Filipini: BE PRET ZGJEDHJE TË RREGULLTA DHE TË QETA
Ambasadorja e mbretërisë së Holandës,
dy muaj para largimit të saj nga Maqedonia në një intervistë ekskluzive
për portalin “Zhurnal”, flet për zhvillimet politike në Maqedoni, flet
edhe për zgjedhjet, e parakohshme parlamentare të 5 qershorit, për
pritjet e BE-së, për ngjarjet në Kalasë, për kthimin e turistëve
holandez në Ohër dhe detyra e saj e re, e cila do ta sjell në skajin
tjetër të botës – në Majami, SHBA.
Ambasadorja Filipini, në këtë
intervistë, flet edhe për rаpоrtet me qeverinë, rrugën euroa-atlantike
të Maqedonisë, bashkëpunimin mes dy vendeve si dhe për të gjitha
impresionet e saja gjatë mandatit si ambasadore e Mbretërisë së Holandës
në Maqedoni.
ZHURNAL: Shkëlqesia juaj, Maqedonia gjendet në periudhë parazgjedhore. Cili është mendimi Juaj, vallë këto zgjedhje të parakohshme do të sjellin ndryshime në shoqërinë maqedonase të cilat do t’i shpejtonin integrimet euro-atlantike të vendit?
Është vështirë të jepet vlerësim për rrjedhën e zgjedhjeve të cilat së shpejti duhet të ndodhin. Nëse i shikoni programet e partive politike, është e qartë se shumica prej tyre tentojnë të shpejtojnë procesin integrues euro-atlantik. Gjithsesi, vendet anëtare të BE-së shpresojnë se zgjedhjen do të sjellin një vrull të ri në procesin e afrimit drejt BE-së. Në raport me para përfshirjen mund të theksohet se gjatë viteve të kaluara janë sjellë shumë ligje të reja në Maqedoni. Në këtë kuptim, është i arritur një përparim i theksuar, sidomos në sektorë të caktuar. Megjithatë, për vendet anëtare të BE-së druri njihet sipas frytit: ligjet në mënyrë adekuate duhet të zbatohen. Ndoshta edhe siç e dini, euro-skepticizmi është i zmadhuar, qytetarët e disa vendeve anëtare, kurse gjithsesi Holanda është një nga ato vende, janë bërë më kritik në lidhje me procesin para anëtarësimit të vendeve të ardhshme anëtare të BE-së. Populli holandez nuk është i sigurt se në çfarë mase respektohen rregullat e lojës, sidomos pas kyçjes së Bullgarisë dhe Rumanisë, pas së cilës ndodhi kriza ekonomike e cila e mbushi fotografinë për vendet-anëtare të BE-së të cilat nuk munden t’i zgjedhin problemet e vendit. Respektivisht, ata ndjehen të tradhtuar sepse i besonin sistemit. Ndoshta nuk e kanë dashur Brukselin gjithmonë, por më së paku kanë menduar se institucionet e BE-së mund të vendosin disiplinë në vendet. Dhe tani, ajo besueshmëri në masë të theksuar është dukshëm e luhatshme. Prandaj qytetarët në vendet sikur Holanda duan të jenë 100% të sigurt se vendet e reja anëtare do të mund t’i plotësojnë premtimet e tyre. Liderët politikë duhet t’i bindin qytetarët se vendeve të ardhshme anëtare mund t’iu besohet, se BE pranon vende me të cilat ndanë vlera të njëjta. Në këtë kuptim, me rëndësi qenësore për Holandën është gjendja në lidhje me korrupsionin, gjyqësinë, mënyrën se si qeveritë i trajtojnë të drejtat e njeriut dhe të drejtat individuale, lirinë e mediumeve dhe funksionimin e mirë të administratës profesionale dhe objektive. Qëndrimi i Qeverisë sonë e paraqet qëndrimin kritik të elektoratit. Prandaj për Maqedoninë më me rëndësi është në mënyrë më të vendosur dhe aktive të vazhdohet me reformat dhe me zbatimin e tyre.
ZHURNAL: Në fillim të kampanjës parazgjedhore paraprinte afera “Regjistri”, për të cilën Ju në një deklaratë Tuajën thatë se nuk ka dëshmi për nënvlerësime ndaj administratës. Vallë prania e misionit vëzhgues ndërkombëtarë do të jetë garanci e mjaftueshme për realizimin e zgjedhjeve të lira, fer dhe demokratike në Maqedoni?
