Shkruan Flori Bruqi
Është arritur marrëveshja pas bisedimeve intensive mes delegacionit të Kosovës dhe Serbisë. Lajmin e ka konfirmuar këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Bekim Çollaku dhe ministrja për Integrime Evropiane, Vlora Çitaku.
Maja Kocijancic, Zëdhënëse e Baroneshës Ashton, ka njoftuar se në ndërtesën e BE-së, pas pak çastesh, dy kryeministrat do të mbajnë një konferencë për media.
Marrëveshja e Kosovë - Serbi është nënshkruar ndaras nga udhëheqësit e delegacioneve të të dy vendeve. I pari marrëveshjen e ka parafuar kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe në prani të baroneshës Ashton.
Pas tij të njëjtën gjë e ka bërë edhe kryeministri serb Ivica Daçiq.
Në marrëveshje, në vend të nënshkrimit janë venë inicialet e kryeministrat e të dy vendeve.
Pika 14 sipas variantit të fundit është se "palët janë në pajtim se asnjëra nuk do ta bllokojë, e as të inkurajojë të tjerët që të bllokojnë rrugën përkatëse drejt BE-së", njofton korrespondenti i Kohës Ditore nga Brukseli.
Serbia e ka quajtur pikërisht ndryshimin e kësaj pike si dëshmi se janë përfillur kërkesat e saj dhe se Kosova ka hequr dorë nga insistimi që në tekst të thuhet se "palët nuk do ta bllokojnë njëri tjetrin,e as të inkurajojnë të tjerët të bllokojnë aplikacionet në organizatat dhe institucionet ndërkombëtare".
Për marrëveshjen në të cilën i kanë vënë inicialet e emrave të tyre, Hashim Thaçi dhe Ivica Dacic, kanë folur para gazetarëve në Bruksel.
Kryeministri Hashim Thaci ka thënë se marrëveshja e arritur garanton sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.
Sipas tij, kjo është njohje de jure e Kosovës nga ana e Serbisë.
Thaçi ka thënë se pret që shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë këtë sa më parë, duke shfaqur shpresën se Kosova shumë shpejt do të bëhet anëtare e OKB’së.
Ndërkaq, Kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic, ka deklaruar se ekipi serb ka marrë një ofertë shumë më të mirë, për të cilin vendimin përfundimtar do ta marrë kreu shtetërorë i Serbisë gjatë takimeve të fundjavës në Beograd.
Dacic ka thënë se Ashton rreth pranimit përfundimtar të marrëveshjes do të njoftohet të hënën në mëngjes.
Pika kontestuese për palën serbe, ajo me numër 14, që ka të bëjë me anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, sipas Blic, është riformuluar dhe parasheh që Serbia dhe Kosova mos ta bllokojnë njëra-tjetrën në procesin e integrimeve europiane.
Zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se në marrëveshjen e arritur sot në Bruksel, janë plotësuar të gjitha kërkesat serbe.
Sipas tij, pika e 9-të ka mbetur e paprekur ndërsa është modifikuar pika 14, e cila kërkonte nga Serbia të mos pengojë anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara.
Ndërsa, Asociacioni i Komunave Serbe, sipas tij, do ta ketë kryetarin, nënkryetarin dhe Këshillin, si dhe të drejtën që të zgjedhë komandantin rajonal të policisë dhe të gjithë komandantët lokal në veri dhe jug të Ibrit ku banojnë serbët.
Sot është nënshkruar Marrëveshja ndërmjet Kosovës e Serbisë. Nënshkrimin, me iniciale e kanë bërë kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Ivica Daçiq. teksti I kësaj marrëveshjeje është:
1: “Bashkësi/Asociacion” të Komunave me shumicë serbe në Kosovë, e hapur edhe ndaj komunave të tjera, nëse anëtarët pajtohen.
2: “Bashkësia/Asociacioni” do të formohet me statut.
