Mujo Buçpapaj
Shtëpia Botuese”Nacional”botoi librin“PA TITULL”, ese –publicistikë nga Vilhelme Vranari Haxhiraj
Shtëpia Botuese “Nacional” në numrin e rradhës, datë 22-5-2011,
mes titujve të librave të rinj, ka vendosur edhe ballinën e llibrit të
fundit të shkrimtares Vilhelme Vranari Haxhiraj, “Pa Titull” .
Autorja
Vranari 2
(dy) muaj pas botimit në Bukuresht, të librit Mamaja” né gjuhën rumune,
tashmë paraqitet para lexuesit me një gjini të re, me një volum me ese
–publicistikë. Libri, i cili né 320 faqe përfshin 69 tema të larmishme,të botuara ose të pa botuara më parë né media, është redaktuar nga Mujo Buçpapaj.
Libri
“Pa Titull” është recenzuar nga Prof. Dr. Eshref Ymeri, i cili ka bërë
një analizë të shkurtësr dehe mjaft domethënëse si parathënie.
Menjëherë të tërheq paraqitja e librit, ballina e të cilit është një pikturë e ditës, e piktorit shqiptar, Shefqet Avdush Emini, e kompozuar nga tenisti i ri dhe mjaft i talentuar Ivo Lek Spathari.
Autorja Vranari shpreh falenderimet dhe mirënjohjen e saj për gjithë ata që dhanë ndihmën e tyre për botimin e këtij libri. Gjithashtu falenderon Shtëpinë Botuese “Nacional” dhe shtypshkronjën “Europrint”
E
veçanta dhe e reja që sjell autorja me këtë libër është larmia e temave
dhe mënyra e kompozimit, gjë që e bën tërheqës dhe ndërkohë shlodhës
gjatë leximit.
Ajo që të bije në sy janë larmia e temave që nisin me lashtësinë e kombit tonë. Vazhdojnë me bisedën né një auditor kulture mes autores dhe ish ambasadorit amerikan né
Tiranë
J.Withers, se si do t’i realizonte ShBA tri kërkesat imediate (rikthimi
i pronës te pronari legjitim, integrimi i të përndjekurve politikë, dhe
lufta kundër korrupsionit) si kushte të vendosura nga Brukseli dhe
gjithë ndërkombëtarët euro-atlantikë,për pranimin e Shqipërisë né BE.
Tema
të tjera janë historike, politike, sociale kulturore, letrare si dhe
intervista. Thuajse të gjitha temat shoqërohen me thënie të mençura nga
autorë të shquar, nga folklori apo nga vet autorja. Aty gjen ndonjë
skicë letrare, ndonjë poezi, apo një koment a bashkëbisedim vlerësues i
lexuesit me autoren.
Ashtu siç thekson Prof.dr. Eshref Ymeri, “nga ky
libër interesant, lexuesi ka çfarë mëson…madje i duket vetja si nxënësi
para mësuesit.” Ju urojmë lexim të këndshëm atyre që do të interesohen
për këtë libër me vlera nacioanle dhe kulturore!
Prof.Dr.Eshef Ymeri
Arti i komunikimit… një zeje që zbulon pasurinë e botës shpirtërore të individit
Një fjalë të mirë për një zonjë të mirë
Urime zonjës Vilhelme për këtë risi në eseistikë dhe në publicistikë!
Libri “Pa titull” (ese-publicistikë)
i zonjës Vilhelme Haxhiraj Vranari është një pasqyrë e shpirtit të saj
të pastër si loti i fëmijës. Në të ndihet delikatesa e natyrës femërore
që di të rrezatojë ëmbëlsi, dashuri, ngrohtësi ndjenjash, aftësi të
admirueshme për të hyrë me guxim nëpër honet e shpirtit njerëzor. Arti i
komunikimit me njerëzit, për mendimin tim, është një zeje që zbulon
pasurinë e botës shpirtërore të
individit. Begatia e shpirtit të zonjës Vilhelme Haxhiraj Vranari të
befason me larminë e pamatë të mbresave që ajo i përcjell lexuesit nëpër
rrugët e jetës ku ajo ka shkelur me sigurinë e një zonje të nderuar, e
cila fatin e vet nuk e ka parë asnjëherë të shkëputur nga fati i
atdheut.
Më bëhet shumë qejfi që një zonjë e nderuar merret me publicistikë nacionaliste. Në
Shqipëri,
fatkeqësisht, janë shumë të pakta, për të mos thënë që nuk ekzistojnë
fare, zonjat dhe vajzat që merren me këtë lloj publicistike. Sikur ne të
kishim një klasë politike nacionaliste, atëherë edhe penat me formim
nacionalist do të ishin më të shumta. Se, për mendimin tim, nacionalizmi
nuk ka vdekur në shpirtin e shqiptarëve. Publicistika e zonjës
Haxhiraj, si në mbrojtje të
Himarës autoktone shqiptare, mbi legjitimitetin e Pavarësisë kombëtare
të Kosovës, tema
mbi lashtësinë e shqiptarëve, apo eset për figurat historike që janë
pasqyrë e identitetit tonë kombëtar, më kujtojnë për një çast
manifestimin e fuqishëm të rinisë shqiptare pas përfundimit të ndeshjes
së futbollit midis përfaqësueses sonë dhe asaj greke në pasditen e 4
shtatorit 2004. Kampionia, demek, e Evropës në futboll, që këtë titull e
kishte fituar dy muaj më parë, u ul në gjunjë para djelmoshave të
përfaqësueses sonë. Por, për fat të keq, askush nga politikan-zinjtë
tanë nuk doli të përshëndeste atë entuziazëm të pashoq të rinisë
shqiptare. Ai entuziazëm ishte shprehja më e shkëlqyer e urrejtjes
kundër shovinizmit, sesa gëzim i fitores …Ndaj shprehem se…
Kur mbaron së lexuari librin e zonjës Vilhelme Haxhiraj Vranari “Pa titull”,
nuk mund të mos e
përfytyrosh veten në vendin e një nxënësi shkolle. Dhe me të vërtetë:
lexuesi i gjerë përfaqëson në vetvete një auditor gjigant, para të cilit
krijuesi shfaqet në katedër apo në skenë në rolin e mësuesit. Duke
përsiatur për këtë rol të shenjtëruar të shkrimtarit, lexuesi, në një
mënyrë krejt të pakuptueshme, nuk mund të mos vijë në një përfundim
interesant për ca raporte të heshtura që vendosen mes krijuesit dhe
lexuesit: Kur mësuesi i vë notën nxënësit, në të njëjtën kohë, edhe
nxënësi i vë notën mësuesit. Kjo vlen për drejtësinë, për objektivitetin që ai përcjell në vlerësimet e veta.
Ky
libër, tepër i veçantë për natyrën e strukturimit të tij, përfaqëson
një burim origjinal për pasurimin e botës shpirtërore të lexuesit të
gjerë. Dhe lexuesi nuk mund të mos bindet për faktin se etja për pasurim
shpirtëror, nuk mund të kënaqet nga askush tjetër, përveçse nga ai,
krijuesi. Pra, nga njeriu i botës së artit.
Jam i bindur se, duke u nisur nga strukturimi dhe larmia e temave, libri do të pëlqehet nga lexuesi.
Edhe një herë urime dhe suksese, zonjës Vranari!