2011-05-17

POLICIA E DURRËSIT NUK E NJEH SHTETIN E KOSOVËS ?!


http://www.shekulli.com.al/2009/12/29/policia%20rendit.jpg
Policia kufitare në Portin e Durrësit duket thuaja se lëngon nga mungesa e mirësjelljes, nuk i njeh ligjet, nuk e rrespekton Kushtetutën e Shqipërise, neglizhon kodeksin e profesionit…maltreton turistët, udhëtarët në transit, konsumatorët e këtyre shërbimeve…edhe të atyre policore, anise konsumatori taksapagues i Shqipërisë, edhe një pjesë prej nesh nga Kosova kur përkohësisht ndodhemi te “ Mëma “ Shqipëri – kontribuojmë në Buxhet dhe në pagat e shpenzimet tjera të Policisë ?! Kolegët italianë të durrsakëve në Bari, policë kufitarë, dolën më burra: E trajtuan me dinjitetin e duhur familjen nga Kosova,. E ushqyen dhe e vendosën si nikoqirë e mikpritës të vërtetë – si vëllezër, me që mikpritja vëllazërore u mungoi në Portin e Durrësit ?! Kolegët italianë Kontaktuan Ambasadorin e Kosovës në Romë ( veprim ky që i mungoi policëve në Durrës ), duke u këshilluar me Të se pse në Durrës nuk pranohet Kosova ( pse nuk pranohet dokumenti zyrtar i Ambasadës së Kosovës në Romë ) ? Policia kufitare në Portin e Durrësit nuk ia njohu dokumentin e përkohëshëm të udhëtimit një familjeje nga Kosova, dokument ky që është leshuar nga autoriteti, nga Ambasada e Kosovës në Itali, për shkak të skadimit të dokumenteve të udhëtimit.



 image




Ky dokument i udhëtimit ( passavan ) ka vlerë edhe nëse nuk shoqërohet nga pasaporta. Vlerën e këtij dokumenti e njohu dhe e respektoi paraprakisht Policia kufitare në Bari të Italisë, veprim ky që do të duheshte t ia lehtësonte punën PK të Durrësit. Policia kufitare e Portit të Durrësit nuk u mjaftua me kaq. Për t i vënë “ kapak turpit “ e gjobiti familjen nga Kosova me 4.000 € ?! Derisa në vendkalimin kufitar Kosovë – Shqipëri kalohet vetëm me karte identiteti zotërinjëve police kufitarë të Portit të Durrësit nuk iu mjafton as pasaporta as dokumenti valid i lëshuar nga organi kompetent – siq është Ambasada ?! Derisa një deputete e Parlamentit të Shqipërisë ( zonja Vokshi ) mund të provokojë skandal po në këtë kufi, derisa për të intervenojnë mbi Ligjin duke e shkeluar ate ata të cilët janë më të thirrurit ta mbrojnë: Qeveritë e Shqipërisë dhe të Kosovës – për këtë rast askush nuk merr mundin ?!
http://arkivi.peshkupauje.com/wp-content/uploads/2007/07/durres-bicikleta.jpg?q=wp-content/uploads/2007/07/durres-bicikleta.jpg

Ndaj, Qeveritë e Shqipërisë dhe të Kosovës, ashtu si u angazhuan padrejtësisht për rastin “ Vokshi “ duhet të angazhohen edhe për të zbatuar Ligjin, për ta njohur edhe praktikisht Kosovën e Shqipërinë dhe për ta marrë në mbrojtje këtë familje të pafat – skajshmërisht të maltretuar, të ofenduar e të indinjuar. Veçanërisht aktivë në këtë drejtim duhet të jenë Ministritë e punëve të jashtme, Ministritë e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shqipërisë. Sipas linjës vertikale të hierarkisë përgjegjësit duhet të japin llogari para opinionit, para ligjit, para kodeksit profesional dhe llogari morale. Ministria e Turizmit, e cila me rastin e hapjes së Panairit të sivjemë të Turizmit na thirri, na premtoi, bile edhe na garantoi mikpritje, kujdes e siguri poashtu duhet të angazhohet për satisfaksionimin e kësaj familjeje por edhe, së bashku me Policinë e Shqipërisë, të kërkojnë falje publike për këtë dhe për rastet tjera të shkeljes së dinjitetit dhe të keqtrajtimit të turistëve, pushuesve nga Kosova – qofshin ata edhe ne transit.





Në këtë kontekst freskojmë dhe përsërisim ftesën tone për t u takuar me Ministrin e Turizmit, e kesaj rradhe këtë ftesë po ia drejtojmë edhe drejtorit të PSH, të ulemi dhe t i trajtojmë me seriozitetin maksimal vëllazëror çështjet që na interesojnë ? Edhe Ambnasada e Kosovës në Romë të Italisë është dashur të jetë më e vendosur dhe të insistojë në respektimin e dokumentit zyrtar. Nëpërmes rrugës diplomatike është dashur të merret në mbrojtje e përkujdesje kjo familje – sepse edhe kështu dëshmohet shtetësia, sepse të qenit Shtet duhet t ia dëshmojmë së pari vetvehtes ! Ky rast, kur të kihet parasysh edhe rasti i “ aneksimit “ të Kaçanikut në favor të hartës së IRJM nga Ofiqaria e Komunes Saraj të Shkupit, na bëjnë që të mos e ndiejmë vehten rehat. Stina turistike është aq afër sa që autoritetet e Mëmës Shqipëri duhet të mendojnë e të veprojne shpejtë për të përmirësuar imazhin, për të dëshmuar se ftesa, premtimet dhe garancitë e dhëna me rastin e hapjes së Panairit të sivjemë të turizmit në Prishtinë – ishin serioze dhe të sinqerta. Reth këtij rasti, mendoj se duhet të prononcohen edhe shoqatat për mbrojtjen e konsumatorëve në Shqipëri. Sepse, anise konsumatorët turistik të lënduar në dinjitet nuk janë shtetas të Shqipërise janë konsumatorë të ndodhur në Shqipëri të cilëve iu takon mbrojtje ( ndoshta mbrojtje e dyfishtë ). Posaçerisht pres reagimin dhe kujdesin e Agjensioneve Turistike, agjensioneve të udhëtimit…e operatorëve të turizmit që veprojnë në Shqipëri, në Itali e në Kosovë për të ndërprerë praktikat e tilla, për t i marrë në mbrojtje klientët.

Selatin Kaçaniku, dhe KONSUMATORI, Prishtinë, Kosovë

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...