Sa
herë, kur lundroj në urtësinë botënore, poezi a filozofi qoftë, them:
Sikur asht shkrue për ne. Sepse arti nuk ka kohë as hapsinë. Ai asht
universal. Atëherë, pa përtesë, ulem e hedh në shqip për bashkatdhetarët
trashigiminë ma të vyeme të pendave të arta. Një të tillë deshta t’ju
paraqes sot: Rabindranath Tagore (1841-1941), shkrimtar e poet i madh
indian, nobelist (1913), asht shprehja ma e ndritun artistike e popullit
të Tij. Ai plotëson e i rri përkrah, nga një tjetër kandvështrim, të
madhit Mahatma Gandhi (1869-1948), shprehje e shpirtit paqësor jo vetëm
të popullit indian, por të mbarë njerëzimit.
RABINDRANATH TAGORE
MOS U LIGSHTO
Mos u ligshto, mbaju fort,
e do të fitosh.
Nata po iken:
guxim, mos u ligshto.
Shiko, në ball të lindjes,
përmes pëlhurës së pyllit
nalt
asht ngritë ylli i mëngjesit.
Guxim, mos u ligshto.
Janë bijë të natës, që në errsinë shtegtojnë
dëshprimi, dembelia, dyshimi:
ata, të pasigurtë, nuk janë
bijë të agimit.
Vrapo, nga errsina dil;
shiko, tej hidh vështrimin,
qielli po çelet.
Guxim, mos u ligshto.