2011-05-18

Nga arkivi i hershëm i UDB'së - Nafi Cegrani


Shkruan: Nafi Cegrani -
















Një roman që brezi im e ka lexuar me aq endje qysh në rininë e
hershme, te viteve ‘60, sidomos pas viteve ‘90, ishte botuar e ribotuar disa herë, nga arkifat e fshehta te UDB-se /tani gjenden ne Beograd/ del qartazi se K. Resulbegoviqi nuk ishte autor i vertet qe ta kishte shkruar ai romanin ,,Tradhetia,, që për gati gjysmë shekulli ishte hequr si autori i tij, por nga dikush tjetër të cilit i ishte vjedhur përdhunisht në banesën e Prof. M. Dumanit gjate bastisjes…
Pas vjedhjes, “autorësia” ishte gatuar në kuzhinat e errëta të UDB-së dhe autori i vërtetë i romanit “Tradhtia” ishte zhdukur barbarisht, që kurrë të mos merrej vesh se çfarë kishte ndodhur e si ishin stisur “gjërat” nga “ustallarët” e shërbimeve të fshehta. Dhe, ai që u gjet e u pagëzua si autor, ai që ka gati gjysmë shekulli që po nënshkruan autografe në faqen e parë të romanit “Tradhtia” dhe është në një luftë të pashpallur, por të vazhdueshme me shkrimtarët dhe botuesit më të mirë të letërsisë shqipe, me Ismail Kadarenë dhe me cilindo që i pat dale përpara, nuk mund të ishte një njeri i rastit, as i zakonshëm. Ai ishte Kapllan Resuli, një mësues dhe shkrimtar i ri, që kishte botuar sprovat e tij të para në shtypin e kohës, por që nuk kishte ambicie të vetme të tij vetëm mësuesinë dhe letërsinë. Ai kishte parapëlqyer të ishte edhe bashkëpunëtor e spiun i shërbimeve më te zeza të Jugosllavisë, duke pranuar pa mëdyshje të bënte gjithçka që i kërkohej, sepse të tillë ishin demonët që përlesheshin ne shpirtin e tij të trazuar. Ai ishte thjesht një bir plangprishës i kombit shqiptar dhe, të gjitha që kishte thënë e shkruar për veten nëpër vite, vuajtjet, përndjekjet, persekutimet, burgjet e njëpasnjëshme, nuk ishin veçse një fasadë e shëmtuar. Spiun andej, spiun edhe këndej, çudi e madhe me atë njeri sherrxhi e zhurmëshumë. Çudi me këta njerëz dhe me atë kohë të mistershme, e cila nuk të merrte vetëm jetën fizikisht, por të vriste edhe talentin, edhe identitetin, veprën e artin tënd, vetë përjetësinë...
Nëpër stenda e panaire, por edhe pothuajse në të gjitha libraritë e trojeve shqiptare ku shitet libri shqip, romani “Tradhtia”, (që në thelb të tij është historia e Ulqinit e piratëve të detit dhe luftërave të mëdha me turqit), nuk kishte shitje. Njerëzit i largoheshin atij libri, si murtajës, jo për shkak të titullit të tij, as të përmbajtjes, por për shkak të emrit të autorit, që kishte mbi shpinë mallkimin e brezave dhe të trojeve shqiptare. Nëpër netët e tij letargjikë, atë e ndjek pas një hije, e mundon e i shfaqet si lugat nëpër ëndrra një emër, emri i atij që humbi nëpër humnerat e burgjeve të tmerrshme të UDB-së, i atij që shkroi romanin “Tradhtia” dhe nuk e pa të dilte asnjëherë në dritë. Kockat e lodhura e të munduara të atij njeriu, rrotulloheshin e trandeshin në varrin e ftohtë dhe kërkonin shpagim. I vetmi njeri që nuk e kupton këtë fatthënë kobzezë, këtë hata që e ka shkaktuar dhe gatuar me duart e tij, është Kap1lan Resuli. Madhështor në marrëzinë, të shkuarën dhe poshtërsinë e tij atij nuk i shkon kurrë në mend se ka një përqasje të çuditshme mes titullit që zgjodhi dikur për romanin e vjedhur dhe jetës së tij të errët dhe të ndërlikuar. Por zoti është i madh. Rrugët e tij, të cilave ne u themi rrugët e fatit, janë vërtet të panjohura e të mistershme por shpesh prej tyre na vijnë mesazhe si nga përtejkohërat.
