2013-04-16

PUNE NUK KA




Nga Qazim Berisha



Sa keq, pune nuk ka.Jemi ketu me dhjetra hallegjinj, ketu perball Gjykates, per ta shite fuqine e trupit, por pune nuk ka.

Jemi shume ketu, me dhjetra e dhjetra hallegjinj, qe presim dikush te na thrret per pune, thote Hasani.Pune nuk ka!-ky eshte refreni qe degjohet si ne nje orkestrine pikellellimi

....Kjo eshte Prishtina e milionereve, kjo eshte Prishtina e skamenoreve,kjo eshte Kosova e diteve tona.



Ecim tutje.Para portes se spitalin, ngarendin veturat.


Taxi legjitim, e taxi ne te zezen.Ne anen tjeter, veturat mortore.Ankohen pronaret, pune nuk po ka per ne.Nuk po kane kohe njerezit te vdesin, thote njeri si ne shaka.


Sa cudi edhe ne curgun e loteve, njerezit kerkojne pune.Dikush edhe ne dhembje, kerkon pune.Keshtu e ka jeta.


Edhe masazhnjeret, jane te deshperuar, as per ta nuk ka pune.

Te hendikepuar ka mjaft,por per pune nuk thrrasin, thone ata.Sa cudi edhe ne gjymtyret e shtanguar te rritureve dhe femijeve, kerkohe shprese per pune.


Per dike edhe loti eshte gezim,edhe tek te paralizuarit kerkohet fitim. Miq pune nuk ka, e dhembje ka shume...

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...