2013-04-19

Krimi i organizuar, korrupsioni dhe mediat


Krimi i organizuar, korrupsioni dhe mediat
Skënder MULLIQI

Temat e krimit të organizuar dhe korrupsionit janë tema shumë te diskutueshme në të gjitha llojet e mediave duke pasur parasysh së këto të këqija kanë përfshirë shumë fusha të jetës. Rëndësia luftës kundër këtyre është e një rëndësie madhore për çdo shoqëri e cila dëshiron të jetë demokratike. Temat karshi krimit të organizuar dhe korrupsionit kurrë nuk janë të tepërta . Veçmas kjo vlen për vendet të cilat janë në tranzicion sikur që është Kosova. Një ndërgjegjësim më i madh i publikut lidhur më krimin e organizuar dhe korrupsionin është shumë i nevojshëm. Vetëm atëherë kur niveli i vetëdijesimit arrin shkallën e duhur, mund të thuhet së edhe rezultatet në luftën kundër çdo akti kriminal do të këtë sukses, barem në zvogëlimin e tij. Influenca e mediave tek publiku për të gjitha dukurit negative të shfaqura në shoqëri kanë ndikim të madh. Përqendrimi më i madh i mediave tek ata të cilët veç janë bërë të njohur në publik për aktet e tyre kriminale e përgatitë sado kudo publikun së për kënd bëhet fjalë. Dhe, nëse nesër bëhen arrestimet e tyre nga organet policore , publiku veç është i përgatitur së personat në fjalë janë identifikuar si keqbërës. Pas përfundimit të luftës në Kosovë, u ballafaquam më shumë vrasje të natyrave të ndryshme , deri te ato të cilat konsiderohen si të motivura politikisht. Por fatkeqësisht roli i disa mediave karshi krimit të organizuar nuk ishte ne nivelin e kërkuar. Me heshtjen e tyre karshi këtij fenomeni këto media tërthorazi ndikuan që aktet e dhunës mos të ndalen. Pas luftës që krimi mos të ndalët indikator ishte edhe përzierja e kompetencave policore, kur dihet së për disa vjet këto kompetenca i kishte administrata e UNMIK-ut. Kjo administratë po thuaj së nuk bëri asgjë në zbardhjen e shumë vrasjeve. Dihet së çdo vend në fazën e tranzicionit ballafaqohet më të këqija të cilat e ngulfatin jetën e qytetarëve. Krimi i organizuar ndjellë terror dhe frikë tek popullata në përgjithësi. Mos luftimi i duhur nga ana e policisë të këtyre dukurive ka ndikuar që krimi të vazhdon me përmasa shqetësuese. Sikur krimin ta kishin luftuar edhe mediet tjera siç e bëri këtë punë Bota sot , sigurisht së edhe krimi dhe korrupsioni nuk do ta kishin këtë përmasë të cilën e kanë sot. Dihet së edhe gazetarët kanë një varg vështirësisë deri të marrja e fakteve relevante lidhur me krimin e organizuar. Ata kanë pengesa të shumëfishta, ballafaqohen me kërcënime, dhe kanë vështirësi të mëdha të vijnë deri te të dhënat relevante. Të dhënat e marra vetëm nga policia ose nga konferencat për media nuk mund të japin pasqyrën e plotë për ndonjë ndodhi. Janë më së të domosdoshme burimet shtesë për ta pasqyruar mirë ngjarjen për të cilën bëhet fjalë. Në Kosovë opinioni pati rastin të dëgjojë së edhe brenda lokaleve të policisë të ndodhen hajni në dhomat e dëshmisë(Rasti i Pejës dhe i Prishtinës). Opinioni është i privuar nga shumë informacione që e pasqyrojnë mirë rastin. Të gjithë e dimë së shumë pak u tha për opinion e gjerë publik për atë së çka ndodhi në Pejë dhe në Prishtinë lidhur më këto vjedhje të rënda. Kemi edhe rastet e fundit të disa zyrtarëve të shtetit -Dino Asanajt, zyrtarit për informim në Qeverinë e Kosovës, Hamdi Sopa dhe një polici që nuk po me kujtohet emri i tij , ku policia doli me informacione së ata kanë bërë vetëvrasje duke mos dhënë ndonjë sqarim me shumë. Kohën e fundit pati edhe disa vrasje në Pejë, por opinioni ende nuk ka dijeni saktësisht së cili ishte motivi i këtyre vrasjeve. Ne ministrinë të cilën e drejton Bajram Rexhepi vidhen 1.4 milion euro, dhe vazhdohet sikur mos të kishte ndodhur asgjë. Rrezohet në Parlament mocioni i paraqitur nga Vetëvendosja për shkarkimin e tij. Në çdo vend demokratik edhe për gjera shumë më të vogla do të kishte pasuar dorëheqja .Në këtë drejtim mjaftë I zëshëm lidhur me krimin ishte kryeparlametari Jakup Krasniqi. Ai bëri një varg kritikash duke e lidhur korrupsionin .Dihen tashmë aferat me disa qeveritarë ndaj të cilëve janë ngritur edhe akuza për korrupsion dhe prapë vazhdohet sikur mos të kishte ndodhur ama bash asgjë.. Me gjitha këto marifete jo të mira as që mund të flasim së po ndërtojmë shtet ku funksionon rendi dhe ligji, dhe së po mbrohen sa duhet interesat vitale të shtetit dhe të qytetarëve. Shihet qartazi së na duhen njerëz në gjyqësor të cilat kanë dijeni, të cilat e kanë guximin dhe nuk janë të ndikuar nga politika për të vendosur konform rregullave të drejtësisë. Shteti duhet të këtë një bazë ku do të deponoheshin të dhënat për krimin e organizuar dhe korrupsionin. Gjithçka paraprakisht ishte dashur të studiohet mirë, që mos të ndodhë pastaj që dikush të arrestohet i pafajshëm në vend të fajtorit të vërtetë. Jemi dëshmitarë të vrasjeve, vetëvrasjeve, hajnisë ,dhunimeve, prostitucionit, drogës, dhe akterët e këtyre rasteve shpesh po mbesin të panjohur për opinion. Si duket neve në Kosovë na mungon edhe statistika mbi krimet. Është evidente së shteti i së drejtës dhe ligji është duke funksionuar më defekte të mëdha. Kur lëndët lihen të vjetrohen, jemi shumë larg formimit të shtetit ligjor. Depërtimi i krimit dhe korrupsionit në strukturat më të larta të shtetit, e vështirëson edhe më shumë punën në luftimin e këtyre dukurive negative të cilat po e ngulfatin sot jetën në Kosovë. Pa luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit vetëm në ëndërr mund të bëhemi pjesë e Evropës së Bashkuar…

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...