Në vitet e rinisë, kisha dëgjuar të flitej për Kapllan Resulin, një shkrimtar të ri, që premtonte shumë, por u befasova kur u njoha me dosjen e tij voluminoze në vitin 1971, të cilën e lexova me cilësinë e oficerit analist-operativ të SDB-së në Shkup. Siç e thashë, kisha dëgjuar të flitej shumë edhe për romanin “Tradhtia” dhe, i nxitur nga kureshtja, me pretekstin se më duhej dosja e Kapllan Resulit “për një punë zyrtarë”, e tërhoqa dhe e lexova me shumë vëmendje. Ishte një dosje e formuar që nga mesi i viteve ‘50, me formularë të veçantë dhe e ruajtur me miratimin e krerëve të lartë të UDB-së nga Beogradi. Gjithçka që lexova në atë dosje famëkeqe, të sekretuar e koduar, më tmerroi. Kishte në të emra njerëzish, referate dhe raporte, elaborate dhe plane që mbanin siglën “Strogo pov” (Tepër rezervat). Ato që më befasuan më së shumti, ishin faktet që tregonin se romanin “Tradhtia”, që bëri bujë aq të madhe nuk e kishte shkruar kurrë ndonjëherë Kapllan Resuli”. Anatomia dhe historia e këtij romani me të vërtetë mahnitës, është shumë e gjatë dhe fillimet e tij i ka në disa faza, më kryesoret ndër të cilat ishin grabitja e materialeve të një studiuesi e veprimtari të njohur të çështjes së Kosovës, përpunimi dhe plotësimi i dorëshkrimit të romanit sipas direktivave të UDBsë, redaktimi e korrektimi i tij dhe më pas, botimi dhe propagandimi i tij, me një autorësi të re. Pastaj vijnë me radhë përkthimi i tij në gjuhën serbe dhe..... botimi edhe në Shqipëri, pas daljes nga burgu, arratisjes nga Kosova dhe vajtjes atje të “autorit” të sajuar, arrestimit të tij heqjen e romanit tërësisht nga qarkullimi, ribotimin e tij disa herë radhazi pas viteve ‘90, kur autori kishte fituar statusin e emigrantit politik në Zvicër nga gjithçka që thashë më lart, del se romani “Tradhtia” është një libër që ia vlen të lexohet dhe të zërë vend nderi në çdo librari e bibliotekë shqiptare. Vështirë se ka ndonjë shqiptar të moshës sime që të mos e ketë marrë në duar atë libër dhe të mos e ketë shfletuar me ndjenjën e një nderimi të thellë, si të ishte fjala për diçka të shenjtë.


KUSH ËSHTË AUTORI I VËRTETË I ROMANIT “TRADHTIA”? 

Ai është një nga pishtarët e arsimit dhe të kulturës sonë kombëtare, MAHMUT DUMANI. Dora e Zotit ose rrugët e fatit që përmendëm më lart, e kishin çuar atë nga Normalja e Elbasanit, në disa treva të viseve shqiptarë të Maqedonisë, si në Kërçovë, Gostivar, Tetovë e Shkup, ku shërbeu me vite të tëra. Ishte një njeri i gjithanshëm, poliedrik, një studiues dhe një gjuetar metodik dhe i papërsëritshëm, që dinte të kërkonte, të qëmtonte dhe të gjente gjërat më të bukura të folklorit e të trashëgimisë sonë etnografike, gjuhësore, toponimistike, historike e kulturore të kombit tone, duke e skeduar gjithçka me kujdes të madh, si një profesionist i vërtetë. Punoi kudo me shumë devotshmëri, u takua me shumë njerëz te vuajtur e të përvuajtur, me njerëz të kalitur e të përlindur si
FENIKSI, mësoi për fate tragjike shqiptare dhe histori të atyre anëve, mësoi edhe për historinë e gjeografinë e atyre zonave, fshatrave, maleve e fushave, për vrundujt dhe zhvendosjet e mëdha që kishte shkaktuar sundimi turk, për lashtësinë dhe të sotmen. Asgjë nuk mbetej jashtë interesimit të tij. Mbante me hollësi shënime për emra vendesh të veçantë të maleve të Sharrit, të Malit të Thatë e Karadakut, për trojet e Gjilanit e Kumanovës, Preshevës e Prizrenit, Tetovës dhe Kërçovës, dinte të të fliste me fakte e detaje nga më të imtat për ngjarje të ndryshme, për vrasjet e Mulla Idriz Gjilanit, Gjon Serreqit, Sulë Holtës, Xheme Simnicës, Memish Kapidanit, Ibrahim Lutfiut, Hasan Remnikut etj. Shkroi gjerë e gjatë për secilën nga këto figura, si dhe për tradhtitë e mëdha ndër shqiptarët, që e kishin gërryer nëpër vite e shekuj kombin tonë dhe që, prapa tyre, fshihej gjithmonë diçka tjetër dhe dikush tjetër.