3: Strukturat do të formohen sipas të njëjtës bazë sikur edhe rajonet ekzistuese në Kosovë.
4: Kompetencat që do të jenë sipas Kartës evropiane të vetëqeverisjes lokale dhe sipas ligjeve të Kosovës.
5: “Bashkësia/Asociacioni” do të ushtrojë kompetenca shtesë ashtu siç i jep autoriteti qendror.
6: “Bashkësia/Asociacioni” do të ketë një rol përfaqësues në autoritetin qendror dhe do të ketë një ulëse në Këshillin konsultativë të komuniteteve.
7: Në Kosovë do të ketë vetëm një forcë policore, e cila do të quhet “Policia e Kosovës”.
8: Pika tetë sqaron se “e tërë policia në veri të Kosovës do të jetë e integruar në kornizën e Policisë së Kosovës” dhe se rrogat e policëve do të jenë vetëm nga Policia e Kosovës. Anëtarëve të strukturave të tjera serbe të sigurisë do t’u ofrohen pozita përkatëse në strukturat e Kosovës.
9: Për pikën e nëntë ka patur më së shumti dallime deri me tash. Sipas propozimit në tavolinë në këtë pikë saktësohet se do të ketë një post të komandantit rajonal për komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës dhe ai do të jetë serb i Kosovës i zgjedhur nga Ministria e Brendshme e Kosovës nga një listë,të cilët do ta paraqesin katër kryetarët e komunave në emër të “Bashkësisë/Asociacionit”, përbërja e Policisë së Kosovës në veri do të reflektojë strukturën etnike.
10: Sipas marrëveshjes së propozuar “autoritetet gjyqësore do të integrohen dhe punojnë në kuadër të sistemit ligjor të Kosovës. Gjykata e Apelit nga Prishtina do të themelojë një panel të përbërë nga gjykatësit serbë të Kosovës, të cilët do të merren me të gjitha komunat me shumicë serbe. Një njësi e kësaj Gjykate të Apelit do ta ketë selinë në pjesën veriore të Mitrovicës.
11: Zgjedhjet lokale në vitin 2013 do të zhvillohen me lehtësimin e OSBE-së dhe në përputhje me ligjet e Kosovës.
12: Kjo pikë flet për përpilimin e një plani të implementimit, i cili do të përmbante afate të sakta kohore, e që do të përpilohej deri me 26 prill. Në implementimin e kësaj marrëveshjeje do të bëhej kujdes edhe për transparencën e fondeve.
13: Sipas pikët 13 palët do të duhej të arrinin marrëveshje për energji dhe telekom para mesit të muajit qershor po të këtij viti.
14: Kjo pikë është më kontestuese në këtë moment, për të cilën Serbia edhe e ka refuzuar propozimin e fundit, që flet për anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare. Sipas formulimit të tashëm kjo pikë thotë se palët pajtohen se asnjëra nuk do të bllokojë palën tjetër, apo të inkurajojë të tjetër që të bllokojnë kërkesat për anëtarësim në organizatat dhe forumet ndërkombëtare.
Burimet diplomatike pohojnë se do të ketë përpjekje dhe presion që kjo pikë të riformulohet dhe të flet për mosbllokimin e palëve në procesin e integrimeve evropiane.
15: Pika e fundit e propozim-marrëveshjes thotë se do të themelohet një komision implementues nga të dyja palët me një lehtësim të Bashkimit Evropian.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban ki Moon, ka mirëpritur marrëveshjen ndërmuet Kosovës dhe Serbisë, duke përgëzuar të dyja palët për vendosmërinë e tyre.
Në një komunikatë për shtyp, të dërguar nga misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, deklarata i atribuohet zëdhënësit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.
“Sekretari i Përgjithshëm trimëron fuqishëm palët që ta përfundojnë këtë proces historik dhe të ndërmarrin hapa konkret për një zbatim besnik të marrëveshjes. Kombet e Bashkuara qëndrojnë të gatshme të ndihmonë palët në këtë përpjekje”, thuhet në komunikatë
Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry ka përgëzuar Kosovën dhe Serbinë për arritjen e marrëveshjes, duke thënë se kjo marrëveshje për parimet e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, kërkoi kompromise dhe kurajo politike nga të dyja palët.