Ashtu sikur edhe Ju, edhe unë lexova se e kam thënë atë, por ajo nuk është e vërtetë: thjeshtë nuk mund të gjykoj në lidhje me situatën. Por, e theksova rëndësinë e hulumtimit të skajshëm dhe të denjë të raporteve për parregullsitë eventuale që të mbrohet besimi në trupin votues në sistem dhe që të kursehen qytetarët nga manipulimet eventuale. Megjithatë, prania e një misioni vëzhgues ndërkombëtarë asnjëherë nuk mund të jetë garanci. Ai mision këtu është që të vëzhgon procesin dhe të raporton për të. Kualiteti i procesit zgjedhor paraqet përgjegjësi për vetë vendin. Para së gjithash është përgjegjësi për Qeverinë dhe për të gjithë liderët politik. Por, gjithashtu edhe elektorati mund të luan rol vendimtarë. Nëse njerëzit ndjehen nën presion, ata nuk duhet të pranojnë presion të tillë dhe duhet menjëherë t’i lajmojnë rastet e tilla në institucionet kompetente. Secili qytetarë ka të drejtë të voton lirshëm dhe pa presione. Edhe qytetarët duhet të qëndrojnë në mbrojtje të të drejtave të tyre edhe pse për të ndoshta do të duhej guxim – në këtë mënyrë demokracitë forcohen dhe piqen. E njëjta vlen edhe për Maqedoninë, ashtu edhe për vendet sikur Holanda.
ZHURNAL: Cilat janë pritjet e vendeve evropiane nga këto zgjedhje? Sa janë mundësitë që Maqedonia të lëvizë drejtë anëtarësimit të dëshiruar në NATO dhe BE, edhe përskaj kushtit të njohur për zgjidhjen e çështjes së emrit?
Sinqerisht, vendet evropiane thjeshtë presin që Maqedonia si vend kandidat për BE të organizon zgjedhje të rregullta dhe pa incidente, gjithsesi Maqedoni ka mundësi t’i plotëson këto pritje. Shenjë pozitive është nënshkrimi i Kodeksit për sjellje për zgjedhje parlamentare të lira dhe korrekte më 12 maj nga ana e të gjitha partive politike në procesin zgjedhor, me çka liderët politik publikisht u obliguan t’i respektojnë rregullat për zgjedhje të lira, të ndershme dhe demokratike.
ZHURNAL: Ambasadorja në “akull” nga Qeveria e Maqedonisë?
Pas ngjarjeve në Kala shkuan në bisedë në MPJ në lidhje me sjelljen e Artan Grubit, i cili ishte i punësuar në ambasadë. Në Ditën e Mbretëreshës e organizuar nga ambasada mungoi prezenca e përfaqësuesve qeveritarë, e cila u komentua nga ana e mediumeve. Madje disa si shaka pyetën vallë ambasadorja Filipini, kryeministrit Gruevski do t’ia kërkon biçikletën e dhuruar. Mendoni se raporti i pushtetit maqedonas është ndryshuar ndaj Juve personalisht dhe ndaj ambasadës?
Dy vendet tona kanë raporte bilaterale shoqërore dhe konstruktive. Unë në mënyrë aktive punoj me shumë ministra maqedonas në thellimin e tyre, sidomos duke u munduar t’i përmirësoj statistikat në këmbimin tregtarë ndërmjet Holandës dhe Maqedonisë, si dhe nivelin e investimeve holandeze në Maqedoni. Një nga rezultatet e matura është rritja e shpejtë e numrit të turistëve holandez në Maqedoni që është pozitive edhe për industrinë e turizmit holandeze dhe maqedonase. Kur bëhet fjalë në lidhje me incidentin në Kala, gjyqësia në Maqedoni është ajo e cila është përgjegjëse të vlerëson vallë zoti Grubi e ka thyer ligjin. Ai parashtroi dorëheqje javën pas incidentit, kurse kur bëhet fjalë për Holandën, kjo çështje është pas nesh. Përderisa dëshironi të dini përse përfaqësuesit qeveritarë maqedonas nuk morën pjesë në hapjen me rastin e Ditës së Mbretëreshës, do t’iu sugjeroja t’i pyetni ata. Ngjarja ishte shumë pozitive me më shumë se 800 mysafirë, duke i potencuar raportet e shkëlqyeshme dhe bashkëpunimin e frytshëm ndërmjet shumë organizatave nga Maqedonia dhe Holanda.
