E di ti përshfaqesh
Gjallërisht skaj meje,
Duke mohuar lindjen tënde nga koka ime,
Duke pretenduar që ti ndjen
Dashuria e zjarrtë mjaftueshëm të dëshmohet
prekja realisht...
MONOLOG SOLIPSISTIK ME VETEN
Sylvia Plath
Unë?
Unë eci e vetmuar;
Rruga e mesnatës
Vërtitë vetveten nga nën këmbët e mia;
Qepallat rrëzohen
Këto shtëpi që ëndërrojnë të gjitha janë shuar;
Përmes një feksimi të mendjes
Tej këndeve kulmore qepa qiellore e hënës
Kalavaret lart.
Unë
I bëj shtëpitë të zvogëlohen
Dhe pemët të imtësohen
Duke vajtur larg; treshe e shikimit
Mban lëvarur njerëzit-kukulla
Të cilët, pa hetuar se si treten,
Qeshin, puthin, dehen,
As t'iu shkrepë që nëse unë zgjedh pulitjen
Ata vdesin.
Unë
Kur në disponim të mirë,
Ia jap barit gjelbërsinë e tij
E fisnikëroj bluqiellin, dhe e pasuroj diellin
Me flori;
Por, në damarin më dimëror, ruaj
Fuqinë absolute
Ta bojkotoj ngjyrën dhe ndaloj cilëndo lule
Të ekzistojë.
Unë
E di ti përshfaqesh
Gjallërisht skaj meje,
Duke mohuar lindjen tënde nga koka ime,
Duke pretenduar që ti ndjen
Dashuria e zjarrtë mjaftueshëm të dëshmohet
prekja realisht,
Edhe pse mjaft e qartë
Gjithë bukuria jote, e gjithë mendja, dhuratë
është, i dashur,
Nga unë.
Solipsizmi - (filoz.) Teori filozofike se vetja jonë është e vetmja gjë që mund të jetë e njohur dhe verifikuar. Teori apo pikëpamje se vetja është realiteti i vetëm.
(Sylvia Plath - "Soliloquy of the Solipsist” - Përmbledhje Poezish)
Ars Poetica - http://www.letrat.eu/alfa-sg_arspo_fp.php?id=250 - © Përkthyer nga S. Guraziu, 2013