“I inkurajoj të dyja palët që tani të zbatojnë në mënyrë ekspeditive dhe në tërësi të gjitha marrëveshjet e nxjerra përmes dialogut deri në ditët e sotme, në mënyrë që të gjithë ata që jetojnë në Kosovë dhe Serbi, të mund të ndërtojnë një të ardhme më paqësore dhe prosperuese”, thuhet të deklaratën e sekretarit amerikan të shtetit.
Shefi i diplomacisë amerikane ka përgëzuar për punën e saj edhe baroneshën Ashton, duke thënë se lidershipi i saj dhe përkushtimi ishin thelbësor në arritjen e marrëveshjes.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka përgëzuar Kosovën dhe Serbinë për marrëveshjen e arritur sot.
“E mirëpresim këtë zhvillim pozitiv si një hap pozitiv drejt normalizimit të marrëdhënieve në të mirë të qytetarëve të të dyja vendeve. E vlerësojmë përkushtimin e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, dhe të ekipit të saj, dhe lidershipin që kanë dëshmuar kryeministrat dhe ekipet e tyre".
"Do të vazhdojmë të mbështesim zbatimin e marrëveshjes dhe normalizimin e mëtutjeshëm i cili është vendimtar për të ardhmen evropiane të të dyja shteteve”, thuhet në komunikatën e ambasadës amerikane.
Kongresisti amerikan, Eliot Engel, ka uruar Kosovën dhe Serbinë për arritjen e marrëveshjes. Në një komunikatë për shtyp, zoti Engel ka veçuar guximin dhe gatishmërinë e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, për marrjen e vedimeve të rënda dhe kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq, për pragmatizmin e tij dhe për vizionin përparimtar.
“Ky është edhe një konfirmim i faktit se Kosova është e pavarur, sovrane dhe e lirë”, citohet të ketë thënë kongresisti amerikan, duke shtuar mes tjerash se marrëveshja e sotme nënvizon faktin se rajoni do të mund të prosperojë vetëm atëherë kur të gjitha shtetet e Ballkanit t’i jenë bashkuar familjes evropiane.
“Bashkimi Evropian, sikundër që i ofron Serbisë një datë për negociatat për anëtarësim në BE, duhet t’i ofrojë edhe Prishtinës atë që vendeve të tjera në Ballkan u është dhënë tashmë: Martrëveshjen e Stabilizim Asociimit për të udhëzuar orientimin evropian të Kosovës dhe liberalizimin e vizave për t’ua mundësuar qytetarëve të Kosovë të drejtën për të udhëtuar në Bashkimin Evropian”.
“Vendet e BE-së, që nuk e kanë njohur Kosovën – Qiproja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja – duhet ta njohin tash sovranitetin e Kosovës. Dështimi i tyre për ta njohur Kosovën do të vonojë jo vetëm përparimin e Kosovës drejt BE-së, por edhe të Serbisë”, thuhet në komunikatën e kongresistit Engel, i cili megjithëse vlerëson ditën e sotme si një shenjë të mirë për të ardhmen e Ballkanit, megjithatë tërheqë vërejtjen se ka ende shumë punë për t’u bërë.
Kryesuesi i radhës i OSBE-së, Ministri i Jashtëm i Ukrainës Leonid Kozhara dhe Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së Lamberto Zannier kanë përshëndetur marrëveshjen e arritur sot në mes Beogradit dhe Prishtinës, me lehtësimin e Përfaqësues së Lartë të BE-së Catherine Ashton në Bruksel.
