Nënkryetari i Qeverisë së Serbisë, Ivica Daçiq, deklaroi sot se e vetmja
zgjidhje e shpejtë dhe reale për Kosovën është arritja e një kompromisi
ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, dhe se ai nuk angazhohet për ndarjen e
Kosovës, por për caktimin e kufirit.
Puna e ime nuk është t’u tregoj përralla qytetarëve të Serbisë për gjumë të ëmbël, por të shohim sesi Serbia të jetojë më tutje, ka theksuar Daçiq.
“Asnjëherë nuk kam përdorur fjalën ndarje... Ideja mbi caktimin e kufijve mund të ishte zgjidhje për të cilën do të duhej të deklaroheshin qytetarët”, u ka thënë Daçiq gazetarëve gjatë një konference me rastin e 10 vjetorit të misionit të OSBE-së në Serbi.
Daçiq ka saktësuar se nëse do të ketë kësi propozimi, qytetarët do të ishin të detyruar të deklaroheshin për të. “Kjo do të nënkuptonte ndryshimin e kushtetutës dhe kjo është një procedurë”, ka thënë ai.
I pyetur nëse në këtë mënyrë po paraqet qëndrimin e vet personal apo qëndrimin e Qeverisë së Serbisë, ai ka theksuar se ai ka paraqitur propozimin “si njeri, i cili ka lindur e jetuar në Kosovë”.
“Unë jam kryetar i partisë politike, nuk jam nëpunës qeverie. Kryeministri ndoshta nuk do të më caktojë se cili është programi i partisë sime politike. Unë askënd s’po e sulmoj në qeveri”, është shprehur Daçiq.
Daçiq ka thënë se ai ka ripërsëritur mendimin e shumicës së qytetarëve dhe se kështu ai kishte propozuar qysh për të gjallë të Sllobodan Millosheviqit. “Sikur çështje e ish-Jugosllavisë të zgjidhej në këtë mënyrë, nuk do të kishte luftëra”, ka shtuar ai.
Sipas fjalëve të Daçiqit, kompromisi është i domosdoshëm, se ndryshe, meqë “Serbia konsideron se e gjithë Kosova është pjesë e Serbisë, që asnjë politikan shqiptar nuk do ta pranojë, Beogradi që të realizonte idetë e veta nëse bisedimet dështojnë, do të duhej të përdorte mjetet ushtarake”.
Daçiq ka thënë se situata është e ngjashme edhe te pala shqiptare, dhe në këtë rast qëndrimet e tilla do të çonin nga lufta e re.
“Nuk dëshiroj të ndryshoj politikën rreth Kosovës. Mua askush s’mund të ma shohë për të madhe se nuk kam mbrojtur Kosovën në çdo mënyrë. Ne në SPS Kosovën e kemi mbrojtur me armë, për dallim nga disa në Beograd që vetëm kanë teoretizuar”, ka shtuar ai.
Ai ka theksuar se kundër propozimit për ndarje janë edhe BE edhe SHBA edhe Prishtina edhe Beogradi.
“Nëse të gjithë janë kundër, do të dëshiroja të më thoshte dikush se cili pra është zgjidhja për Kosovën...”.