Rënkoi thellë në heshtje,
Flokëbardha,
Trupvogla,
Fjalëmbla,
Brengëmadhja
Thatimja,
E munduara,
Thatimja,
E munduara,
Pak
e kërrusura,
Madhështorja
Madhështorja
E
rrëgjuara,
Nëna ime,
Dhe u ndeh e tëra,
Nëna ime,
Dhe u ndeh e tëra,
U
drodh më pas si gjethi në vjeshtë,
U
shkundën rrapet e lashta.
Malet e larta u kollitën rëndë.
E përgjëruar u përgjunj NËNA,
Malet e larta u kollitën rëndë.
E përgjëruar u përgjunj NËNA,
Iu
tha në fyt fjala.
Buzën kafshoi me dhembje,
Currili i gjakut të saj pikoi mbi përgjumje,
Kur pa diellin që u mbështoll i murrëtyer me pelerinë
Dhe pa vështruar përqark
Buzën kafshoi me dhembje,
Currili i gjakut të saj pikoi mbi përgjumje,
Kur pa diellin që u mbështoll i murrëtyer me pelerinë
Dhe pa vështruar përqark
U
tërhoq me ngutje,
Krenarithyer,
I trishtuar,
I nervozuar,
I trishtuar,
I nervozuar,
I
përbuzur,
I mohuar.
I mohuar.
Ardhësit e rinj paturpësisht
I
thanë:
Jetëdhënësit,
Ndriçonjësit,
Diellorit.
Shko plako, shko,
Shko plako, shko,
U
qëro.
Të
ka skaduar leja e hyrjes
Për të dhenë dritë.
Je bërë si një e vjetër monedhë,
Pa vlerë.
Të tjerë diej të rinj më modernë,
Për të dhenë dritë.
Je bërë si një e vjetër monedhë,
Pa vlerë.
Të tjerë diej të rinj më modernë,
Shkëlqimtarë,
Priten
të vijnë.
Ne,
vetëm ne do bëjmë historinë.
Aty më tej u zgërdhi,
Aty më tej u zgërdhi,
U
lëpi,
Hëna
verdhashe,
Tinëzare,
E shndërruar në kosore,
E shndërruar në kosore,
Si
koketë u përdrodh në hapësirë.
Mbështjellë
me pluhurin e hirte,
Yjet kërkonte ti magjepste dhe ti krasiste,
Ti bënte të shëmtuar,
Qorrë.
Qerosë.
Lapangjozë,
Të mos kish më vezullime dhe jetë.
Le të ishte thjesht një gropë e zezë.
Poshtë në tokë,
Yjet kërkonte ti magjepste dhe ti krasiste,
Ti bënte të shëmtuar,
Qorrë.
Qerosë.
Lapangjozë,
Të mos kish më vezullime dhe jetë.
Le të ishte thjesht një gropë e zezë.
Poshtë në tokë,
U
mpi,
Ngriu,
Katarakti
i ëndrrës,
Ngeli,
Ngeli,
I
varur në kujtesë,
Si një relikt e vjetër e shpërdoruar,
Si një pezhishkë.
Gurët e kalldrëmeve të shpresës,
Si një relikt e vjetër e shpërdoruar,
Si një pezhishkë.
Gurët e kalldrëmeve të shpresës,
Nuk
mund të shkëndijonin më.
Ylberët ishin shndërruar në zvarranikë të pistë.
Ishte bërë natë.
Qielli
u pushtua prej hijeve
Dhe
anktheve.
Kish ardhur koha e xhahilëve
Kish ardhur koha e xhahilëve
E
djajve.
Me gishtërinj të shpoheshin sytë.
Një tam- tam i ri ogurzi ndehej skajeve.
Qyteti në gji të maleve,
Me gishtërinj të shpoheshin sytë.
Një tam- tam i ri ogurzi ndehej skajeve.
Qyteti në gji të maleve,
Ish
mbledhur,
Bërë
sa një guaskë,
Memec,
Gjuhëtharë,
ligështuar,
Trembur,
Shurdhuar,
Verbuar.
I dridheshin duart e lidhur me pranga,
ligështuar,
Trembur,
Shurdhuar,
Verbuar.
