Në
drejtim kinse të përmirësimit të raporteve politike Kosovë-Serbi, kohën
e fundit, vëmendja e tërë opinioni vendor dhe atij ndërkombëtar, është
orientuar kah do bisedime të ashtuquajtura “teknike” që po zhvillohen në
mes të këtyre dy shteteve. Pa marrë parasysh qëllimin e vërtet të tyre,
ato çfarë ne në realitet po shohim, nuk janë asgjë tjetër, veçse disa
premisa transparente të anës tjetër konspirative të këtyre bisedime, të
cilat, si informata zyrtare të bëra përmes medieve vendore dhe
ndërkombëtare, neve qytetarëve (qyqarëve) të zakonshëm, na lejohet të
dimë në këtë drejtim
Në të vërtetë, dukja e ngjarjes skenike e tërë kësaj pjese teatrale, është vërtet ashtu sikurse edhe ne po e shohim në ekzekutim. Tashmë, edhe përpiluesi i skenarit dihet, aktorët kryesor po ashtu (një mashkull dhe një femër), ndërsa vendi i ndodhjes së ngjarjes, aty-këtu, varësisht ku e lyp nevoja e momentit të duhur (Bruksel-Prishtinë-Beograd).
Tanimë, perdet janë ngritur, reflektorët janë ndezur dhe loja (aktrimi) ka filluar.
Duke u bazuar në rrjedhojat e gjertanishme të ngjarjeve nga akti i parë, kam përshtypjen se përfundimin e këtij projekti “madhor” teatral -politik, shumica e publikut tonë dëshiron ta sheh fundin ashtu si ju është premtuar-me “hepy end”, ndërsa, unë, si një pesimist i papërmirësueshëm i te gjitha veprimeve dhe ndërmarrjeve të kësaj elite tone politike ne pushte, atë e vlerësoj si komedi me elemente të sigurta të përfundimit (prologu) tragjiko-komik.
Edhe pse gjatë aktrimit, aktorët në rolet kryeso nga të dy palët, fillimisht janë treguar nga pak me emocione (tremë), ekipi i fuqishëm realizues që qëndron prapa këtij projekti, patjetër është kujdesur që këto mangësi të pritshme fillestare të mos vërehen aq nga masa.
Loja vazhdon! Populli me shumë ankthe dhe emocione të tensionuara, vëmendshëm e përcjellë këtë performacë iluzore që po zhvillohet para syve të tij. Si duket, atyre, shumë pak në këtë lojë, po ju intereson skenografia, enterieri, kostumografia, niveli artistik ... ata po presin vetëm përfundimin. Epologun e këtij dramatizimi.
E, nga ana tjetër, mu aty në publikë janë disa që ende pa përfunduar kjo lojë teatrore, e dinë shumë më parë epilogun e saj... Janë, pra, “ATA” disa, të cilëve si mysafir nderi, ju janë rezervuar ulëset e rreshtave të parë. Janë, pra, mu “ATA” disa, të cilëve me këtë rast shumë pak ju intereson ngjarja, sepse atë e dinë që më parë, por vetëm loja, ekzekutimi, aktrimi sa më i mirë, përshtypja dhe efekti mbresëlënës tek të tjerët ...
Janë, pra, pikërisht “ATA”, producentë, regjisorë ....dhe ekzekutorë kryesor të kësaj loje skenike në prapavijë, të cilëve, në fund, kur të ndizen reflektorët dhe bien perdja, ne si publiku i mjerë vetëm duhet t'iu duartrokasim dhe asgjë tjetër...

Borko Stefanoviç, një mik i madh i amerikanëve?!
Gjithmonë
publiku që shikon një pjesë teatrale, më së paku në atë moment merret
me mënyrën se si është bërë përgatitja e vënies në skenë e të gjithë
atij projekti teatral.
Pa
tentuar që me këtë rast edhe ne të merremi me detajet tjera rreth
parapërgatitjeve të madha ndërkombëtare në këtë drejtim, në pika të
shkurta desha të ndalem në biografitë e shkurtra të dy aktorëve në rolet
kryesore: Edita Tahirit, nga pala kosovare, dhe Borko Stefanoviqit nga
ajo serbe.