Duke e cilësuar marrëveshje si “një hap të rëndësishëm drejt normalizimit të raporteve dhe stabilitetit në rajon,” Ministri Kozhara tha, “e përgëzoj lidershipin në Beograd dhe në Prishtinë për guximin dhe vizionin në arritjen e kësaj marrëveshjeje. Ky është fillimi i një kapitulli të ri dhe unë e mbështes vazhdimin e këtij dialogu i cili do të përmirësojë jetën e të gjitha komuniteteve në Kosovë.”
Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së shtoi: “E mirëpres këtë marrëveshje historike dhe gjithashtu bëj thirrje për zbatim efektiv të saj. OSBE do të ofrojë mbështetje konkrete aty ku është e mundur dhe në pajtim me mandatin e saj. Ne tashmë kemi praninë më të madhe civile ndërkombëtare në Kosovë, e cila po punon në ndërtimin e institucioneve dhe demokracisë, dhe në promovimin e të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit në të mirë të të gjitha komuniteteve.”
NATO është e lumtur që arriti të ndihmoj Kosovën dhe Serbinë në arritjen e marrëveshjes për normalizimin e raporteve, thotë sekretari i përgjithshëm Anders Fogh Rasmussen
Në një komunikatë për shtyp, shefi politik i paktit veri-atlantik shkruan se procesi i negociatave ka qenë i gjatë, por përfundoi me sukses.
“Ka pasur raste kur ka qenë e vështirë, por të gjithë liderët e përfshirë në to janë ngritur përtej vështirësive. Nga ana e saj, NATO-ja do të vazhdoj të siguroj një mjedis të qetë dhe të sigurt në gjithë Kosovën....NATO-ja dhe në veçanti KFOR-i, janë të gatshëm që të ndihmojnë zbatimin e marrëveshjes së fundit, brenda mandatit tonë”, ka thënë Rasmussen.
“Jam i bindur se popukt e rajonit, dhe e gjithë bashkësia ndërkombëtare do ta njeh atë që është arritur këtu në Bruksel. Besoj se kjo marrëveshje është një hap i madh përpara për paqen dhe sigurinë rajonale”, ka shkruar Sekretari i përgjithshëm i NATO-së.
Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, mirëpret marrëveshjen e arritur ndërmjet kryeministrit të Republikës së Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministrit të Republikës së Serbisë, Ivica Daciq në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve fqinjëve sovrane dhe të pavarura, që u zhvillua në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Presidentja Jahjaga vlerëson se marrëveshja e arritur ndihmon në vendosjen e bashkëpunimit të gjithanshëm si dhe relakson raportet ndërmjet dy vendeve tona, duke ndihmuar në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe është kontribut konkret për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe më gjerë.
Dialogu nuk ka alternativë dhe është mënyra e vetme për gjetjen e zgjidhjeve që ndihmojnë në lehtësimin e jetës së qytetarëve nga të dyja anët e kufirit.
Presidentja Jahjaga, që po qëndron në Londër, bisedoi me telefon me kryeministrin Thaçi të cilin e përgëzoi për arritjen e marrëveshjes dhe përkushtimin e tij në mbrojtjen e ligjshmërisë dhe të kushtetutshmërisë dhe për përmbylljen me sukses të një kapitulli të marrëdhënieve të rënduara ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, njofton Presidenca e vendit.
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Vjosa Osmani shpreson se kjo nuk është marrëveshja e arritur. “Nuk e di se si mund ta quajmë të tillë nëse nuk e kemi parë ende . Por kjo marrëveshje është ende mister. Shpresoj se kjo nuk është marrëveshja, sepse nuk përfshin shuarjen e strukturave paralele dhe ngërthen kompetencat ekzekutive për asociacionin e komunave me shumicë serbe”, ka thënë ajo.
Ajo ka shtuar se duke qenë nga Mitrovica nuk do të votojë kurrfarë marrëveshje të prishjes së funksionalitetit të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e mirëpret arritjen e marrëveshjes në mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë.