Nga e gjitha kjo veprimtari e dendur, dalëngadalë në trurin e Mahmut Dumanit nisën të përvijoheshin konturet e një romani të mirëfilltë, të cilit ai ia kishte gjetur prej kohësh edhe titullin: “Tradhtia e madhe”. Kishte shkruar edhe hyrjen e tij, pastaj prologun dhe epilogun dhe e kishte përfunduar romanin me durim, i sigurt se do t’i kthehej edhe njëherë nga e para, për t’i dhënë dorën e fundit para botimit. Shpirti i tij i trazuar tashmë jetonte vetëm me romanin. Ai shpirt ishte derdhur në të dhe kishte krijuar karaktere e portrete të fuqishme dhe skena ngjarjesh epike e madhështore, të atilla që vetëm mendja e ndritur e një shkrimtari të madh mund t’i krijojë. Në mendjen e tij rridhte me zhurmë lumi Pçinja në zonën e Preshevës, dallgëzonin nëpër lindje e perëndime ditësh e netësh lumenjtë e Lepenecit e të Moravës; në të uturinin nga vikamat e luftërave Maja e Zezë, Karadaku dhe Maja e Kopilaçes. Kopilaçe! Sa emër i veçante, sa dredhi tradhtie (kopilie), drama e tragjedi mbart ai në vetvete! A thua do t’i shkonte ndër mend të riut Kapllan Resuli ky detaj kaq i gjetur, a nuk është edhe ky argument etimologjik e toponimistik, një argument më tepër se truri i tij i pastërvitur nuk mund të kapte dhe të shtjellonte detaje kaq të imta? Më vonë, po, tek “Fanola” dhe veprat e tij të tjera, ka mjaft skena e episode të shkruara me mjeshtëri, por asnjëra prej tyre nuk e ka forcën dhe vërtetësinë e skenave të romanit “Tradhtia”. Dhe kjo do të përbëjë një fushë tjetër të të vërtetave të deformuara, që duhen nxjerrë më në fund në dritë, por le t’ia lemë më mirë kohës.


KUSH ISHTE MAHMUT DUMANI 

Nëpërmjet fijeve të shumëfishta të spiunazhit total që aplikohej më shumë skrupulozitet në çdo pëllëmbë toke të Jugosllavisë, UDB-ja mësoi me hollësi gjithçka që lidhej me veprimtarinë e shqiptarit të rrezikshëm Mahmut Dumani. Mësoi për dorëshkrimet, skedat, studimet dhe hapi një dosje të veçantë për këtë qëllim. Mësoi edhe për dorëshkrimin e romanit “Tradhtia e madhe” dhe, që nga ai çast, ca mendje të djallëzuara thurën planin për ta nxjerrë në dritë atë roman nën një emër tjetër, i cili do të merrte pas kësaj famën dhe kurorën e merituar të një shkrimtari dhe atdhetari të madh, të dashur dhe të besueshëm për të gjithë shqiptarët. Pas planit, detajet nuk kishin shumë rëndësi. Ato ishin çështje kohe, një rutinë që nuk donte shumë mend për t’u zbatuar. Dhe, ashtu u bë. Mahmut Dumani u arrestua befasisht. Ia morën dhe ia konfiskuan që në çastet e arrestimit e burgosjes se padrejtë gjithçka që gjetën në banesën e tij të përkohshme, librat, fotografitë, dorëshkrimet …
Natyrisht edhe dorëshkrimin e “Tradhtisë së madhe”, për të cilin ishte thurur gjithë rrjeta e merimangës. Madje, pikërisht ai dorëshkrim do të përdorej në gjyq si material komprometues kundër të akuzuarit për veprimtari antijugosllave. Ky ishte hapi i parë, që do të pasohej më vonë nga të tjerë. Natyrisht, që në fillimet e thurjes së planit djallëzor, zotërinjtë e UDB-së kishin gjithmonë parasysh të riun Kapllan Resuli, i cili ishte mësues në fshatin Tearcë të Tetovës dhe kishte pranuar prej kohësh t’iu shërbente atyre e të luante ndër shqiptarë rolin e Kalit të Trojës. Për të, sipas rregullave, ishte hapur një dosje tashmë e njohur prej meje, me siglën PPR “Korabi” (Predmet u Predhonu Radu), e cila pasurohej vazhdimisht. Por, sipas logjikës dhe stilit të UDB-se, ai ishte tepër i ri për t’i besuar përpunimin dhe redaktimin e një romani të vërtetë, që parashikohej të ishte ndër me të mirët e letërsisë shqipe. Me këtë do të merreshin ca ustallarë të tjerë, shumë më të kualifikuar, që dinin t’’i bënin punët ashtu siç duhej dhe që nuk kishin nguruar t’iu shërbenin padronëve të tyre me devotshmëri edhe herë të tjera. “Ustallarë” të tillë, nuk ishte e vështirë të gjendeshin. Njëri ndër ta ishte Lutfi Rusi, deri vonë oficer i OZNA-s jugosllave, madje edhe kryeredaktor i “Flakës së Vllaznimit”, ndërsa tjetri dramaturgu Murteza Peza, drejtor i Radio Shkupit. Sipas direktivave të UDBsë, nga që gjithçka ishte pothuajse e gatshme dhe e përfunduar nga vetë Mahmut Dumani, ndreqjet, plotësimet dhe përshtatjet që duhej të bënin ata duhej të ishin të papërfillshme, të lehta, “të padukshme e anësore”, por gjithsesi fine, që romani të ishte i gjetur në formë dhe në përmbajtje. Sa për gjuhën dhe anën letrare, “ustai” ishte gjithashtu i gatshëm. Ai ishte doktor Petro Janura, shefi i Rezidencës në Shkup. Pas këtij kombinacioni të hollë operativ, mbetej vetëm finalja: Arrestimi i Kapllan Resulit, si një “antijugosllav shumë i rrezikshëm” dhe rekrutimi e përpunimi në burgjet e Idrizovës i rolit të tij të mëtejshëm si atdhetar i madh, si shkrimtar dhe autor i romanit “Tradhtia”, që denonconte të gjitha punët e ndyra të Jugosllaveve kundër Kosovës.
