2013-04-14

Edi Rama darkon në Prishtinë, me Hashim Thaçin...







Vizita e Edi Ramës në Kosovë ka pasur edhe një darkë me kryeministrin Hashim Thaçi.

Në të njëjtën tavolinë ka qenë edhe bashkëshortja e Edi Ramës, Linda, si dhe shefja e re e saj, ministrja e Integrimit Evropian Vlora Çitaku, që drejton ministrinë në të cilën punon si trajnuese gruaja e Ramës, shkruan Indeksonlone.

Fotoja e darkimit është publikuar nga bashkëpunëtori i Ramës, Endri Fuga në rrjetin social twitter.

Gjatë ditës ai kishte mbajtur një prezantim në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës ku nuk ishte parë I pranishëm kryeministri Thaçi.



Vetëvendosje refuzon Edi Ramën
Lëvizja Vetëvendosje ka refuzuar ftesën e kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama për takimin që do të mbahet në Prishtinë me temë “Kosova pas 23 qershorit”. Vetëvendosje! vlerësoi se temat e këtyre tubimeve nuk përkojnë me programin politik të saj, dhe se përqënrimi është te organizatorët dhe jo te tema.
Përmes një komunikate për media, VV ka treguar arsyet e refuzimit të ftesës.
“Rreshtimi dhe elozhet për kah Kryeministri aktual i Kosovës si dhe partia të cilën ai drejton, na bën me dije se një keqkuptim i madh qëndron në mes. Në ditën kur populli në Kosovë solidarizohej me shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc përmes një demonstrate masive, PDK-ja e kryeministrit Thaçi mbante Konventën e vetë të Gjashtë Zgjedhore ku u profilizua si parti e djathtë me parullën "Familja, Prona, Shteti" dhe në të cilën z.Rama mori pjesë e thuri lavde për Thaçin”, thuhet në komunikatë.
Vetëvendosje! kritikuar retorikat e përdorur në lidhje me çështjen e nacionalizimit mes shqiptarëve.
“Ne jemi të shqetësuar nga retorika që po përdoret diku për arsye elektorale, diku për arsye ideologjike e cila njëson nacionalizmin me konservatizmin, anakronizmin e prapambetjen duke deklaruar madje se nacionalizmi është primitivizëm.Është e udhës të theksojmë se nuk ekziston “një nacionalizëm”, të cilin të mund ta përdorësh si vend grumbullimi për etiketime negative. Mes shumë shfaqjeve të nacionalizmit, mund të dallojmë qartë dy grupe të mëdha, nacionalizmin represiv pra, desubjektivues, shoven, imperial etj. dhe nacionalizmin çlirimtar atë subjektivues, vetëvendosës, emancipues, anti-kolonial që mëton barazinë mes kombeve”, thuhet më tej në komunikatë.
Sipas VV-së, shqiptarët kanë shumë subjekte politike, por nuk japin progresivitet.
“Shqiptarëve ju duhen organizime progresive politike që politizojnë shoqërinë, ekonominë e kombin, e jo koniuktura shtesë të pushtetit që privatizojnë shoqërinë, ekonominë dhe idenë kombëtare. Me këto struktura politike tashmë e kemi të qartë se Shqipëria dhe Kosova edhe pas 23 qershorit do të jenë të njëjta sikur ato të 21 e 22 qershorit”, përfundon komunikata e VV-së.

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...