Drejtori Shpetim Rezniqi ka patur edhe kontakte me homolog por edhe me përfaqësues tjerë institucional dhe të organizatave të ndryshme ku janë shprehur dhe këmbyer ide dhe përvoja
Drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik, phdc. Shpetim Rezniqi, si i vetmi përfaqësues institucional komunal i Kosovës ka marrrur pjesë në konferencën ndërkombëtare shkencore “Investimet në fokusim të zhvillimit ekonomik dhe proceset integruese” të mbajtur për dy ditë radhazi në Mal të Zi, respektivisht në qytetin e Ulqinit. Në këtë konferencë, drejtori Shpetim Rezniqi ka ligjëruar me temën “Rregullimi i infrastrukturës lokale, si mundësi e mirë për rritjen e investimeve të huaja” ku është pritur jashëtzakonisht mirë si një ligjërim i mbarështruar ku për shkak të interesimit të shprehur ka patur edhe kërkesa tjera për informacione edhe jashtë temës së ligjëruar për komunën e Gjakovës dhe resurset humane dhe natyrore që ofron si komunë. Në konferencë, drejtori Shpetim Rezniqi ka patur edhe kontakte me homolog por edhe me përfaqësues tjerë institucional dhe të organizatave të ndryshme ku janë shprehur dhe këmbyer ide dhe përvoja, ku me theks të posaçëm përfaqësues të shteteve të ndryshme janë njoftuar për perspektivën që ofron Gjakova si tërësi. Në këtë konferencë kanë marrur pjesë përfaqësues nga Mali i Zi, Kosova, Shqipëria, Hungaria, Serbia, Maqedonia, Sllovenia, Bosna, Kroacia dhe Rumania dhe Bullgaria.