ZHURNAL: Shpeshherë politikanët maqedonas, sidomos ata të qeverisë ankohen për trajtimin joadekuat ndaj Maqedonisë dhe Greqisë, si pasojë e së cilës Maqedonia është në pozitë më të disfavorshme në kontestin me emrin. A janë të arsyeshëm këto qëndrime?
Në përgjithësi, unë ndjejë se raportet ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë janë konstruktive. Ka vetëm një çështje e cila qëndron në rrugën e mëtejme për forcimin e lidhjeve ndërmjet dy vendeve. Si vend kandidat për BE, Maqedonia patjetër duhet t’i plotëson kërkesat për anëtarësim. Megjithëse për momentin kontesti në lidhje me emrit paraqet pengesë për fillimin e bisedimeve, nuk ekziston pengesë që Maqedonia të vazhdon të punon në reformat dhe t’i plotëson vrimat në drejtim të implementimit të tërësishëm të kërkesave për anëtarësim. Fatkeqësisht nevoja për zgjedhjen e problemit në lidhje me emrin është realitet politik i cili duhet të zgjidhet. Sfida e partive politike të inkuadruara në proces është të arrijnë në një zgjidhje të pranueshme të ndërsjellë. Që të arrihet deri aty është i nevojshme një vullnet i fuqishëm politik dhe lidership i vërtetë nga të dy anët. Të gjithë ne e kuptojmë se problemi në lidhje me emrin përfshinë emocione të thella dhe se është i nevojshëm guxim nga të dy liderët që të arrihet një kompromis. Megjithatë, kjo është zgjidhja e vetme.
ZHURNAL: Fondet e BE- së kërkojnë administratë publike funksionale
Holanda është një ndër donatorët më të mëdhenj në Maqedoni. Vallë vendi dinë në mënyrë të drejtë t’i shfrytëzon donacionet?
Që nga fillimi i bashkëpunimit bilateral, Holanda ka harxhuar më shumë se 200 milion euro për përkrahjen e zhvillimit të Maqedonisë. Besojmë se shumë nga projektet dhe programet kanë treguar rezultate të shkëlqyeshme. Në fund, megjithatë, nuk punohet për suksesshmëri të projekteve individuale, por për një kontribut të tërësishëm i cili duhet të kryen ndikim pozitiv ndaj jetës së njerëzve dhe ndaj perspektivave politike, sociale dhe ekonomike të vendit.
ZHURNAL: Ka shembuj të vendeve me përqindje të mirë të shfrytëzimit të parave nga projektet të përkrahura nga Bashkimi Evropian. Sa janë mundësitë që Maqedonia të gjendet në këtë listë?
Nëse e shikoni shfrytëzueshmërinë e fondeve të BE-së të vendeve kandidate të mëparshme do të vëreni se asnjëra nga ato nuk i ka të shfrytëzuara paratë në tërësi; gjithmonë ka pasur përqindje të parave të paharxhuara dhe të pashfrytëzuara. Dukshëm, procedurat e BE-së janë komplekse dhe kërkojnë funksionim të mirë të administratës publike për menaxhim adekuat me to.
ZHURNAL: Verë me 14.000 turistë holandez
Në fillim të majit arriti grupi i parë i turistëve nga Holanda në Ohër. Koha nuk u përshtat aq shumë, por çfarë janë përshtypjet e tyre nga Maqedonia?
Grupi i parë të cilin e pritëm më 6 maj ishte fillim i grupit të ri rekord prej afërsisht 14.000 turistëve holandez të cilët priten të vijnë gjatë vitit 2011. Ata do të fluturojnë deri në Ohër me kompanitë ajrore holandeze Korendon dhe Arkerflaj, dhe përmes destinacionit Amsterdam-Shkup me MAT. Korendon bëri një hulumtim të shprehive të holandezëve të harxhimeve në Turqi dhe zbuloi se secili nga ata harxhon nga 800 euro në javë. Nëse afërsisht e njëjta do të vlen për Maqedoninë, kjo do të rezulton me një profit solid në llogari të ekonomisë maqedonase. Harxhimet e turistëve do të siguron të ardhura për popullsinë lokale në tërë Maqedoninë dhe do të kontribuon në luftën kundër varfërisë. Aspak nuk është për tu çuditur që pronarët e hoteleve dhe restoranteve si dhe komunat janë shumë të interesuara për pritjen e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme. Deri tani, përshtypjet janë shumë pozitive, ashtu siç kuptova nga agjencia turistike. Njerëzit kanë qenë të magjepsur nga mikpritja maqedonase dhe të buzëqeshur edhe gjatë reshjeve.