Gjetje më e mirë, vështirë se mund të bëhej. Mbetej vetëm që dorëshkrimi i “Tradhtisë” t’i jepej “autorit” të tij, i cili duhej ta mësonte më parë përmendësh dhe ta përkthente pastaj në serbokroatisht. Me këtë punë, ai u mor “në burg” për afro një vit e gjysmë, kohë pas së cilës ai iu la në dorë shefave të tij variantin përfundimtar të romanit “Tradhtia” (Titulli ishte ndërruar që më parë, në zyrat e UDB-së.), të përkthyer e të firmosur prej tij. Edhe sot, ato fletore nxënësish të mbushura me një shkrim të pasigurt dhe jo fort të lexueshëm, plot me prishje, ndreqje e shkarravina, ruhen në dosjen e Kapllan Resulit. Ruhen me fanatizëm, ashtu siç është tradita e të gjitha shërbimeve sekrete serioze në botë, së bashku me instruksionet dhe detyrat e përcaktuara me rigorozitetin më të madh, të cilat do ta shndërronin Kapllan Resulin gati në një hero dhe do të përgatisnin terrenin për “arratisjen” nga burgu dhe “ikjen” në Shqipëri si një i përndjekur i njohur politik. Kështu, pra, nisi operacioni misterioz dhe perfid, me shifrën e koduar “K – Korabi”. Kështu, me romanin “Tradhtia” nën sqetull, Kapllan Resuli u arratis në Shqipëri dhe nisi përfundimisht rrugën e tij të tradhtisë së përjetshme......
Kam përshtypjen se dosja kryesore e këtij njeriu ruhet në qendrën e UDB-së në Beograd. Por edhe dosja me të cilën jam njohur unë, është e bollshme. Ajo të jep dorë dhe të ndihmon për të nxjerrë përfundime të sakta se çfarë ndodhte në atë kohë, si përfshiheshin njerëzit në veprime të tilla agjenturore, deri ku shtriheshin e shkonin intrigat dhe legjendat e shërbimeve të fshehta etj. Konkretisht, unë kam lexuar në atë dosje emra njerëzish të njohur, të cilët ishin thirrur në organet e UDB-së për biseda informative. Mes tyre edhe Fariha Hajrullahu, Esat Hoxha, Adem Demaçi, Esat Mekuli, Bahri Brisku dhe Adem Gajtani. Madje ky i fundit, pas një flirti të gjatë me bashkëshorten e Kapllan Resulit, i kërkoi asaj të martoheshin dhe këmbënguli që Kapllani të nënshkruante kërkesën për ndarje në burgun e Idrizovës. Dhe ky ishte një tjetër kombinacion i UDB-së. Ajo nuk i besonte askujt dhe synonte t’i mbyllte të gjitha shtigjet e ndonjë tërheqjeje të mundshme. Pra, me këtë ndarje të papritur në kohën që Kapllani ishte përfshirë në veprimtarinë e tij më të ethshme agjenturore, ajo kërkonte ta bënte fare leckë këtë të fundit, ta dëshpëronte dhe ta thyente moralisht, me qëllim që ai ta kishte më të lehtë nisjen për në Shqipëri, sipas planit. Në këtë kuptim, mendoj se të gjithë personat e lartpërmendur, ose një pjesë e mirë e tyre, duhet të kenë pasur dijeni se çfarë po ndodhte me të gjorin Kapllan. Më tej, unë pyes përsëri: Vallë, a nuk kanë pasur dijeni për “ikjen” e inskenuar të Kapllan Resulit edhe shokët e tij të burgut, si Rexhep Bunjaktu e të tjerë?
