2013-04-15

IPKO vs KOHA DITORE=KONSUMATORI I INDINJUAR.


Konsumatori i Kosovës trajtohet si të ishte ilegal ose inekzistent në Shtetin e vet.
Rasti i “ prodhuar “ nga KOHA DITORE e IPKO ishte ai që na “ inspiroi “. Kjo, nga se, si IPKO si KOHA DITORE me gjithë egoizmin afarist dhanë shenja ( për ne dëshmi ) të tentimit të monopolizimit të tregut. Këto dy kompani u zunë mes vehte për interese përfituese e jo për intereset tona – të konsumatorëve të ofertave të tyre mediale – audijencës, shiquesit, shijuesit të programeve të tyre televizive / kabllore. Edhe mekanizmat rregullatorë dhe të mbikqyrjes rastin po e trajtojnë pa i marrë parasyshë të drejtat, intereset dhe as dinjitetin e konsumatorëve të shërbimeve / të ofertave të tyre?! As mediumet kolegjiale, as asociacionet e tyre, as institucionet e Qeverisë hpesh herë nuk i marrin në konsideratë të drejtat, intereset dhe dinjitetin e konsumatorit – të gjithat të mbrojtura me Ligjet adekuate në fuqi ?!

TATIMET MBI PRONËN


Një Shkollë e regjistruar si OJQ në Prizren ankohet për shkallën e lartë të tatimit mbi pronën. Ankesa ka edhe në Komunat tjera për formën dhe shkallën e vlerësimit të tatimit, për mungesën e diskutimit / marrëveshjes / komunikimit…për detyrimin e pagesës së obligimeve ndaj Komunës nëse qytetari / pala / klienti / konsumuesi pretendon të kryej edhe punë e shërbime tjera te departamentet e Komunës ( veprim ky i vlerësuar si i kundërligjshëm ). Në Mitrovicë një dyzinë qytetarësh / klientë të shërbimeve të politikave dhe të administratës Komunale, e cila kryekëput finansohet nga qytetari-konsumatori taksapagues dhe gjenerues kryesor i Buxhetit ( Qendror e Komunal ) ankohen për dyfishimin e tatimit mbi pronën ?! Shteti, por edhe Komuna duhet ta kenë të qartë se qytetari / klienti, konsumuesi i shërbimeve të tyre ( kryesisht byrokratike ) është punëdhënësi dhe matësi i punëve, i performansave të shërbimeve që na ofrojnë. Çdo veprim ndryshe i Komunave mund të cilësohet nga qytetari / klienti / pala / konsumuesi i ofertave Komunale si detyrim. Dështimet / humbjet në inkasime ( pse mos ta themi edhe paaftësinë e inspektorëve dhe të përgjegjësve të tjerë për inkasimin e milionave borxh nga ndërtimtarët dosta të ndërtimeve të larta, por edhe nga borxhlinjtë tjerë të mëdhenjë ) Komunat nuk kanë të drejtë t i kompensojnë te qytetari / pala / klienti / konsumuesi i politikave dhe i ofertave të administratës së tyre.

URA E RAKOVINËS…

…Dëshmon për “ kujdesin “ e Komunës dhe të Shtetit ndaj qytetarit / klientit / palës / konsumuesit të ofertave Komunale. Për mungesë të urës / të vendkalimit alternativ, për mungesë të interesimit të Komunës ose të Shtetit ( ose që të dyve bashk ) qytetarët rrezikohen duke kaluar mbi urën e shkatrruar ?! I vetmi kujdes ndaj qytetarëve të fshatrave e vendbanimeve për rreth është kujdesi i mediave të informimit raportet e të cilëve po hasin në veshë të shurdhër. Mos vallë ky mosinteresim zbulon pretendimin e kompetentëve për të “ zhvatë “ edhe një urë tjetër nga donatorët – por duke i rrezikuar qytetarët?!

KUVENDI I KOSOVËS…


…Na ngjason në një “ shoqatë diversantësh partiakë “ të cilët punojnë kundër intereseve të elektoratit të tyre, kundër intereseve të qytetarëve…kundër intereseve të Republikës së Kosovës ! Së këndejmi Kuvendi i Kosovës nuk po dëshmon dot performansa të duhura as për ta menaxhuar vetvehten, as Qeverinë…as Shtetin. Kuvendi i Kosovës është bërë si një oazë e Pushtetit paralel ( illegal ). Performansat e Kuvendit të Kosovës, të cilat reflektohen edhe me zbatimin e Ligjeve në shkallën nën 40% faktikisht prezantojnë performansat, vlerat, përkushtimin…e Kuvendit të Kosovës. “ Diversioni “ mbi Ligjin për shëndetësinë prezanton Kuvendin e Kosovës si “ çerdhe diversantësh partiakë “ dhe si platformë e “ koalicioneve joparimore “- të ndikuar nga grupet e interesit që ushtrojnë ndikim edhe mbi partitë edhe mbi kuvendin e Kosovës – duke “ e privatizuar “ në tërësi. Partitë politike nuk prajnë së dëshmuari se pretendimet e tyre janë të qenit mbi Shtet e mbi Kushtetutë ?! Taksiratë për popullin, sovranin, qytetarin-konsumatorin taksapagues dhe gjenerues kryesor të Buxhetit të Kosovës të cilin këto “ çerdhe diversantësh partiakë “ dhe platforma të “ koalicioneve joparimore “ po i sjellin “ perspektive varfërie “ dhe po e xhveshin fare nga dinjiteti. Konsumatori i varfër ndikon të kemi ekonomi të varfër, por edhe ky Shtet do të vazhdojë të jetë i varfër.
14.04.2013.
Selatin Kaçaniku, Ekspert / Analist i kauzës dhe i të drejtave të konsumatorit, dhe KONSUMATORI, Prishtinë, Kosovë, ok.osova@gmail.com, 044/200-458

A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...