Autoritetet e SHBA-së kanë identifikuar autorin e dytë të sulmeve në Boston. Ai është një i ri 19 vjeçar nga një rajon afër Çeçenisë. I dyshuari i quajtur Dzhokhar A. Tsarnaev, besohet të jetë vëllai i të dyshuarit tjetër, Tamerlan 26 vjeç, i cili vdiq sot gjatë një betejë me policët.
Të dy mendohet se kanë jetuar në SHBA, të paktën një vit. Tsarnev është akoma në arrati, pas sulmit të mbrëmshëm në Watertown. Ai mendohet se ka rrëmbyer një makinë dhe ka ikur pasi që ka qëlluar për vdekje një polic në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets.
Ndërkaq, mijëra policë dhe agjentë të FBI-së kanë rrethuar Bostonin, dhe janë në kërkim të tij. Policia më herët ka paralajmëruar përmes një komunikate se “ai është një kërcënim për të gjithë, dhe lusim banorët e Boston-it të mos hapin dyert e tyre për përsona të panjohur dhe të qëndrojnë në shtëpitë e tyre”.
Policia poashtu ka konfirmuar që Tamerlan ( i cili u vra sot nga policia) dhe Dzhokhar (në arrati), janë përgjegjësit e sulemve në Maratonën e Bostonit.
Policia është vënë mbrëmë në gjurmë të sulmuesve, derisa të dyshuarit u gjendën në një dyqan në Massachusetts Institute of Technology (MIT). Pas luftimeve të ashpëra me policët, njëri prej tyre u vra ndërsa Dzhokhar A.Tsarnev, ka arritur të shpëtojë dhe t’i ikë policisë.
Dy shperthime të dy bombave artizanale në maratonen e Bostonit i morën jetën 3 personave dhe lanë të plagosur 180 të tjerë.