Patjetër që kanë pasur, sepse në atë kohë Kapllani nuk ishte aq i formuar sa t’i ruante sekretet me fanatizëm dhe të zbatonte deri në fund rregullat e konspiracionit. Nga ana tjetër, vetë fakti që, dashur e pa dashur, UDB-ja u detyrua të përfshinte disa persona, e bënte këtë operacion të brishtë dhe të lexueshëm edhe nga një njeri me zgjuarsi mesatare dhe jo më për ata që punonin në shërbimet e fshehta, ose për intelektualët me emër. Akoma më tej, para se të arrestohej dhe të humbte pa nam e pa nishan, Mahmut Dumani, duhej të kishte biseduar patjetër me më shumë se një person për romanin që kishte nëpër duar. Dhe, kur i njëjti roman u botua nën një emër tjetër, a thua nuk e kanë marrë vesh lojën agjenturore këta njerëz, nuk e kanë ditur ata se të gjitha materialet dhe dokumentet e Mahmut Dumanit u morën dhe u konfiskuan nga UDB-ja?!... Në një bisedë që kam pasur me shkrimtarin e shquar Murat Isaku, në Tetovë, në verën e vonë të vitit 1993, në praninë e Kapllan Resulit, i cili kishte ardhur tek unë në Çegran si mysafir nga Zvicra, ai më tha se ishte prej kohësh në dijeni për këtë, por nuk kishte guxuar të hapte gojë, nga frika e “fakirëve” shqiptarë, të cilët ishin të angazhuar si spiunë edhe në radhët e shkrimtarëve e gazetarëve... Për ta ilustruar këtë, Murat Isaku përmendi emrin e Muhamer Vishkos, por unë e di fort mirë se edhe shumë të tjerë, nga qejfi ose nga zori; e kanë zhvilluar atë veprimtari për një kohë të gjatë, për të mos thënë se ata që janë gjallë e vazhdojnë edhe sot. Po në atë bisedë, unë e pyeta Murat Isakun në dinte ndonjë gjë për Mahmut Dumanin dhe për dorëshkrimin e romanit të tij. Ai u step. Me sa di unë, këmbëngula, Mahmuti është “babai” i romanit “Tradhtia” dhe jo Kapllan Resuli, alias Resulbegoviq ose ,,akademik,, Buriqi… Murati më pa drejt në sy, buzëqeshi, dhe i ra shkurt bisedës: “Mos mëngacmoni, zoti Nafi, juve vetë pyesni e vetë përgjigjeni, sepse ju keni Punuar në SDB dhe e dini fort mirë të vërtetën .Para jush dhe para zotit Kapllan, Unë nuk guxoj të flas më gjatë për këtë...
Me mire bent e flet vete ,,Kallushi”! –tha ne fund Murat Isaku, disi I vrejtur ne fytyre ! Siç e thashë, kjo bisedë zhvillohej në praninë e vetë Kapllan Resulit, sado e çuditshme dhe paradoksale të tingëllojë një gjë e tillë. Me këtë rast, dikush mund të pyesë me të drejtë: “Po vetë Kapllani, çfarë bëri, si reagonte, kur diskutohej në sy të tij se kishte qenë në shërbim të UDB-së dhe se, me urdhër të saj, kishte pranuar të merrte përsipër autorësinë e një romani që nuk e kishte shkruar kurrë vetë?... Kapllani i gjorë, nuk mund të reagonte.Dukej, disi i shashtrisur dhe ne fytyre fare i zverdhur, sikur ikishte rene pika. Si shërbëtor i vjetër e i mësuar i shërbimeve sekrete, ai i dinte mirë rregullat e lojës, sidomos atë rregullin, sipas të cilit heshtja është flori. Ai e dinte mirë gjithashtu se, kur një ish-punonjës i SDB-së ka vendosur të flasë, kjo gjë nuk mund të parandalohet…/ per cka me vone, ne shkrimet e veta Buriqi, ne shenje urejtjeje do shkruan per mua:,, Nafi Cegrani, ,,MAJOR,, I UDB-se,,/(?!?) Të paktën ai vetë, nuk kishte asnjë force, ende edhe sot nuk ka ndergjegje, per Te dale paara opinjonit shqiptare dhe te rreefen haptazi, cfare ndodhi me te gjate viteve te rrenuara udbashiane , per tab ere realen dhe te verteten publike… Por ai, gjersa qendroi ne shtepine time ne Cegran, orvatej ne menyra te ndryshme qe te me bindete te besoja se ka qene i mashtruar për ta bërë një gjë të tillë, ndonëse tërthorazi, në mënyra nga më të ndryshmet, më ishte lutur që ta kurseja dhe te mos flisnja, te mos e hapja gojën ne lidhje me romanin ,,Tradhtia,, dhe per ate se si eshte ,,arratisur,, nga burgu i ,,Idrizoves,, port a ndihmoja e te vehej ne kontakt me Esat Hoxhen dhe Rexhep Bunjakun. Sidomos kur e mori vesh se kisha lexuar dosjen e tij. Pas këtyre bisedave, ia dhash ta vesh Kapllani nje sako te re te cilen vellau im ma kishte derguar nga Amerika, dhe e ndihmova, duke e cuar me veture ne shtepine e Esad Hoxhes ne Shkup. Është e qartë se sot nuk duhet dhe nuk mund t’i bëjmë bisht të vërtetës, sado e ëmbël, ose e hidhur që të jetë ajo. Le ta shohim atë drejt në sy, për t’u çliruar nga mëkatet e së kaluarës.Kete ia thash edhe Kapllanit me qellim qe t I jepja guximin e te rrefehej.Por ai kete nuk e beri…
******
Historia e letërsisë dhe e artit në përgjithësi, njeh shumë raste të ngjashme me këtë që po trajtojmë, për zhdukjen ose vjedhjen, për humbjen apo djegien e shumë veprave, librave e dorëshkrimeve të ndryshme, të sapunisura, të pambaruara ose edhe të përfunduara e të bëra gati për t’u publikuar. Ndër këto raste, është i njohur ai që lidhet me shkrimtarin e madh Eernest Heminguej, bashkëshortja e të cilit, duke udhëtuar për në Zvicër humbi për të mos u gjetur kurrë një baule të madhe plot me dorëshkrime. Një Zot i madh e di se çfarë kishte dhe përse flitej në ato dorëshkrime. Por, sigurisht, pas vetëvrasjes se novelistit të ardhshëm, ato dorëshkrime duhet të kenë rënë në ndonjë dorë “ustai” dhe, prej tyre, ndoshta ka lindur ndonjë shkrimtar i madh në Perëndim. Edhe ndonjë novelist tjetër, pse jo. Ndoshta!... Edhe N. Gogoli, pjesën e dytë të romanit “Shpirtra të vdekur”, e dogji pak çaste para se të ndërronte jetë. Ndërsa për Mihal Shollohovin, një tjetër nobelist i madh ky, si dhe ish-oficer i shërbimeve sekrete bolshevike, thuhet se ka bërë emër duke vjedhur veprat e një ish-oficeri të ushtrisë së bardhë dhe, me pas, e ka likuiduar atë për të humbur gjurmët. Po, ç’të shkojmë aq larg, kur rastet i kemi midis nesh?