I dridheshin duart e lidhur me pranga,
I
ishin lagur të ndenjurat.
Malet
u bënë kodra.
Sytë e të gjithëve ishin mbyllur nga sklepat...
U zbuten rrudhat
Sytë e të gjithëve ishin mbyllur nga sklepat...
U zbuten rrudhat
Prej
lotit të kristaltë,
Të flokargjendes nënës sime.
Errësirën do të përzërë,
Ndaj lan çdo sekondë dhe minutë,
Pastron shtëpinë, shkallët
Të flokargjendes nënës sime.
Errësirën do të përzërë,
Ndaj lan çdo sekondë dhe minutë,
Pastron shtëpinë, shkallët
dhe
gurët e kalldrëmeve,
Të mos shkelë,
Mbi pabesinë dhe hidhësinë
I heshturi,
I ndershmi,
I vuajturi,
I pamposhturi
Babai.
E ëmbla
Të mos shkelë,
Mbi pabesinë dhe hidhësinë
I heshturi,
I ndershmi,
I vuajturi,
I pamposhturi
Babai.
E ëmbla
Dhe
e rreshkura nëna ime
E donte buzëqeshjen,
Miqësinë,
Gazmendin e çiltër
Ninullën e bukur,
Detin e kaltër,
Burimet e kristalta,
Fushat e gjelbra,
Nektarin e luleve,
Flladin e lehtë,
Erën e fortë të maleve,
E donte buzëqeshjen,
Miqësinë,
Gazmendin e çiltër
Ninullën e bukur,
Detin e kaltër,
Burimet e kristalta,
Fushat e gjelbra,
Nektarin e luleve,
Flladin e lehtë,
Erën e fortë të maleve,
Dritën
jetëdhënëse të diellit.
Të gjitha i donte,
Sepse ish nënë.
Por ishte natë.
Të gjitha i donte,
Sepse ish nënë.
Por ishte natë.
Nuk
kish kush ti thoshte,
Mos
u ligështo,
Rrëgjo,
Mos
vuaj moj nënë.
Se
për të të gjithë ishin njëlloj,
fëmijë,
Me
dhembje prej barkut nxjerrë,
Të
ligj,
Të
prapë,
Çamarrokë
apo të mirë.
Diellori
u kish thënë të marrëve lamtumirë.
Ndaj drithërohej nena dhe përlotej në heshtje,
Të gjitha ishin tretur tutje.
Ardhacakët e rinj egërsisht i kishin prerë,
Ndaj drithërohej nena dhe përlotej në heshtje,
Të gjitha ishin tretur tutje.
Ardhacakët e rinj egërsisht i kishin prerë,
Meridianët
dhe paralelet e lidhjeve,
Shkatërruar urat e shtyllës kurrizore
Shkatërruar urat e shtyllës kurrizore
Dhe
brinjëve.
Qielli
ish pushtuar prej anktheve.
Qysh kur fyen, nervozuan dritëdhënësin,
Qysh kur fyen, nervozuan dritëdhënësin,
Përzunë,
I
thanë:
Shko shtrig, shko,
Të ka skaduar leja e hyrjes,
Je veç një vjetërsirë,
Shko shtrig, shko,
Të ka skaduar leja e hyrjes,
Je veç një vjetërsirë,
Fundërrinë,
Dhe shiko, mos e sill kokën më,
Dhe shiko, mos e sill kokën më,
Se
ti thyejmë këmbët.
NËNA
NËNA
Gjithnjë
si NËNË,
Hapte zemrën,
shtrinte krahët,
Linte erërat e shekujve të frynin,
Të oshtinin,
Le ti dërmonin gjoksin,
Hapte zemrën,
shtrinte krahët,
Linte erërat e shekujve të frynin,
Të oshtinin,
Le ti dërmonin gjoksin,
Le
të kërrusej gjithnjë e më shumë.
Lutej nëna, ftonte diellorin,
Të flakte tutje zemërimin.
O ti i Pazëvendësueshmi,
Lutej nëna, ftonte diellorin,
Të flakte tutje zemërimin.
O ti i Pazëvendësueshmi,
Drita,
Jetëdhënësi.
Heshtje.