Nëpërmjet një komunikate, Aleanca ka shprehur besimin se “forcat politike në Kosovë duhet ta ruajnë fuqishëm unitetin dhe fokusin për implementimin e saktë të marrëveshjes dhe ta përcjellin me kujdes implementimin e saj edhe nga pala tjetër”.
Është arritur marrëveshja pas bisedimeve intensive mes delegacionit të Kosovës dhe Serbisë. Lajmin e ka konfirmuar këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Bekim Çollaku dhe ministrja për Integrime Evropiane, Vlora Çitaku.
Maja Kocijancic, Zëdhënëse e Baroneshës Ashton, ka njoftuar se në ndërtesën e BE-së, pas pak çastesh, dy kryeministrat do të mbajnë një konferencë për media.
Marrëveshja e Kosovë - Serbi është nënshkruar ndaras nga udhëheqësit e delegacioneve të të dy vendeve. I pari marrëveshjen e ka parafuar kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe në prani të baroneshës Ashton.
Pas tij të njëjtën gjë e ka bërë edhe kryeministri serb Ivica Daçiq.
Në marrëveshje, në vend të nënshkrimit janë venë inicialet e kryeministrat e të dy vendeve.
Pika 14 sipas variantit të fundit është se "palët janë në pajtim se asnjëra nuk do ta bllokojë, e as të inkurajojë të tjerët që të bllokojnë rrugën përkatëse drejt BE-së", njofton korrespondenti i Kohës Ditore nga Brukseli.
Për marrëveshjen në të cilën i kanë vënë inicialet e emrave të tyre, Hashim Thaçi dhe Ivica Dacic, kanë folur para gazetarëve në Bruksel.
Kryeministri Hashim Thaci ka thënë se marrëveshja e arritur garanton sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.
Sipas tij, kjo është njohje de jure e Kosovës nga ana e Serbisë.
Thaçi ka thënë se pret që shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë këtë sa më parë, duke shfaqur shpresën se Kosova shumë shpejt do të bëhet anëtare e OKB’së.
Ndërkaq, Kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic, ka deklaruar se ekipi serb ka marrë një ofertë shumë më të mirë, për të cilin vendimin përfundimtar do ta marrë kreu shtetërorë i Serbisë gjatë takimeve të fundjavës në Beograd.
Dacic ka thënë se Ashton rreth pranimit përfundimtar të marrëveshjes do të njoftohet të hënën në mëngjes.
Pika kontestuese për palën serbe, ajo me numër 14, që ka të bëjë me anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, sipas Blic, është riformuluar dhe parasheh që Serbia dhe Kosova mos ta bllokojnë njëra-tjetrën në procesin e integrimeve europiane.
Zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se në marrëveshjen e arritur sot në Bruksel, janë plotësuar të gjitha kërkesat serbe.
Sipas tij, pika e 9-të ka mbetur e paprekur ndërsa është modifikuar pika 14, e cila kërkonte nga Serbia të mos pengojë anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara.
Ndërsa, Asociacioni i Komunave Serbe, sipas tij, do ta ketë kryetarin, nënkryetarin dhe Këshillin, si dhe të drejtën që të zgjedhë komandantin rajonal të policisë dhe të gjithë komandantët lokal në veri dhe jug të Ibrit ku banojnë serbët.
.
Në vazhdim po japim tekstin e Marrëveshjes Kosovë - Serbi
Sot është nënshkruar Marrëveshja ndërmjet Kosovës e Serbisë. Nënshkrimin, me iniciale e kanë bërë kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Ivica Daçiq. teksti I kësaj marrëveshjeje është:
1: “Bashkësi/Asociacion” të Komunave me shumicë serbe në Kosovë, e hapur edhe ndaj komunave të tjera, nëse anëtarët pajtohen.
2: “Bashkësia/Asociacioni” do të formohet me statut.
3: Strukturat do të formohen sipas të njëjtës bazë sikur edhe rajonet ekzistuese në Kosovë.
4: Kompetencat që do të jenë sipas Kartës evropiane të vetëqeverisjes lokale dhe sipas ligjeve të Kosovës.
