2011-05-26

Ftesë për promovimin e librit për President Historik Ibrahim Rugova


DSCF2727.JPG


DSCF2737.JPG






Miqt e mi te mire, me kenaqesi ju ftoj te merrni pjese ne promovimin e librit tim publicistiko-monografik mbiPresidentitn Historik te Kosoves - Dr Ibrahim Rugova, me 2 qershor 2011, me fillim ne ora 13, ne sallen e rezidences se katedrales "Nene Tereza" ne Prishtine!!!

Jeni te mireseardhur te gjithe!!!
 
Engjëll Koliqi

******

Shtëpia Botuese "Rugova Art",nga Prishtina promovon me 2 qershor 2011 librin e Engjëll Koliqit me titull"Dr.Ibrahim Rugova,arkitekt i Dardanisë së Re- Republikës së Kosovës."

Në këtë solemnitet special,që do të mbahet të ejtën e 2 qershorit 2011,me fillim në ora 13:00,në sallën e madhe të Katedrales "Nëna Terezë"në Prishtinë.

Në promovim prashihet të flasin:Enver Bytyqi nga Tirana,Naim Kelmendi,shkrimtar nga Prishtina,Flori Bruqi,Ndue Ukaj e Dr Dom Lush Gjergji nga Prishtina,si dhe përfaqsuesit e institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës dhe familjarë të Presidentit  Ibrahim Rugova.

Pjesëmarrja juaj nderon veprën e pavdekshme të Presidentit Historik Ibrahim Rugova,autorin Engjëll Koli dhe shtëpinë botuese "Rugova Art"Prishtinë.

Mirësevini! 

********


Librit i prin fjala e autorit, ndërsa në vazhdim sillet jetëshkrimi i protagonistit të librit, për t’u përmbushur me materiale të tjera, si nga Rrustem Rugova, i cili sjell kujtime nga fëmijëria e rinia e hershme e  Akademik prof. dr. Ibrahim Rugovës.

Më tej sillen vlerësimet e disa personaliteteve ndërkombëtare dhe shqiptare për figurën e përmendur, por edhe disa nga reagimet e shumta të shtypit botëror, lidhur me vdekjen e tij.

Librin e përmbushin edhe disa tekste të presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova. Por edhe tekste në nderim të kujtimit të tij, nga ish-presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, kryetari i LDK-së dhe kryetar i Prishtinës  Prof.dr.Isa Mustafa, zëvendëskryeministri Behxhet Pacolli, ish-kryeministri britanik, Toni Bler.

Faqet e librit pasurohen edhe me vargjet nga pena e Ibrahim Rugovës, vargje që ai i kishte shkruar në rininë e hershme. Për figurën e presidentit Rugova janë thurur edhe vargje nga poetë të ndryshëm, por edhe tekste të ndryshme të këngëve që interpretohen nga këngëtarët tanë, e që sillen edhe në këtë libër.

Një profil të protagonistit të përmendur nga këndvështrimi i tij e përvijon edhe kleriku dhe studiuesi  Prof.dr. dom Lush Gjergji.

Libri është i ilustruar edhe me fotograf të shumta dhe si i tillë ofron material të konsiderueshëm për studiuesit e pasionuar që figurës së presidentit të ndjerë t’i qasen nga disa këndvështrime.

Përveç i vlerësuar si president historik i Kosovës, Ibrahim Rugova mbetet një nga penat më të mprehta të kritikës dhe të studimit të letërsisë, nga e cila fushë ai ka botuar disa libra të veçantë, në të cilët autori dhe studiuesi Koliqi zbatoi një metodologji moderne.

Ndër to janë: “Prekje lirike” (1971), “Kah teoria” (1978), “Vepra e Bogdanit 1675-1685” (1982), “Kahe dhe premisa të kritikës letrare shqiptare 1504-1983” (1986), “Refuzimi estetik”, (1987) etj.

Ndërsa libra monografikë të karakterit studimor për personalitetin dhe veprën e Ibrahim Rugovës kanë botuar studiuesit e letërsisë: akademik prof.dr.Sabri Hamiti,  Dr.sc.Kujtim M. Shala, dr.sc.Vehbi Miftari ,Naim Kelmendi,Mr.sci.Flori Bruqi ,Xhavit Mahmnuti,Prof.dr.Fatmir Sejdiu,Naser Aliu,Faruk Tasholli,

Ramadan Musliu,Prof.dr.Shaban Sinani,Teki Dervishi,Llukman Halili,Shefqet Dibrani,Dezdemona Marku,Merita Liçaj,Beqir Cikaqi,Julia Gjika,Shaban Cakolli,Neki Lulaj,Bahri Rashica,Frank Shkreli,Bilall Maliqi,Ndue Ukaj, Zef Mulaj,Valon Maloku,Gani Azemi,Fatime Kulli,Venka Capa,Besim Krasniqi,Enver Bytyçi,prof.dr.Mehmet Rukiqi,Agim Gashi,Gani Geci,Mr.sc.Kadri Mani,,Kashire Kelmendi Balidemaj ,
Xhevat Rexhaj,Sinan Kamberaj,Selim M.Hasanaj,Martin Lleshi,Mustafë Shabani,Blerina Gallopeni,Nysret Krasniqi,Halit Bogaj, Albërie Hadërgjonaj,Këze Kozeta Zylo,Jeton Kelmendi,Rita Saliu,Vitore Stefa-Leka,Leonora Buçinca ...

