SUKSESET E TË RINJVE TANË NË NGULIMET SHQIPTARE
DAFINA HYSENAJ NGA MITROVICA ME KURORË SUKSESI |
Nga Dibran Demaku
Shtatori i këtij viti për shqiptarët me banim në Shtutgart dhe rrethinë solli një ngjarje të rëndësishme kulurore. Ata e kishin në mesin e tyre shkrimtarin e mirënjohur shqiptar, Ismail Kadarenë. Paten rastin që të bisedonin nga afër me shkrimtarin e madh. Dhe kështu në kalendarin e tyre jetësor shtatori i këtij viti do të shënohej me germa të mëdha. Portert i gjeneralit Agim Ramadani
Pas
përfundimit të takimit me shkrimtarin e madh (në përmasa edhe botërore)
pjesëmarrësit e shumtë nga të gjitha viset e Gjermanisë e më larg do të
ishin mysafirë tek mikpritësit shqiptarë në Shtutgart. Edhe autori i
këtyre rreshtave do t`i kalonte dy net të paharruara me mikpritësit
shqiptarë të Shtutgartit. Në vizita të ndryshme do të takonte edhe shumë
të njohur të gjuhës e të gjakut. Por, një vizitë tek një familje
shqiptare dhe pikërisht tek familja e Shaqir Hysenajt do të ishte nxitje
për shkrimin e këtyre rreshtave.
Pse themi kështu?
Në
familjen e të përmendurit, autori i këtyre rreshtave do të takojë edhe
një artiste me emrin e bukur shqiptar - Dafina. Dafina Hysenaj e bija e
Shaqirit.
Kush është në të vërtetë Dafina?
Dafina
Hysenaj e lindur në Mitrovicë,vitet e para të fëmijërisë do t`i kalojë
në Mitrovicën e bukur buzë Ibrit me ujë kristalor. Por, ëndrrat e saj do
të ndërpriteshin (për shkaqe që dihen) dhe ajo do të ishte e detyruar
që së bashku me prindërit dhe me të dy vëllezërit më të vegjël, të linte
vendlindjen dhe të mirrte rrugën e kurbetit. Dhe e tëra kjo do të
ndodhte për shkaqe sepse që të dy prindët e Dafinës, si intelektualë, do
të ndiqeshin nga pushtuesi serb. Si nëna e Dafinës ashtu edhe i ati për
shumë vite në Mitrovicë do të arsimonin gjenerata e gjenerata të
nxënësve. Dhe pikërisht për këtë prindërit e Dafinës do të ishin halë në
sytë e pushtuesit.
Pas
ikjes nga atdheu Familja Hysenaj do të gjente strehim në Gjermani e
pikërisht në qytetin e Shtutgartit. Ndërkaq, Dafina, mësimin e nisur në
Mitrovicë (aty do të mbaronte klasën e parë të fillores) do ta vazhdonte
në Gjermani, në gjuhë tjetër dhe të panjohur për te. Në fillim do të
kishte vështirësi, por me vullnet të çelniktë do të mësonte gjuhën e
vendit mikpritës dhe pastaj do të ishte ndër nxënëset më të mira të
klasës dhe të shkollës. Për sukseset në mësime ajo do të nderohej me
mirënjohje e diploma të ndryshme.
Dhe
jo vetëm kaq. Ajo krahas mësimeve do të merrej edhe me artin e bukur të
pikturës.Dhe me pikturat e saj ajo do të mirrte pjesë në shumë takime
të ndryshme si në Gjermani, por edhe jashtë saj. Ajo për pikturat e saj
shumëherë do të shpërblehej me vendin e parë, e ndonjëherë edhe me
vendin e dytë dhe do të nderohej me mirënjohje e diploma të ndryshme.
Mirënjohjet dhe diplomat e fituara së bashku me pikturat e shpërblyera
ajo i ruan me xhelozi.
Fal
talentit të saj në lëmin e pikturës, Dafina një ditë do të regjistrohej
në shkollën e Dizajnit grafik në Shtutgart dhe do ta përfundonte me
sukses. Dhe kështu mundi i saj do të kurorëzohej me kurorë suksesi. Ajo
sot punon në Shturgart në profesionin e saj dhe eshtë e nderuar dhe e
respektuar si nga njerëzit e gjuhës dhe të gjakut ashtu edhe nga vetë
gjermanët. Për arritjet e saj ajo në bisedë e sipër me modesti do të
deklarojë: „Për të gjitha sukseset që kam arritur në jetë një meritë të
veçantë e kanë prindërit e mij. Ata me ndihmën dhe përkrahjen e
pakursyer që më kanë dhënë e meritojnë nderin dhe respektin tim!“.
Pastaj
në vazhdim Dafina do të na i tregonte edhe punimet e veta në lëmin e
pikturës e që ishin shumë. Ajo si një nikoqire e palodhshme do të na
fliste për pikturat e saj. Dhe gjithnjë me një dozë të modestisë,virtyt
kjo i lartë i kësaj artisteje të re. Shumë nga pikturat e saj stolisnin
edhe muret e banesës ku ajo jetonte me prinërit dhe vëllezërit e saj.
Disa nga pikturat e saj ajo na rekomandoi që të ia ofronim lexuesit të
këtij shkrimi,që edhe ata të kënaqen me to.
Dhe
krejt në fund edhe diçka: Dafina, ky emër i bukur i shumë vajzave
shqiptare, simbolizon drurin e dafinës, një dru që rritet vetëm në
ambientet mesdhetare dhe i cili gjatë të gjitha stinëve të vitit ka
gjethe të gjelbra e me erë të këndshme. Fletët e dafinës nëpër shekuj
janë përdorur si kurora lavdie për shumë mbretër, shkenctarë e
shkrimtarë. Për ata që në jetë kanë arritur rezultate kulminante janë
nderuar me kurora dafine. Andaj, kombi ynë në shenjë nderimi shumë vajza
i ka pagëzuar me këtë emër. E njëra nga ato është edhe
personazhi i këtij shkrimi: Dafinë Hysenaj me kurorë suksesi. Sepse
Dafina vërtet e meriton këtë emër…
|