5: “Bashkësia/Asociacioni” do të ushtrojë kompetenca shtesë ashtu siç i jep autoriteti qendror.
6: “Bashkësia/Asociacioni” do të ketë një rol përfaqësues në autoritetin qendror dhe do të ketë një ulëse në Këshillin konsultativë të komuniteteve.
7: Në Kosovë do të ketë vetëm një forcë policore, e cila do të quhet “Policia e Kosovës”.
8: Pika tetë sqaron se “e tërë policia në veri të Kosovës do të jetë e integruar në kornizën e Policisë së Kosovës” dhe se rrogat e policëve do të jenë vetëm nga Policia e Kosovës. Anëtarëve të strukturave të tjera serbe të sigurisë do t’u ofrohen pozita përkatëse në strukturat e Kosovës.
9: Për pikën e nëntë ka patur më së shumti dallime deri me tash. Sipas propozimit në tavolinë në këtë pikë saktësohet se do të ketë një post të komandantit rajonal për komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës dhe ai do të jetë serb i Kosovës i zgjedhur nga Ministria e Brendshme e Kosovës nga një listë,të cilët do ta paraqesin katër kryetarët e komunave në emër të “Bashkësisë/Asociacionit”, përbërja e Policisë së Kosovës në veri do të reflektojë strukturën etnike.
10: Sipas marrëveshjes së propozuar “autoritetet gjyqësore do të integrohen dhe punojnë në kuadër të sistemit ligjor të Kosovës. Gjykata e Apelit nga Prishtina do të themelojë një panel të përbërë nga gjykatësit serbë të Kosovës, të cilët do të merren me të gjitha komunat me shumicë serbe. Një njësi e kësaj Gjykate të Apelit do ta ketë selinë në pjesën veriore të Mitrovicës.
11: Zgjedhjet lokale në vitin 2013 do të zhvillohen me lehtësimin e OSBE-së dhe në përputhje me ligjet e Kosovës.
12: Kjo pikë flet për përpilimin e një plani të implementimit, i cili do të përmbante afate të sakta kohore, e që do të përpilohej deri me 26 prill. Në implementimin e kësaj marrëveshjeje do të bëhej kujdes edhe për transparencën e fondeve.
13: Sipas pikët 13 palët do të duhej të arrinin marrëveshje për energji dhe telekom para mesit të muajit qershor po të këtij viti.
14: Kjo pikë është më kontestuese në këtë moment, për të cilën Serbia edhe e ka refuzuar propozimin e fundit, që flet për anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare. Sipas formulimit të tashëm kjo pikë thotë se palët pajtohen se asnjëra nuk do të bllokojë palën tjetër, apo të inkurajojë të tjetër që të bllokojnë kërkesat për anëtarësim në organizatat dhe forumet ndërkombëtare.
Burimet diplomatike pohojnë se do të ketë përpjekje dhe presion që kjo pikë të riformulohet dhe të flet për mosbllokimin e palëve në procesin e integrimeve evropiane.
15: Pika e fundit e propozim-marrëveshjes thotë se do të themelohet një komision implementues nga të dyja palët me një lehtësim të Bashkimit Evropian.
“Marrja e ftesën nga baronesha Ashton që t’i kthehemi edhe njëherë dialogut në Bruksel, është shenj e mirë se Serbia ka parë definitivisht realitetin e ri dhe se ato që parasheh kjo marrëveshje janë zgjidhja më e mirë dhe e fundit”, ka deklaruar kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi .
Kryeministri ka thënë se kthimi nga Lubjana në Bruksel është bërë me kërkesën e baroneshës Ashton dhe të Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Delegacioni i Kosovës ka punuar në mënyrë shumë aktive dhe profesionale dhe ka prezantuar qëndrimet e veta që janë në përputhshmëri me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, qëndrime këto të cilat janë në përputhje me dokumentin përfundimtar të baroneshës Ashton, ndërsa pala serbe ka refuzuar.
