Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/04/20

PA AMBALAZH FJALËSH


SENAD GURAZIU 

Fjalët janë qortimi, logjika,
si kërbaç energjie, gërshetuar,
nyjëzuar fjalët dhe klithmat
më fshikullojnë pa mëshirë,
e trishtë secila fiullimë,
çdo goditje për ikjen më flet,
për shpëtimin - ja një dritë
atje sikur ndizet mbi dyert
e vetëdijes, "exit", dalje, rënie
në të fikurën, tretje diku prapa
realitetit, jashtë ndjenjave...
por jo, nuk do ik sot!

*
Fjalët s'janë dhimbja, nuk vrasin,
nuk vdiset dot, s'ka shpirt
që vret me kërbaç të fjalës,
asnjë zjarr s'më djeg, asnjë flakë
s'më përvëlon sa shikimi yt,
ai strall që fërkohet në sy,
ai kristal është prushi dhe zjarri,
është dhimbja, zanafilla dhe etja,
nga dritare e shpirtit rrezja,
është burimi, aty dhe rrjedha,
aty një kërbaç i ftohtë flakësh
i copëton akujt e mi, i thërmon
aq vrazhdtë, i bluan pastaj
po aty, nën mokrën e akulltë.

*
Falma tani vetëm një çast,
xhamave rrezet t'ua falë,
këtë mjegullinë ta shpërndaj,
rishtas do ta kenë kthjelltësinë,
të qashtër do jenë sytë e mi,
do njohësh pafajsinë që ti njeh,
pa ndjenja do ta ndjesh disi,
do kuptosh përse aty s'ka lot -
kristalet thërmuar që shkëlqejnë
merri nëse do, ktheji në perla...
por jo, mos qaj as ti sot.

No comments:

Post a Comment

Mbi 47 mijë dokumente, fotografi dhe 175 orë video-incizime janë digjitalizuar dhe dorëzuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës

Shkruan : Flori Bruqi ,Akademik PHD. AAAS. Prishtinë   Një dosje gjigante me dëshmi tronditëse për krimet e luftës në Kosovë është dorëzuar...