Kujtoj dorëshkrimin e Gjon Serreçit, i cili, vetëm disa ditë para se të binte në dorën e UDB-se, duke e parandier të keqen, ia dha atë Rizah Shkodriqit, për t’ia çuar Gajur Dërrallës në Shkup. Nuk e di se si, por edhe ky dorëshkrim, që bën fjalë për heroizmat, besën dhe tradhtitë shqiptare, ra më vonë në duart e UDB-së. Ndoshta, kjo ka ndodhur pas arrestimit të Gajur Dërrallës. Edhe Ibrahim Lutfiu, veprim-tari i guximshëm nga Prizreni, vetëm disa çaste para se te arrestohej nga UDB-ja, pra në kohën që i kishin trokitur në portë, i vuri zjarrin dorëshkrimit të romanit të tij, në të cilin bëhej fjalë për heroizmat e Mullah Idrizit dhe Hasan Remnikut me shokë. Pas kësaj, Ibrahimi vrau edhe veten, për të mos përfunduar në skëterrën e UDBsë, por ata qe hynë egërsisht në shtëpinë e tij i futën duart me shpejtësi në zjarrin e vatrës e rrëmbyen dorëshkrimin dhe ashtu gjysmë të djegur e futën në arkivat e tyre në Prishtinë. Kështu mund të përmendim plot shembuj të tjerë, por ajo që ndodhi me romanin “Tradhtia” është shumë e veçantë, është një intrige sa agjenturore, aq edhe letrare, ndaj për këtë duhet gërmuar, gjurmuar, analizuar dhe shkruar nga specialistët dhe profesionistët e vërtetë të kësaj fushe. …
Në fund të fundit, nuk besoj se dorëshkrimi i Mahmut Dumanit është zhdukur përfundimisht. Ai ruhet me siguri nëpër arkivat e shërbimeve sekrete dhe ka mundësi të kërkohet e të gjendet, në përputhje me rregullat zyrtare, dhe mund të botohet ashtu siç e ka shkruar autori i vërtetë i tij, që romani të marrë vlerën e vërtete, atë që i takon. Pas kësaj, as Kapllan Resuli dhe as ndonjë Kapllan tjetër nuk do të mund të thonë më se edhe ata kanë punuar mbi faqet e romanit dhe, në këtë kuptim, janë po aq autorë të tij sa Mahmut Dumani... Për këtë, kemi sot një detyrim të madh moral e qytetar, për të mirën e historiografisë sonë shqiptare. Dhe, pasi ta kemi bërë këtë, atëherë ndoshta do të kujtohemi të pyesim: “Po me dorëshkrimet e Mitrush Kutelit, Lasgush Poradecit, Kasem Trebeshinës, Bilal Xhaferit, Kin Dushit, Jorgo Bllacit, vëllezërve Blloshmi, Avzi Nelës, apo edhe të Martin Camajt, çfarë ka ndodhur? Janë zhdukur, kanë humbur, apo ruhen diku, nëpër arkivat e mykura të ish-shtetit komunist shqiptar. Nëse janë ende nëpër ato arkiva, përse nuk bëhen sot kërkime për t’i gjetur e për t’i nxjerrë ata në dritën e vërtetë. Por le t’i kthehemi romanit “Tradhtia” dhe “autorit” të tij, Kapllan Resuli.
