Në tavolinën e negociatave të raundit të 9-të ndërmjet Prishtinës e Beogradit do të jetë plani të cilin e kanë përgatitur SHBA, pikë kyçe e të cilit është se nuk do të ketë ushtri të Kosovës në veri...
Prishtina në raundin e sotshëm plus, do të pranojë shumë koncesione që çojnë drejt marrëveshjes, por se koncesione priten edhe nga Beogradi, por pa e rrezikuar kërkesën themelore – sigurinë e Bashkësisë serbe në veri e jug të Ibrit.
Sipas planit amerikan, Forcat e Sigurisë të Kosovës brenda disa viteve të ardhshme nuk do të jenë në pjesën e veriore të Kosovës. Propozimi i ndërmjetësit të “padukshëm” është që kjo periudhë të jetë tri deri pesë vjet, ndërsa Serbia kërkon një periudhë dhjetëvjeçare, kështu që duket se periudha pesëvjeçare do të jetë opsioni më real.
Po ashtu sipas burimeve të kësaj gazete konfirmohet se FSK-ja, ushtria e ardhshme e Kosovës, në veri do të mund të intervenojë vetëm në raste të fatkeqësive elementare, pra pa armë.
Pikë tjetër e planit e marrëveshjes së mundshme është autonomia e plotë e Bashkësisë së komunave serbe në arsim, shëndetësi dhe mbrojtje sociale, ashtu siç parashihet edhe me Planin e Ahtisarit.
Njëherësh, Prishtina merr obligimin se nuk do të kërkojë zgjerimin e Bashkësisë as me pjesën jugore të Mitrovicës, as me komuna të tjera me popullsi shumicë shqiptare.
E panjohura që duhet të zgjidhet është emërimi i shefit të policisë rajonale në veri si dhe kompetencat dhe subordinimi i gjykatave, që sipas “Novi magazin” kjo do të mund të jetë pikë kyçe e marrëveshjes.
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka udhëtuar për në Bruksel, me dëshirën për të arritur marrëveshje me Serbinë.
Duke folur për takimin e sotëm në Bruksel, Bildt ka thënë se kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë nuk kanë nevojë të zgjidhin të gjitha çështjet, porse “marrëveshja për statusin e komunave serbe në veri të Kosovës është kyçe për fillimin e bisedimeve me Brukselin”.
“E kam të qartë brengën e Serbisë për serbët në veri të Kosovës, por marrëveshja me Kosovën është ajo që hap rrugë”, ka thënë Bildt, transmetojnë mediat serbe.
Kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi, dhe Ivica Daçiq, janë duke u takuar sot në Bruksel për të nëntën herë me radhë, në praninë edhe të shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.
Pala serbe në Bruksel ka marrë një ofertë më të favorshme kur bëhet fjalë për policinë dhe çështjet e sigurisë, njofton gazeta Blic duke u thirrur, siç thotë në burime diplomatike në Bruksel.
Siç ka thënë burimi kësaj, bisedimet edhe kësaj here janë të shumë të vështira edhe pse Brukseli e Prishtina kanë lëshuar pak pe.
Duket se kreu serb ka pasur të drejtë që nuk e pranoi ofertën në raundin paraprak, sepse kjo e tashmja është më favorshme, ka thënë bashkëbisedues i Blic pa e saktësuar përmbajtjen e ofertës.
Ish-ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Christopher Dell, mendon se situata në Kosovë nuk ka ndryshuar. Dell “bindjen” e tij për gjendjen në Kosovë e ka paraqitur nëpërmjet një fotografie që e ka postuar në rrjetin social “Facebook”. Në fotografi shihen dy lopë në një veturë, me kokën jashtë, e që mbi foto është i vendosur një mbishkrim shqip. Ish-ambasadori amerikan postimin e ka titulluar “Kosova e pandryshueshme dhe nuk është duke ndryshuar”.
Fotografia është bërë shkas për përtallje, së bashku me mikun e tij, aktorin kosovar, Blerim Gjoci.
“Fotografia nuk është në Kosovë. Makina është një tip ‘Lada’, që në Kosovë nuk është duke u përdorur që nga vitet e 90-ta”, i ka thënë Gjoci ish-ambasadorit Dell. “Megjithatë, një mbishkrim është i shënuar në fotografi në gjuhën shqipe, haha”, ia kthen Dell. “Lopët mund të jenë shqiptare, por jo makina, shoferi, dhe as vendi”, i thotë Gjoci edhe një herë. Ndërkohë, Dell ia kthen me gaz ironik. “Aha, këto ndoshta janë bagëti serbe, që janë kapur në flagrancë në anën tjetër të kufirit”.