Kryeministri i Kosovës ka firmosur emërimin e shumicës së zëvendësministrave të Qeverisë së Kosovës, ndërkohë që një pjesë fare e vogël e emrave mbeten ende si propozime në tavolinën e kreut të ekzekutivit.
Të njëjtat burime konfirmojnë se në bazë të marrëveshjes tashmë të arritur, partneri kryesor i qeverisë PDK do të ketë 18 zv.ministra i pasuar nga KKR me 6, nga 3 zv.ministra do të kenë SLS, KDTP, VAKAT dhe Lista Rugova, ndërkaq PDAK dhe PREBK do të kenë nga 1 zv.ministër.KosovaOnline ka arritur të sigurojë emrat e zëvendësministrave që tashmë veç kanë marrë firmën e kryeministrit dhe pritet vetëm publikimi i tyre, derisa të tjerët janë në proces, por fati i tyre do të vendoset së shpejti.
Emrat që tashmë zyrtarisht mund të quhen zëvendësministra në resorët përkatës të qeverisë janë:
Ministria e Administratës Publike (MMPH)- Hajredin Hyseni (PDK) , Serbolub Gjokik (SLS)
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) – Basri Musmurati (PDK), Rifat Krasniq (KDTP)
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) – Nehat Mustafa (PDK), Usmen Daldzi (VAKAT)
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural(MBPZHR) – Xhabit Morina (PDK), Jashar Qukici (PREBK)
Ministria e Drejtësisë (MD), Daut Xhemajli
Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZHE) – Gani Koci (PDK), Ramadan Hasani (AKR)
Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK) – Nuredin Lushtaku (PDK), Slavisha Filipoviq (SLS) Bejtush Gashi (AKR)
Ministria për Komunitete dhe Kthim (MKK)- Emin Krasniqi( PDK), Husnije Beskoviq (VAKAT)
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS)- Hajdin Abazi (PDK), Gani Elshani (PDAK)
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) Shpëtim Rudi (AKR)
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) – Fatmir Shurdha (PDK)
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB)- Sasha Rashiq (SLS), Ismet Ibishi (AKR)
Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ)- Ibrahim Gashi (AKR)
Ministria e Shëndetësisë (MSH) – Naim Fetahu (PDK), Kadir Husein (KDTP)
Ministria e Infrastrukturës (MI) – Ilhami Gashi (PDK), Banush Pacolli (AKR)
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Cuneyd Ustaibo (KDTP)
Ministria e Diasporës (MD) – Berat Luzha (PDK), Qerim Bajrami (VAKAT)