Me të dy edhe me librin edhe me gjoja autorin, UDB-ja realizoi një nga operacionet më spektakolare dhe më afatgjatë në Shqipëri. Por duket të pranojmë se në mjaft raste puna e Sigurimit të Shtetit ishte shumë e ngjashme me atë të Sigurimit Jugosllav, dhe kjo ndodhte qoftë se zbulimi e kundërzbulimi i të dyja palëve bashkëpunonin në fshehtësi, qoftë se, siç është bërë tashmë e njohur, pothuajse të gjithë ish-ministrat e Brendshëm dhe ndihmësit e tyre kryesorë në Shqipëri ishin vënë prej kohësh në shërbim të jugosllavëve, qoftë edhe se të dy shtetet udhëhiqeshin gati nga e njëjta ideologji, marksizëmleninizmi. Pra, të dyja palët i bashkonin armët kur ishte fjala për të devalvuar dinjitetin dhe ndjenjën kombëtare të shqiptarëve, të cilët e kishin shpirtin të mbrujtur dhe të njësuar me ndjenjën dhe virtytin, që buronin nga gjaku dhe raca e tyre për qëllime të mbrapshta dhe për të bërë përçarje dhe hata ndër shqiptarinë, andej dhe këtej kufirit, duhej patjetër edhe ndonjë mollë sherriviktimë, duheshin edhe njerëz të verbuar, qoftë edhe si Kapllan Resuli, për t’i futur në rrjetën dhe lojën e UDB-së... Është e rëndësishme këtu të cek mënyrat, metodat, stilin e punës dhe të veprimit specifik të këtij lloj shërbimi, i cili dihet tashmë se ka qenë ndër më të tmerrshmit dhe më aktivët në Ballkan, në mos më gjerë. Në mënyrë të përkryer ai shërbim dinte të injektonte gjëra të çuditshme, të tmerrshme, shpesh edhe me pasojë për jetën e personit që binte në rrjetën e këtyre dramave të sajuara shpesh edhe në bazë të “ARGUMENT BACILINUMT” Dua të ndalem pak edhe në faktin se çfarë ndodhi me Kapllan Resulin pas “arratisjes” së tij në Shqipëri. Dihet se pas kësaj ai nisi të vërë në zbatim planin në bazë të detyrave që i ishin ngarkuar.
Nisi nga takimet me persona të caktuar, të rekomanduar nga padronët e tij. Nisi të mblidhte informacionet e kërkuara (Ndoshta në të gjithë këtë lojë, pati ndikimin e tij edhe vëllai i Kapllanit, ish-oficeri i KOS-it të Armatës Jugosllave, majori Xhevdet Resulbegoviçi), por, me sa di unë, të gjithë personat që takonte ai ishin nën vëzhgim, kështu që Sigurimi i Shtetit shqiptar nuk e pati të vështirë që ta vinte edhe atë nën përpunim dhe t’iu servirte jugosllavëve materiale dhe informacione të paqena. Natyrisht, pa dijeninë dhe dashjen e Kapllan Resulit, i cili, pas botimit të romanit “Tradhtia”, që bëri shumë bujë edhe në Shqipëri, e ndjente veten në majat e lavdisë. Dhe nuk e kuptoi atëherë, e ndoshta nuk e kupton as sot, se ndoshta është pikërisht ky roman “i nëmur” shkaku i viteve të gjata të burgut të tij. Është e qartë se regjisorët dhe aktorët e kësaj drame pranuan të rrezikonin, për të përfituar diçka më të madhe, por ata kurrë nuk e kishin menduar se romani “Tradhtia” do të fitonte shumë shpejt aq popullaritet, sa ta lexonin pothuajse të gjithë shqiptarët që kishin sadopak interes për letërsinë. Kjo ishte diçka e paparashikuar, që nuk iu leverdiste aspak titistëve, këndej dhe andej kufirit. Në këtë kuptim veprimtaria agjenturore e Kapllan Resulit, nuk kishte asnjë vlerë krahasuar me vlerën që kishte romani. Për t’ia arritur qëllimit i kishin vetëm një mënyrë: arrestimin e “autorit” të romanit ku për pasojë do të anatemohej edhe vepra e tij, do të shpallej herezi dhe do të hiqej nga qarkullimi dhe të digjej e të zhdukej krejtësisht. Dhe kështu ndodhi vërtet. I shkreti BUROVIÇ, kaloi vite e vite të tëra “nën hijen e qershisë” në burgun e Burrelit, në Spaç e gjetkë, ku e njohën edhe shumë shqiptarë të burgosur nga regjimi i atëhershëm enverist, Por kjo është një çështje tjetër.