Pra ftesa për t’iu rikthyer bisedimeve është një reflektim i mirë i Serbisë për t’iu rikthyer marrëveshjes përfundimtare. Siç është bërë e ditur për opinionin publik definitivisht është e qartë se do të kemi një funksionalizim të plotë e unik të drejtësisë. Gjithashtu do të jetë një sistem i vetëm policor në tërë territorin e Republikës së Kosovës sipas ligjeve të Kosovës”, ka thënë Thaçi.
Sipas tij, Serbia mund të deklaroj atë çka dëshiron të deklaroj por realiteti është krejt ndryshe.
“Me marrëveshjen e propozuar nga baronesha Ashton, i jepet e drejt Kosovës të përfaqësohet në organizatat rajonale e ndërkombëtare, për t’u anëtarësuar në Aleancën Veriatlantike – NATO, OSBE por edhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Prandaj edhe sa përket çështjes së normalizimit të situatës në veri të gjitha përgjegjësitë do të jenë në përputhshmëri me Kushtetutën e vendit, me ligjet e Kosovës, me Rezolutën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, kurse sistemi juridik, gjyqësor dhe ai policor do të jenë unik për tërë vendin.
Ndërsa në të njëjtën kohë është planifikuar që në këtë pjesë të vendit të bëhen zgjedhjet lokale gjatë vitit 2013 apo në pranverë të vitit 2014 sipas ligjeve të Kosovës”, ka theksuar kryeministri kosovar.
Ai, siç transmeton orainfo, ka shtuar se institucionet e Kosovës do të monitorojnë në mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve të cilat do të organizohen sipas standardeve evropiane dhe legjislacionit të Kosovës.
“Ndërsa gjithashtu është paraparë që deri më 26 prill 2013 të kemi të gatshme edhe agjendën e zbatimit të kësaj marrëveshjeje duke përfshirë afatet dhe bartësit e implementimit të pjesëve të Rezolutës veç e veç. Akterë implementues do të jenë institucionet e Republikës së Kosovës kurse Serbia do të ndihmojë duke lehtësuar krijimin e kushteve më të mira për implementimin e kësaj marrëveshjeje. Gjithashtu do të jetë edhe një Komitet Implementues i cili do të udhëhiqet nga
Bashkimi Evropian. Implementimi i marrëveshjes parasheh gjithsesi shpërndarjen e të gjitha strukturave paralele në veri, pastaj jetësimin e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave në atë pjesë të Kosovës.
Unë edhe dje kam pasur takim me përfaqësuesit e NATO-së në Bruksel, dhe u vlerësua me këtë rast se arritja e kësaj marrëveshjeje lehtëson angazhimin e NATO-së në proceset e saja të ardhme”, ka thënë shefi i ekzekutivit.
Bisedimet e qeveritarëve kosovar dhe atyre serb për arritjen e ndonjë marrëveshje për krijimin e një fqinjësie të mirë mes dy shteteve, janë ngjarje që nuk hyjnë fort në agjendën e interesimit të kontrabanduesve. Sidomos kontrabanduesit e gjedheve nga të dyja vendet kanë “nënshkruar” kaherë një marrëveshje të tillë.
Dhe këtë marrëveshje ata vazhdojnë ta zbatojnë në përpikëri gjatë brezit kufitar nga fshati Cerkulez i Istogut e deri në fshatin Dreth të Zubin Potokut, kah edhe zhvillohet më të madhe kjo kontrabandë. Serbët i sjellin lopët deri në kufi dhe aty i marrin kolegët e zanatit të tyre, shqiptarë të Kosovës, të cilët nëse nuk kapen nga policia, i shesin nëpër kasaphanat e Pejës dhe vendbanimet tjera në Dukagjin.
Komandantja e policisë kufitare “Sektori 1” të Rajonit të Perëndimit, Gjyljeta Kasapi, e cila nga mbiemri do të ishte tërheqëse për kontrabanduesit e gjedheve, për “Tribunën” pranon se ka mjaft kontrabandë me gjedhe në terrenin që njësiti i saj e mbulon.
