2013-04-16

Keni kujdes ,mos e banalizoni UCK-ne


Qazim Berisha

Shkruan : Profesor Qazim BERISHA

1.


KENI KUJDES, MOS E BANALIZONI UCK-ne

Komisionit per verifikimin e pjesemarresve ne UCK, i doli pune me shume se sa qe mendoi vet.

Kjo vjen nga fakti se u pesefishuan e mos te themi edhe me shume se paskane qene ne radhet e UCK-se.



Krejt kjo do te ishte ne rregull sikur te perzgjedhen njerezit qe vertet kane qene ne lufte,qe ne cfardo forme qofte , ia kane kthyer pushken armikut.


Mirepo, te gjenden ne ate liste disa figura publike qe per dekada te tera ne Kosove punuan kunder interesave kombetare, qe rinia shqiptare heret i pati shpallur tradhtar.


Ne mesin e luftetareve te lirise nuk bene te jene keta halldup, qe ia paten qitur rinine shqiptare ne goje armikut, duke i quar neper kazamatet jugosllave.

Keta njerez i sollen rinise dhe popullit vuajtje.

Dikush po mundohet t'i rehabilitoi,disa per se vdekuri, e disa per te gjalle, por populli ata i njeh me emer e mbiemer, ata kane mbetur te tille ne memoren e popullit ashtu sic kane qene, e kurresesi te radhiten ne mesin e atyre qe derdhen gjakun e lane gjymtyret neper male.


Mos ju lutem, me keta njerez qe deri dje ishin proserb e projugosllav, mos e banalizoni UCK-ne.Si popull jemi te prirur te falim, por jo edhe tradhtine.



A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...