ZHURNAL: Cilat janë pengesat për prani më të madhe të investimeve holandeze në Maqedoni?
Njëra nga pengesat ishte ajo se kompanitë holandeze nuk kanë qenë të njohura me Maqedoninë dhe mundësitë për tregti dhe investime. Gjatë viteve të kaluara kemi punuar me shumë përkushtim dhe mund në largimin e këtyre pengesave të cilat qëndronin në rrugë dhe mendoj se kemi qenë të suksesshëm në vendosjen e Maqedonisë në hartën e Holandës. Rritja e numrit të turistëve të cilët vijnë nga vendi im është shumë faktor i rëndësishëm. Agjencia turistike përmes kampanjave të tyre për marrëdhënie me publikun kontribuojnë në informimin e njerëzve me Maqedoninë dhe rrëfimet e turistëve të cilët kthehen përhapin entuziazëm. Prandaj, përherë theksojmë sa është e rëndësishme shërbimi i mirë: sepse hulumtimet tregojnë se secili turist përvojën e tij e ndanë me më së paku 20 njerëz, secili nga ato duhet të kthehet në shtëpi si ambasador i Maqedonisë.
Pengesa të tjera të mëdha janë funksionimi i mirë dhe i pavarur i gjyqësisë, administrata publike profesionale, e paanshme dhe efikase, stabiliteti politik dhe siguria. Këto janë elementët me rëndësi universale. Është mirë e njohur se vendet të cilat nuk kanë mundësuar funksionimin e mirë të këtyre faktorëve nuk janë tërheqëse për investitorët e huaj të drejtpërdrejtë. Konkurrenca është e fuqishme dhe ata kërkojnë tregje të tjera.
ZHURNAL: Këto ditë Holanda është aktuale me ndihmën në shëndetësinë primare. Njëkohësisht u paraqitën reagime nga Instituti për shëndet publik për mosinvestim të shtetit në preventivë. Pse këtu e theksuat ndihmën?
Shëndeti primarë ka të bëj me shërbimet themelore shëndetësore të rëndësisë qenësore për çdo qytetarë. Holandezët kanë sistem të shkëlqyeshëm të shëndetësisë primare. Para pak kohësh, institutet holandeze dhe maqedonase për shëndet publik nënshkruan edhe Memorandum të përgjithshëm për mirëkuptim. Në mënyrë të suksesshme i paraqitën faktet dhe numrat për gjendjen në shëndetësinë publike me çka u treguan shumë mangësi në tende dhe aspekte të caktuara dhe së bashku e theksuan domosdoshmërinë për përmasimin e situatës në shëndetësinë publike në Maqedoni, duke përfshirë edhe futjen e bazës adekuate të të dhënave për ndjekjen e problemeve dhe përparimin. Kontributi financiar i paradokohshëm nga Holanda, i miratuar në vitin 2010, përfshinë grant prej 6,4 milion euro për programin e Ministrisë së shëndetësisë e dedikuar për përmasimin sistematik të sistemit shëndetësorë maqedonas për nënat me fëmijë, sidomos i drejtuar drejt grupeve të margjinalizuara dhe prekura, edhe në mjediset urbane edhe në ato rurale.
ZHURNAL: Aktiviste prej fëmijërie
Jeni aktiv në kampanjën për luftë kundër dhunës familjare. Jeni të pranishëm në aksione dhe ngjarje të shumta qytetare, si diplomate e rrallë në Maqedoni. Ç’është ajo që Ju motivon?