Ajo ka njohuri se gjedhet i përcjellin nga një deri tre persona dhe i fusin brenda mbi 10 copë përnjëherë, të cilat, sipas saj i presin këndej kufirit kryesisht banorët shqiptarë të fshatrave të zonave kufitare.
Policia ka njohuri për procesin si zhvillohet kjo kontrabandë, por rrallë herë arrijnë t’i kapin autorët me kërpesh për dore.
“Zakonisht kontrabanda zhvillohet në orën 19.00 kur bëhet ndërrimi i patrullave policore të kufirit”, tregon togerja Kasapi, për kohën e shkurt kur pjesa e kufirit mbetet pa mbikëqyrës të uniformuar, për shkak të largësisë që kanë deri sa shkojnë dhe vijnë nga malet kufitare.
E nëse policia kufitare arrin t’i diktojë kontabanduesit, ata marrin malin dhe i lënë lopët prapa në pyll, të cilat pastaj policia i konfiskon. Sipas togeres, deri tash vonë gjedhet i kanë dërguar në karantinë dhe aty kanë qëndruar derisa është marrë vendimi nga gjyqi se çka do të ndodh me to.
Por tash, siç thotë ajo, nuk ka karantinë, për shkak se Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë se Kosovës (AUVK) ka heqë dorë nga mbajtja e karantinës me arsyetimin e shpenzimeve të mëdha.
“Nuk kemi karantinë të dërgohen lopët, kështu që ne ato ua japim doganës, e cila pastaj ua kthen pronarëve, të cilët deklarohen se janë të tyre dhe pranojnë se kanë bërë veprën e ikjes së obligimit të pagesës së doganës.
Ata paguajnë pastaj një gjobë dhe i marrin lopët”, thotë Kasapi. Në AUVK mohojnë se nuk ka më karantinë.
Një inspektor i AUVK-ut, që preferon të mbetet anonim për shkak të centralizmit të dhënies së informatës nga kjo agjenci, thotë se karantina ekziston në Koreticë të Drenasit. Mirëpo, togerja Kasapi mohon se ka njohuri për hapjen e saj. “Ne nuk jemi të informuar se ka karantinë atje”, thotë Kasapi. Se cilat lopë të konfiskuara përfundojnë në atë karantinë, policia kufitare e zonës perëndim nuk e di, por ato që dërgohen atje merren nga Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar.
“Kjo agjenci na thërret dhe na e kontrollojmë shëndetin e kafshëve.Nëse janë të shëndosha caktohet vendi i therjes dhe mishi shitet me tender”, thotë inspektori. Për lopët që gjykata konstaton se nuk janë të kontrabanduara, i kthehen pronarëve. Në mishtoret e Pejës pohojnë se nuk shesin mish të gjedheve të kontrabanduara, për shkak se sipas tyre është rrezik i madh se mund të kapen nga policia gjatë transportit.
“Blejmë nëpër tregjet e Kosovës vetëm ato që kanë letra”, thotë Skifter Kuliqi, pronar i mishtores “Kualitet”. Ndërsa mishin e shitur me tenderë të lopëve të therura, që kanë qenë të kontrabanduara, sipas tij nuk e blejnë për shkak se po kërcënohen nga pronarët e lopëve që ua ka marr policia. Mishin e shitur me tender, sipas tij, zakonisht e blejnë institucionet që kanë kuzhina, si për shembull burgjet, ngase pronarët e lopëve atje nuk guxojnë të shkojnë e të ankohen apo t’i kërcënojnë pse e kanë ble.
Megjithëse asnjë pronar i mishtoreve të kontaktuara nga gazeta nuk pranojnë se blejnë lopë e futura ilegalisht ne vend, kasaphanat e Pejës janë mjaft mirë të furnizuara me mish dhe produkte të mishit.