Diellor,
i bukuri i nënosë,
More
djalë i mbarë,
Fali ardhësit e rinj, janë çiliminj të prapë,
Nuk dinë se ç'bëjnë...
Fali ardhësit e rinj, janë çiliminj të prapë,
Nuk dinë se ç'bëjnë...
Përsëri
heshtje.
Por
nëna ngulmonte.
Me sa kuptoj unë,
NËNA dhe DIELLI,
Nuk dinë të mbajnë kurrë mëri.
Nënat
janë mësuar të dhurojnë jetë,
Ngrohtësi,
Dashuri,
Sikundër
dhe ti.
Dielli
nuk përgjigjej, qëndronte kokëfortë,
Për herë të parë,
Për herë të parë,
Në
miliona vjet ish fyer, zbuar aq rëndë,
Përtypte në heshtje nën pelerinë,
Mërinë.
Përtypte në heshtje nën pelerinë,
Mërinë.
Nëna u mpak, u shtang si shtatore,
Si
të gjitha nënat që treten,
Thërrmohen
shtigjeve,
Edhe
nëse vdesin,
Fryma
e tyre,
Mbart
vargmalet e shekujve.
Nuk kish kohë Nëna.
A
mund të fashiten shpejt mëritë dhe marrëzitë
E
njerëzve..?!
Shpejtoi
nëna të mblidhte xixëllonjat e trembura,
Të fshehura nëpër hatulla
Të memories.
Për të krijuar rezen e parë të dritës.
Të fshehura nëpër hatulla
Të memories.
Për të krijuar rezen e parë të dritës.
Nënat asnjëherë nuk kanë gjumë të qetë,
Ato nuk mund të flenë.
Palltoja e gjatë, gri e halleve,
Nuk kish vetëm babanë nën vete.
Por gjithë botën e madhe...
Lotonte nëna në heshtje, por gjithë krenari,
Nuk
është thjesht grua, por nënë,
Universin
mbart mbi supe,
Si
një legjendë më këmbë.
Meridianët
u korkolepsën u nxinë,
Akullnajat
u shkrinë u bënë baltovinë.
Zogjtë
dhe peshqit humbën humnerave.
Ndaj
duart e fisnikes nxitonin,
Dridheshin.
Dridheshin.
Nuk
kish kohë.
Xixëllonjat e memories kërkonin të iknin,
Të shkisnin.
Ato zhurmonin,
U trembeshin ardhësve të rinj,
Xixëllonjat e memories kërkonin të iknin,
Të shkisnin.
Ato zhurmonin,
U trembeshin ardhësve të rinj,
Ata
nuk kishin mëshirë.
Mblodhi nëna disa copëza.
Xixëllonjat në botën e duarve të nënës,
Gumëzhinin, grindeshin,
Pëllëmbët hidhshëm ia pickonin.
E drithëruar priste madhështorja,
E drithëruar priste madhështorja,
E
thjeshta,
Deri
në dhembje.
Priste.
Priste,
Oshtinë hapat e rënda të babait,
Oshtinë hapat e rënda të babait,
Mbi kalldrëme,
Shtriu krahët nëna,
U kryqëzuan horizontet,
Hapi gishtërinjtë,
Hodhi mbi të dashurin të voglat dritëza.
Derdhi vetëtimthi shikimin mbi mua,
më tha:
Vocërrak nuk është kurrë vonë.
Shtriu krahët nëna,
U kryqëzuan horizontet,
Hapi gishtërinjtë,
Hodhi mbi të dashurin të voglat dritëza.
Derdhi vetëtimthi shikimin mbi mua,
më tha:
Vocërrak nuk është kurrë vonë.
Pas
teje të tjerë do vijnë.
Nuk
ka botë pa nënë.
Me
diellin matet
Që
ngroh dhe ndrit.
Dëgjon bir, vrapo,
Dëgjon bir, vrapo,
vrapo,
Ndiq rezen e DRITËS,
Të gjesh lumin e SHPRESËS,
JETËS....
Kristaq Turtulli
Ndiq rezen e DRITËS,
Të gjesh lumin e SHPRESËS,
JETËS....
Kristaq Turtulli
Toronto
Maj 2011