Librin “Dr. Ibrahim Rugova: Arkitekti i Dardanisë së Re – Republika e Kosovës”, në fund të të cilit sillet edhe bibliografia, e botoi “Rugova Art”, Prishtinë, 2011 dhe ka 397 faqe.
etj.





Engjëll Koliqi , është lindur më 10 nëntor të vitit 1956 në Stubëll të Karadakut (Kosovë), aty ku është vatra e parë e Shkollës Shqipe në Kosovë, për të cilën edhe ka hulumtuar , studjuar e shkruar.
Edukimi Shkollen fillore e ka kryer në vendlindje, kurse shkollën e mesme (gjimnazin shkencor-matematikor) e ka filuar në Viti, e ka vazhduar në Ferizaj dhe e ka mbaruar në Viti. Ka frekuentuar Fakultetin Universitar të Shkencave të Edukimit dhe është diplomuar në Universitetin e Kosovës në Prishtinë, ku ka fituar titullin akademik – profesor i pedagogjisë.

Plot tetë vjet ka dhënë mësim në shkollën fillore në vendlindjen e tij (Stubëll) e një vit shkollor ka qenë asistent–edukator edhe në Itali – në kolegjin e famullisë në Firmozë (Acquaformosa) të Kozencës, në Kalabri. Nga regjimi pushtues-diktatorial i Beogradit, është dënuar për motive politike (vetëm për fjalë), me një vit burg (1978/1979), por pas nëntë muajsh është liruar.

I kualifikuar nga regjimi pushtues, si person i rrezikshëm kundër “sistemit socialist jugosllav”, i është hequr e drejta e mësimdhënies në shkollë, për plot gjashtë vjet (1978 – 1984). I lodhur nga presionet permanente të atij regjimi, në mars të vitit 1990 ka qenë i detyruar të emigrojë në Itali, ku jeton ende dhe zhvillon veprimtari gazetarie, duke punuar për Radio Vatikanin, për Radiotelevizionin Shqiptar të Tiranës, për Radiotelevizionin e Maqedonisë të Shkupit, për Radiotelevizionin e Kosovës të Prishtinës dhe për radiotelevizione të ndryshme private në gjuhën shqipe.

Ka shkruar për të përditshmet kosovare “Rilindja”, “Bujku”, “Bota Sot”, “Lajm ekskluzive”, “Pavarësia-news” dhe të tjera. Ka bashkëpunuar për vite të tëra e bashkëpunon edhe më me gazeta shqipe në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni dhe në diasporë (Koha Jonë, Panorama, Rilindja Demokratike, Gazeta 55, etj). Nëpër revistat shqiptare, enekënd trojeve etnike dhe në diasporë ka botuar qindëra poezi në gjuhën amtare.

Gjatë luftës së Kosovë, ishte gjithnjë në radhët e para, në ndihmë popullit të vet, nga Italia. Gati çdo ditë ishte i pranishëm në studiot televizive të RAI-t dhe të MEDIASET-it, sikurse edhe duke folur përmes mikrofonëve të shumë radiostacioneve e duke shkruar në gazetat italiane: “Corriere della Sera”, “La Repubblica”, “Il Messaggero”, “Il Mattino”, “La Stampa”... duke njohur dhe sensibilizuar kështu opinionin italian me të vërtetën për Kosovën dhe për popullin e tij.

Mbas luftës në Kosovë, afër dy vjet ka punuar në IOM (Organizata Ndërkombëtare për Migracionet), në Romë – në projektet për Kosovën dhe Shqipërinë. Në vitin 2002 është transferuar nga Roma në Lecco, ku jeton me familjen e tij. Në vitet e fundit ka filluar të shkruajë edhe italisht dhe bashkëpunon me revista të ndryshme kushtuar poezisë.

Ka marrë pjesë në dy konkurse letrare (në Livorno dhe në Kozencë) dhe poezitë e tij janë kualifikuar në finale. Në Konkursin e Dytë Ndërkombëtar “Autorët për Europën 2005” të shtëpisë botuese “IBISKOS di A. Ulivieri”, nga 156 pjesëmarrës është kualifikuar në mesin e 20 finalistëve.

“Shekulli im quhet dashuri” është libri i tij i parë italisht dhe e sheh dritën e botimit si finalist. I njëjti libër është përkthyer edhe në gjuhën portugeze dhe do të botohet në Brazil. Është  botuar edhe libri i dytë poetik i tij, në gjuhën portugeze – “Ndjenjë Drite”( 2007).

Merret shumë edhe me organizimin e diasporës shqiptare në Itali. Koliqi kryesisht ka vepruar  në Brazil, ku ka lobuar për Kosovën, deri te kreu i federatës - Presidenti i Brazilit - Lula.

Ka hapur dyert e bashkëpunimit në shumë fusha të jetës, në mes Brazilit dhe Kosovës.

Në Brazil  si dhe në Itali zoti Engjël Koliqi  është shumë i kërkuar si shkrimtar e gazetar me një vizion të mrekullueshëm mbarë shqiptar , që parasheh dhe këmbëngul ta realizojë ndryshumin e botës me dashuri në çështjen madhore- kombëtare !

Flori Bruqi


 http://floripress.blogspot.com/2011/05/se-shpejti-ne-prishtine-promovohet.html

http://floripress.blogspot.com/2011/05/dr-ibrahim-rugova-kultivues-i.html

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...