. Por Qosja nuk ka mundur të dalë kurrë kundër shokut Tito, udheheqësit të tij të pazevendësueshëm, pasi në kohen e shokut Tito ka ngrene me lugë floriri shoku Qose dhe mbase shoku Tito dhe vëllezërit serbë e kanë paguar shumë më tepër se populli i Kosovës.
E kanë paguar që të mos flasë e shkruajë për masakrën e Tivarit, të mos flasë për komunistët e Shqipërisë që masakruan e burgosën e zhdukën mijëra djem të Kosovës që arratiseshin nga Kosova e vinin në Shqipëri.
Të mos flasë sepse ata komunistë që masakronin e vrisnin djemtë e Kosovës janë aktivë sot në Partinë Socialiste të Shqipërisë.
Të mos flasë as sot sepse komunistët shqiptarë ishin e janë kundër Kosovës.
Të mos flasë se Partia Socialiste e Shqipërisë ende i konsideron kosovarët miq e kinezët vëllezër, apo rumunët vëllezër.
Të mos flasë se në programin politik të PS janë shkruar vetëm 54 germa për Kosovën “Ndërtimi i një partneriteti shumëplanësh me shtetin e ri të Kosovës”.
Të mos flaës se PS është në aleancë me armiqtë shekullorë të Kosovës dhe ato armiq serbë e grekë po luftojnë bashkë me politikanin shokun Qose për ta sjellë PS në pushtet në Shqipëri.
5 Shoku Qose politikan ka qenë anëtar i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Jugosllave dhe një ndër arkitektet dhe çimentuesit e ngrehinës së vëllazërim bashkimit jugosllav nën udhëheqjen e ndritur të shokut të lavdishëm Tito.
6. Shoku Rexhep Qosja ka qenë drejtor i Ibrahim Rugoves. Ia hiqte ditën e punës Rugovës vetëm për shkakun se Rugova nuk i thoshte mirëmëngjes apo drekën e mire dhe Rugova fliste me Pjetër Bogdanin dhe shoku Qose fliste me shokun Tito. Dhe shoku Qosja ditën kur jepeshin rrogat linte çdo punë dhe vëzhgonte si do të reagonte Rugova kur të marre rrogen. Rugova firmoste, i merrte paratë grumbull dhe pa numëruar i rraste në xhep. Qosja kruante kokën dhe shkulte mjekrën nga deshpërimi pse nuk po e përfill Rugova.
7. Qosja është i punësuar në gazetat e majta të Shqipërisë dhe paguhet shumë mirë çdo muaj. Nuk e paguan Serbia. Nuk e paguajnë komunistët. Ka ardhë argat i dreçit me sjellë komunistët e rinj në pushtet në Shqipëri për nostalgjinë që ka për Enver Hoxhën të cilin e pati sjellë në pushtet shoku Tito i shokut Qose.
Shoku Qose erdhi në Tiranë si Tadici në Shkodër për të bërë të njëjtën punë që po bën Tadici dhe Serbia, të njejtën punë që po bën Greqia, të njëtën punë që po bëjnë komunistët e fundit në Europë që nuk përbëjnë as një të tretën e politikanëve në Parlamentin Europian.
Shokut Qose i është premtuar një shumë e madhe parash dhe i është lëvruar që të përkrahë PS kundër Sali Berishës në zgjedhjet e 23 qershorit 2013.
Po ia shlyn borxhin PS meqë nuk pati takat ta priste kryetarin e PSSH në Prishtinë.
Si mercenar po e justifikon honorarin që merr nga të majtët kundër të djathtëve.
Si misionar politik komunist po vazhdon rrugën e shokut Tito që të mbajë gjithmonë në pushtet në Shqipëri komunistët ose bijtë e tyre të nomenklaturës së diktaturës.
Nuk dua ti besoj zërat që thonë se politikani shoku Rexhep Qose e ka bashkërenduar me UDB dhe Serbinë vizitën dhe fushatën e urrejtjes kundër Sali Berishës, fushatën kundër të djathëve shqiptarë që të rikthehën në pushtet komunistët e rinj si Enver Hoxha i adhuruari i shokut Rexhep Qosja me leje e porosi të shokut Tito
(kush don të dijë më shumë, le të lexojë duke kërkuar në Google: “Rexhep në letërsi e Qose në politikë”; ose “Rexhep Qosja i deshpëruar prej harrimit”; )

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)