Edhe
pse, në shikim të parë na duket se që të dy për këto role, janë
përzgjedhur nga shefat e tyre shtetërorë, e vërteta qëndron diku tjetër.
Edhe Edita edhe Borko, në fakt janë pro-amerikanë, gjë që qartë
reflekton se interferencën dhe bekimin kryesor në këtë përzgjedhje e
kanë bërë SHBA-të.
Afërsia
e aktores sonë kryesore në këto bisedime, z. Edita Tahiri, me politikën
amerikane, është e ditur për ne kaherë dhe kjo aspak nuk mund të vihet
në dyshim. Pro-amerikanizmi i saj ka një historik të gjatë që nga koha e
akademisë së saj politike rugoviane. Përndryshe, me arsimim paraprak
superior është inxhiniere e Elektronikës dhe telekomunikimit, ndërsa në
studime postdiplomike: magjistër-e e Administratës Publike, e shkolluar
në Universitetin e Hardvardit – SHBA.
Ka qenë një prej pjesëmarrësve në procesin negociator të Rambujesë.
Në
zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2007, si kryetare e ADK-së, hyri në
koalicion me PDK-në dhe pikërisht fal këtij bashkimi, ajo arriti të merr
vota të mjaftueshme dhe të zgjidhet si deputete e Parlamentit të
Kosovës në mandatin e kaluar.
Edhe
pse partnere e koalicionit të Thaçit, ajo shumë pak ishte e afërt dhe e
preferuar nga ai. Bile-bile, thuhej se as nuk flisnin në mes veti. Mu
për këtë, një kohë të gjatë edhe ishte lënë pas dore për ndonjë emërim
të saj në poste të larta qeveritare. Pas të ashtuquajturës
riformatizimit të qeverisë “Thaçi 1”, emërimi i saj si ministre e Ministrisë
së Administratës Publike, u bë vetëm pas interferimit ndërkombëtar,
gjegjësisht të SHBA-ve. Po ashtu, edhe në qeverinë “Thaçi 2”, Edite në
këtë rolë kryesor përkrah Borkos së Serbisë, u gjet pikërisht fal
SHBA-ve. Përndryshe, sa për më i preferuari dhe më afër zemrës për këtë
rol i Hashim Thaçit, ka qenë bashkëpunëtori dhe miku i tij i ngushtë,
Bekim Çollaku.
Nga
ana tjetër, aktori partner në këtë pjesë teatrale i Edita Tahirit,
Borko Stefanoviq nga Serbia, aktualisht me funksion është drejtor
politik në Ministrinë e Punëve të jashtme të Serbisë. Para këtij
funksioni, Stefanoviqi, disa vite ka qenë zëvendës i
ambasadorit të Serbisë në SHBA, Ivan Vujaqiqit. Përndryshe, në Serbi ai
është i njohur si kontribuues mi i madh i themelimit të lobit serb në
SHBA me titull: “Serbien Unity”
Me
zgjedhjen e Barak Obamës si president të Shteteve të Bashkuara,
atëbotë, mediat serbe kanë raportuar një lajm sensacional se shefi i
shtabit të Obamës, Ram Emanuel, i quajtur Rambo, është një
mik i madh i serbëve. Atë si mik serbëve ju ka afruar, pikërisht Borko
Stefanoviq, zëvendësambasador i Serbisë në SHBA dhe një nga
bashkëpunëtorët më të afërt të z. Vuk Jeremiq.
Emanuel
dhe Stefanoviq, gati tri vjet në Uashington, kanë punuar së bashku për
forcimin e marrëdhënieve të mira serbo-amerikane. Pra, Borko Stefanoviq
është njeriu më përgjegjës për formimin e grupit ndikues (lobues) pro
serb në Kongresin Amerikan.
Tupani bie për ata që kanë veshë, apo?!
P.S.
Sa për kuriozitet, për dashamirët kosovar të muzikës “ROCK”, në lidhje
me Borkon, desha të bëj edhe një informatë: ai është BAS-KITARIST i rok grupit të mirënjohur nga Novi Sadi, me titull “Generacija bez budućnosti (GBB) “ (“Gjenerata pa të ardhme” përkthim.).