Thonë se në burgosjen e Kapllanit në Shqipëri, ka gisht edhe Ismail Kadareja i madh, si dhe disa të tjerë në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Por, kjo nuk është diçka e panjohur, dihet se artistët, për shkak të rivaliteteve dhe zilisë janë shumë të gatshëm t’ia fusin njëri-tjetrit. Dhe, spiunllëku atje ku duhet, është gjeja më e thjeshtë për t’u bërë, aq më tepër kur dihet që shërbimet sekrete ofrojnë dhe garantojnë fshehtësinë dhe anonimatin e plotë. Në këtë këndvështrimi, kërkesa që bëhet sot në Shqipëri nga disa prej njerëzve më të mëdhenj të artit, nuk është gjë tjetër, veçse një farsë propagandistike, një lojë për ta rritur edhe më tej famën dhe emrin e tyre, si kampionë të demokracisë. Ata e dinë shumë mirë se dosjet nuk do të hapen kurrë, ata e kanë marrë prej kohësh garancinë se, çfarë është shkruar dhe ka ngrirë në ato dosje të errëta, nuk do ta shohë kurrë dritën e diellit. Siç e kam mësuar më vonë, pas daljes nga burgu, Kapllani mbeti fare pa identitet kombëtar. Në vitin 1993, siç e kam përmendur edhe më lart, erdhi nga Zvicra në Çegran, u takuam së bashku edhe me Murat Isakun, Adriatik Kallullin, Xhezair Abazin e të tjerë, e të tjerë në qytetin e Tetovës. Shkoi edhe në Shkup, për të realizuar qëllimin për të cilin e kishte marrë tërë atë rrugë të gjatë: Ta nxirrte dosjen e tij nga SDB-ja, t’i shqyente dhe t’i fshinte njëherë e përgjithmonë si atë dosje, ashtu edhe dorëshkrimin origjinal të romanit “Tradhtia”, të shkruar me dorën e Mahmut Dumanit, por nuk ia arriti kësaj dhe iku andej nga erdhi me një mërzi të madhe. Pas ca ditësh, i pajisur çuditërisht me një pasaportë kroate dhe me një emër të trilluar, shkoi në Ulqin, ku i dha gazetës malazeze “Pobjeda” një nga intervistat më antishqiptare dhe më skandaloze të jetës së tij, duke deklaruar botërisht se nuk është shqiptar, por jugosllav . …
P.S.
Kush, kur dhe si u formua OZN’a (Odelenje za Zashtitu Naroda - Dega e Mbrojtjes Popullore) jugosllave?
Sherbimet e fshehta te sigurimit jugosllav anatomine e formimit e kane qe nga vitet 1944/46, fillimisht kur Rankoviqi ne ishullin Vis te Kroacise bashke me Titon /marshalin komintenist/,dhe kreret qe do te emrohen ne siperfaqesite e kesaj agjenture ne nivelin federative dhe atyre republikane dhe krahinore, sollen VENDIMIN e prere, duke themeluar VOSI-n dhe OZN-a, te cilat me vone u ,,shkrine ,, ne UDB-a dhe KOS, te drejtuara nga vet Rankoviqi deri ne vitin 1966, kur ky, ne Plenumin e BRioneve u ,,shkarkua,, ke urdher te Titos dhe te KQ te LKJ-se…
( Duhet theksuar se keta Sherbime famkeqe ne Kosove gjate viteve te tmerreve dhe vdekjes per shqiptaret, udhehiqeshin nga antishqiptaret me te rrezikshem sic ishin Milladin Popoviqi te cilin pas atentatit ne Prizren, e zevendesoi Spasoje Gjakoviqi, ky gjithnje nen direktivat e Dushan Mugoshes, Tempos dhe Rankoviqit…Duke emruar, njekohesisht edhe krere te falanges shqiptare me ,,pelqimin,, e Fadil Hoxhes, UDBJA dhe KOS-I udhehiqen edhe nga Mehmet Maliqi, Ali Shukrija, Gojko Medinica, Sahit Bakalli,Mehmet Shoshi, Cedo Mijoviqi e shume te tjere, gjer te ardhja e Selim Broshes, Muharrem Danes dhe disa spasiqash tjere shqiptare…)
Po keshtu ishte gjendja e tmerreve dhe vdekjes edhe per shqiptaret ne Maqedoni dhe Mal te Zi !Pas Plenumit te Brioneve ne vere te vitit 1966 dhe renien e Rankoviqit, UDBJA jugosllave beri disa ,,ndryshime,, Brenda per Brenda dhe ,,disa nderime kuadrosh,, duke u shenderruar ne SDB (Luzhba Drzhavne Bezbednosti) Sherbimi i Sigurimit shteteror.( Por, ne popull ky sherbim famkeq mbahet mend dhe njihet si UDB).Gjersa KOS-i ,(Kontra obavestajna Sluzhba) mbete i pandryshuar si Sherbim ushtara i Kunderzbulimit,i cili ne saje te kometencave per sigurim shteteror,ka qene nen konstrollin e UDB-se dhe, pas renies se Rankoviqit SDB e ka kontrolluar KOS-in, deri ne shkaterrimin e Jugosllavise komuniste …( per te vazhduar me tej, gjate kohes se Mllosheviqit, UDBJA dhe KOSI bashkarisht, nje beteje te fshete klanor dhe mafioz duke shendruar rrjetet dhe selite e viteve te rrenuara te spiunazhit jugosllav, ne nje makineri te fuqishme dhe shume te rrezikshme te nentokes dhe krimit te organizuar, me njerez te stervitur dhe te cilet bene krime ne shtigjet ballkanike,duke ndjekur ne vazhdimesi veprimtari djalli dhe vdekje si ne Bosnje e Kroaci, njashtu edhe ne Kosove…ne kohe dhe hapesire, deri me daljen e UCK-se dhe ,, vdekjen ,, e Millosheviqit, - cili, ne fakt, sot jetojne bashke me gjeneralin Kadieviq, ne vila special qe mbrohen nga agjent special te Putinit ne Siberi!).
Por, kjo eshte nje histori tjeter, nje sage ndryshe ballkanike …

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...