Cikël poetik nga gjeniu i vogël Elisa Bruqi
Elisa Bruqi është nxënëse e shkelqyeshme e shkollës fillore “Iliria” ne Prishtinë(klasa II-të).
E lindur në Kanada, por jeton dhe shkollohet ne Prishtinë. Përpos suksesit të saj në shkollë,
ajo vijon edhe kursin e baletit ku çdo herë na befason me shaqjet e mrekullueshme.
E mos ta harrojmë talentin e saj në letërsi, ku qysh ne ditët e para të klasës se parë ajo ia filloi
me thurrjen e poezive të saja të para.
Ajo është shumë e talentuar në të dy gjuhet, shqipe dhe angleze. Është imitatore , manekene dhe fotogjenike...
Elisës i deshirojmë sukses të madh në artin letrarë dhe shpresojmë se do të kemi kënaqësinë të lexojmë punimet e saja të rradhës në sitet shqiptare....
NËNA IME
Nënën time
Shumë e dua,
Se kujdeset
fort për mua.
Më mëson,
më ledhaton
Për jetë ajo
mua me mëson.
Zëri i saj,
I ëmbli zë,
në vesh çdo natë
më këndon.
Sa herë kam nevojë
për ndihmë,
është e para
që vepron.
Gjyshja ime
Gjyshen time shumë e dua,
Në prehër ajo më mban mua.
Më përqafon, më ledhaton,
Përralla të bukura më tregon.
Me ëmbëlsi më këshillon,
Gjëra të reja më mëson.
Gjyshja ime është e mirë,
Është e bukur dhe shpirtmirë
Gjyshi dhe gjyshja ime
Gjyshi im është
Shakaxhi ,
Luan me mua
Si t’ ishte fëmi…
E gjyshja ime
Më do shumë,
E sjellshme me të tjerët
Të habit…
Të dy bashkë
Në shtëpi
Atmosfera
- mrekulli !
Çaj dhe biskota
në tavolinë,
po bëhemi gati
ta shohim serinë.
Shumë biseda
dhe lavdërata,
sa e mirë
që u bë nata.
Shoku im i dashur
Kam një shok,
E dua fort,
Luaj me të
E bashkë mësojmë.
Eshtë i mençur,
Të habit
Me gjëra të bukura
Për çdo ditë.
Më meson,
Më tregon
E më shpjegon
Çdo çudi që nuk e di.
Shkoj në shkollë me të,
Kush është a e di?
Ai është -libri im,
shoku im më i mirë.
Dy shoqet
(Elisa Bruqi &Sara Sahtaçiu)
Unë kur isha e vogël
E kisha një shoqe,
Që luanim bashkë
Herë brenda e herë jashtë.
Ne jemi akoma si motra
Shumë lozonjare,
Që në shitore
Ne shkuam dorë për dore.
Blinim çokollata
dhe bonbone.
Si dolëm nga shitorja
Hymë në ëmbëltore.
Kur erdhi koha
Për të shkuar në shtëpi
I premtuam njëra-tjetrës:
Do takohemi përsëri.
Shoqja ime Sara
Kam një shoqe
Quhet Sara,
Është e mirë
Si ëmbëlsirë.
Së bashku mësojmë,
Së bashku punojmë,
Tabelën e shumëzimit
çdo ditë e ushtrojmë.
Në “Family Center”
Sot do të shkojmë,
Ditëlindjen e Luçes
Do ta festojmë.
Urime, urime,
Paç jetë të gjatë,
Shoqja ime e dashur
Me zemër të artë.
Mirë se erdhe pranverë
Gjethet çelin,
Bashkë me lulet,
O sa mire, qyteti im.
-Fluturat, zogjët,
dallëndyshet
- po na vijnë fluturim.
Mirë se erdhe, zog i malit,
mirë se erdhe n’qytetin tim!
Kënga jote na mahnitë
Mbushur plot me cicërimë.
Shokët dhe shoqet
Janë të gëzuar
Për pranverën
E gjelberuar.
Lule e bukur
Lule e bukur,
Je si kukull,
E bukur që je
Manushaqe çel.
Shtëpia ime
Sa bukur - lule plot,
Aromë e mire në dhomë,
i dua si gjithmonë.
O lule e bukur,
je si kukull,
Unë të dua shumë
dhe e di se ti e di.