2013/04/16

Lodrove larg e larg

Abdyl KADOLLI, lindi më 10 nëntor 1946 në Bukosh të Therandës, Kosovë.Ka mbaruar studimet pasuniversitare të letërsisë më 1974 në Prishtinë.Nga viti 1993-1998 ishte sekretar i Forumit të Intelektualëve Shqiptarë të Kosovës .Deri tash ka botuar vëllimin poetik “Këmisha e zjarrit, ”Rilindja”, Prishtinë, 1998 dhe veprën publicistike “Ora kombëtare”, Ars, Prishtinë, 2001. Ka në dorëshkrim edhe disa vepra të reja letrare.Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe redaktor përgjegjës i revistës letrare “Metafora” të LSHK-së.




 Prof.Abdyl Kadolli




HUMBJA E POETIT


Si humbe aq mister
Në gjirin e Bermudeve
U bëre legjendë

Lodrove larg e larg
Ylli ishte aq lart

Në Lodevë asnjë burim

Mund të ngjiteshe në Eifel
E të lundroje në Senë
Etjen ta shuaje

Edhe tek Urë e Shenjtë
Mund të kridheshe në Drin
Të shpërlaje këngët

Sa larg barite si era
Në pyllin e Bodlerit
Vdekja të zuri peng

Poetët të qanë me shami
Poeteshat me dashuri
Shi, shi, shi....

Si humbe aq mister
E u bëre legjendë
Në Itakën e Odiseut.





QENTË NË PANTEON


Lehin qentë në Panteon
Zotin ta shqyejnë

Qen të larmë, qen të zinj
Turren me lemëri.

Lehin për etninë
Përmirren për lirinë

Të çartur për fron
Hëna i tmerron.

Lehin qentë në Panteon.






LAMTUMIRË

Nga po ikën, miku im
Herë andej, herë këndej

Andej është kepi i rremë
Mitingjet vdiqën ngaherë

Kot u këndon poetëve të hirit
Ata tretën si brymë

Nga po thyen, miku im
Herë andej, herë këndej

Në Panteon nuk hyjnë
Bardë e kameleonë

Këtej Drini esëll rrjedh
Lamtumirë, Lamtumirë!


Prishtinë, nëntor 2012

No comments:

Post a Comment

Prof. dr. Flori Bruqi, me “Diademë Letrare V”

  https://fjala.info/prof-dr-flori-bruqi-me-diademe-letrare-v/?fbclid=IwY2xjawI4PP9leHRuA2FlbQIxMQABHftkptT79UMQ9-ob9SuUU3qPK5-G3UyJYiQub_TW...