2011-05-26

Flori Bruqi: Ç’është arti luftarak sipas prof.dr.Ajvaz Berishës?








AJVAZ BERISHA GJATE LUFTES




Sipas Prof.Dr.sci. Ajvaz Berishës “…një sport luftarak mund të njihet si një formë e artit të mbrojtjes ( i cili shpesh quhet “Martial Arts”), ku një element sportiv e luan rolin kryesor, ose duke e shiquar nga një kënd tjeter, ku një element luftarak është present. Ndryshimi në mes te sportit luftarak dhe artit të mbrojtjes shpesh është i paqartë, prej të gjithë sportëve vlenë qe edhe ato të dyja të perzihen në emërim.
Pra quhet sport luftarak kur në fakt është art luftarak ose anasjelltas. Shumica e sportëve luftarake nuk janë të rëndësishmem vetëm për kondicion, por edhe permbajnë teknika të volitshme qe mund të perdoren në vetëmbrojtje”. Klubi i mundjës ERA është anëtar i Federatës së Klubeve të Mundjes së Kosovës nga 13 janari i vitit 2001 ndërsa që nga 31 dhjetori i vitit 2003 nuk merr pjesë në garat e Kosovës.
Gjatë kësaj kohe garuesit e klubit në arenën kosovare dhe ndërkombëtare kanë fituar 116 medalje. Mospjesëmarrja e kubit në garat kosovare edhe më tutje nuk mund të shpjegohet edhe përkundër faktit që klubi i zhvillon ushtrimet e rregullta dhe garuesit e saj marrin pjesë në arenën ndërkombëtare. Ajvaz Berisha është kryetar i Klubit të mundjes ERA i cili është themeluar më 13 janar të vitit 2001 në Prishtinë.
flori-bruqi1


(Ne foto autori shkrimit Flori Bruqi)


Garuesit e këtij klubi e kanë përfaqësuar vendin tonë në disa turnire ndërkombëtare të mundjes. Në ekipin e femrave gjenden shtatë garuese ndërsa në ekipin e meshkujve 16 garues të dalluar në nivelin e Kosovës dhe atë ndërkombëtar.
Në arenën ndërkombëtare ky klub si anëtare e Federatës së Klubeve të Mundjes së Kosovës ka korrur disa suksese ndër të cilat vlen të përmenden: Më 9 nëntor 2003, Turneu tradicional në Aalen (Gjermani) nga i cili ka marrë medaljen e artë në kategorinë “stili i lirë” (freestyle) dhe shpallja e garuesit të saj si “garuesi më i suksesshëm i turnirit”.

Në turneun e FILA-së, ku 17 shtete ishin pjesmarrës në Herman Kare XXVI – Turnaus (FILA) Kouvola (KoPa,VUV) (Finland) të mbajtur më 8 shtator 2005 garuesi i klubit luftoi në finale kundër garuesit nënkampion bote Oleksandr Ogorodnyk nga Ukraina.

Garuesit meshkuj në klubit “Era” janë: Bardh Arifi ,Vlorimi Durmishi ,Valon Veliu ,Fatos Durmishi ,Fadil Bilalli ,Milot Kastrati Tomor Gashi ,Luan Morina ,Xhenis Ajeti ,Besart Maqastera ,Gëzim Pllana , Samerë Mustafa ,Liridon Miftari Garueset femra në klubit “Era” janë: Fitore Durmishi (Kampione e Kosovës në konkurrencën e meshkujve) ,Agjenda Berisha (Kampione e Kosovës ) ,Fitore Govori (Nënkampione e Kosovës) ,Fikrije Lushi , Erblinda Lushi ,Valdete Brajshori ,Vlora Durmishi...



            




Kush është Ajvaz Berisha ?

prof.Dr.Ajvaz Berisha i njohur më nofkën luftarake “Tigri”, është i lindur më 1 janar 1961 në fshatin Vasilevë,
Komuna Drenas . Shkollën fillore dhe atë të mesmen e kreu në Drenas , kurse Fakultetin Filozofik në Prishtinë.

Më datën 29 mars 2006 KËSHILLI SHKËNCOR – MËSIMOR I FAKULTETI T TË KULTURËS FIZIKE DHE SPORTIT në Prishtinë ,emëroj Komisionin në përbërje: Prof. Dr.Kujtim Kapedani – Kryetar , Ass.Prof.Sadik Krasniqi – Anëtar dhe Ass.Prof.Dr.Bylbyl Sokoli – Anëtar , emëroj karateistin e njohur kosovar Dr.sc. Ajvaz Berishën ,mësimdhenës të lëndën “Sportet Luftarake”.
Në vitin 2002 Ajvaz Berisha ,ka magjistruar në Fakultetin e Kulturës Fizike në Prishtinë me temën: “NDRYSHORE E DISA PARAMETRAVE FIZIOLOGJIKE PARA DHE PAS NGARKESAVE NË KARATE ”
. Ndërsa titullin e doktorit të shkencave e morri në vitin 2005 me temën: “STRUKTURA DHE RELACIONET E DISA PARAMETRAVE MOTORIKE, FUNKSIONALE, FIZIOLOGJIKE DHE ANTROPOMETRIKE TË KARATISTËT DHE XHUDISTET”.
Ajvaz Berisha posedon Brezin e Zi 5 DAN në karate. Kontributi i profesor Ajvaz Berishës është i madh në shkencat kineziologjike duke publikuar shkrime shkencore profesionale:
1. Funksionet e Kulturës Fizike dhe dopingu “ Studimet Sportive” Tiranë, 2004.
2. Pirja e duhanit dhe shëndeti “Studimet sportive”.
3. Vlerësimet e disa aftësive fizike lëvizore tek mundësit e rinj ( stili i lirë) Studimet sportive ,Tiranë 2004.
4. Thellimi i hulumtimeve sociologjike. “Studimet Sportive” Tiranë 2001.
Doktori i shkencave kineziologjike Ajvaz Berisha ,krahas punës në Fakultet si dekan , ligjeron edhe në studimet e rregullta bachelor si dhe në studime posdiplomike –master si asistent profesor në lëndën e “Sporteve luftarake”i cili me sukses tash për herë të dytë si dekan kryen punët e tij me sukse qoftë në apektin pedagogjikë(edukative) si dhe ato kërkimoro-shkencor..
. Gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës,ushtaraku Berisha ishte njëri prej strategëve të njohur në Zonat Operative Ushtarake të Drenicës etj., i cili më ushtarët e tij të Njësisë speciale “Tigrat” luftoi fyta –fyt më njësitë ushtarake ,policore dhe paramilitare të shtetit serb.
Pas lufte një kohë të shkurtër ishte inspektor i lartë në Ministrisë e mbrojtjës, që udhiqej nga ministri dhe ushtaraku i njohur kosovarë –gjenerali Azem Syla.
Në vitin 2003 u emrua mësimdhenës i “Sportëve luftarake” në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sporteve në Prishtinë.
Kontributi i Ajvaz Bersihës është i çmuar posaçërisht në ngritjen e sportit të karatesë, i cili nëpërmes simpoziumeve,konferencave shkencore ,trajnimeve në vend dhe jashtë tij e bëri Kosovën të njofshme në aspektin ndërkombëtarë. Falë lpunës së të tij në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit janë bërë shumë reforma në sportin kosovar …
Për here të parë FKFS (ndofta)do të jetë në një objekt të rinjë i cili në gjirin e vet do ti ketë sallat sportive,pishinat,institutin e fiziologjisë dhe antropologjisë kineziologjike që do t’ia kenë lakmi Fakultetet simotra në regjionin tonë.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...