Mendoj se me këtë qëndrim jam rritur që nga mosha më e vogël. Edhe nëna ime edhe babai im u kanë kushtuar rëndësi të madhe punëve për të mirën e shoqërisë. Që nga mosha më e vogël jam edukuar t’i respektoj të tjerët, të jem tolerante ndaj ndryshimeve, t’iu ndihmoj atyre të cilët nuk kanë mjaftueshëm dhe të luftoj kundër padrejtësisë. E gjithë kjo filloi kur isha fëmijë dhe kur shkoja te nëna ime të kërkoj për të vjetrit në fqinjësinë tonë të cilët më nuk kishin mundësi atë ta bëjnë vetëm. Babai im fitoi Medalje Mbretërore për shumë funksione plotësuese të cilat i kryente jashtë punës së tij të përhershme, kurse të gjithë ata ishin të drejtuar drejt kontributit për të mirën e përgjithshme. Mua më duket interesante kur shikoj se të gjithë ne, unë dhe vëllezërit dhe motrat e mia, e kemi të trashëguar qëndrimin e tij aktiv – kudo që të shkoj gjithmonë automatikisht insistoj të jem aktive, sepse mendoj se ashtu se ashtu jam këtu, atëherë përse të mos marrë përgjegjësi...? Element tjetër i rëndësishëm i cili e definoi sjelljen time ishte ajo që prindërit e mi gjithmonë ishin të përgatitur ta ndryshojnë mendimin e tyre për shumë tema. Homoseksualiteti, për shembull, ishte çështje problematike; ata ishin të edukuar të kenë averzion ndaj këtij fenomeni dhe nuk e pranonin. Por, me kohë, me atë që kishim shokë homoseksual dhe me njohjen dhe vlerësimin e tyre, ata i tejkaluan paragjykimet e edukimit dhe arsimimit të tyre; ata pranuan se nuk ishin në të drejtë. Nga këndvështrimi im, kjo paraqet përparësi të madhe. Shumë i kam vlerësuar sjelljet e tyre dhe mundohem të jetoj sipas shembullit të tyre.
ZHURNAL: Mbetët në radhët e para të marshit për luftë kundër homofobisë në një vend ballkanik me stereotipie të shprehura. Iu pengojnë komentet?
Gjatë viteve të kaluara këtu në mënyrë konstante i kam propaganduar qëndrimet e politikës së jashtme holandeze. Toleranca dhe respektimi i të drejtave të bashkësisë LGBT është një nga ato prioritete të politikës së jashtme të lidhura me të drejtat e njeriut, si pjesë e një fokusi të fuqishëm më të zgjeruar në mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Prania ime fizike për përkrahjen e bashkësisë LGBT më 17 maj ishte e lidhur me Ditën ndërkombëtare kundër homofobisë e ngritur nga KB, e cila na përkujton të luftojmë kundër të padrejtës dhe jotolerancës. Nuk më pengojnë komentet, por shpresoj se njerëzit shikojnë aq sa munden të jenë luhatje negative dhe ndonjëherë të nënvlerësuara qëndrimet ndaj individëve të cilët nuk kanë zgjedhur të jenë gej ose lezbike por janë të lindur si të tillë dhe e meritojnë të njëjtin respekt sikur edhe çdo individ tjetër. Më pengon mungesa e respektit ndaj të tjerëve dhe qëndrimi i rrënjosur i atyre të cilët i refuzojnë të tjerët me arsyetim se të vërtetën universale e kanë në duar të tyre. Vetëm mendoni Ju të jeni në vendin e atyre të cilët janë të konfrontuar me paragjykime dhe agresion vetëm për shkak se nuk mund të përshtateni në ndonjë pamje të caktuar. Me një respekt pak më të madh ndërmjet vete, bota me të vërtetë do të ishte vend më i mirë. Në këtë kuptim, është interesant të shënohet se Maqedonia, me të vërtetë e udhëhequr nga Qeveria ekzistuese, bëri shumë hapa të rëndësishëm si nënshkruese e të deklaratës së parë për orientim seksual dhe identitet gjinor, e nënshkruar në Asamblenë e Përgjithshme të KB më 18 dhjetorë 2008, pas së cilës vijoi edhe deklarata e përbashkët e KB në të njëjtën temë më 22 mars 2011, e prezantuar nga Kolumbia me kërkesë të 85 vendeve, duke e përfshirë edhe Maqedoninë, para Këshillit për të drejta të njeriut të KB. Pjesë e këtyre deklaratave përbëhen me premtimet e nënshkruesve për luftë aktive kundër diskriminimit vendor në bazë të identitetit gjinor dhe orientimit seksual. Këto janë premtime të bukura dhe gjithsesi do të dëshiroja që së shpejti të realizohen në Maqedoni.
ZHURNAL: Prej Maqedonie në Majami
Të flasim pak për jetën Tuaj në Maqedoni. Këtu jeni katër vite. Çka fituat, kurse çka humbët nga jeta në Maqedoni?
Fitova shumë njohuri për Maqedoninë dhe për Ballkanin Perëndimorë, dhe me shumë kuptim të përmirësuar të sfidave me të cilat ballafaqohet kjo pjesë e Evropës, kuptohet gjithashtu edhe në këndvështrim të historisë. Gjithashtu fitova shumë miq të mirë në Maqedoni, dhe në fund kuptohet kjo vlen më së shumti. Më tej, fitova rrudha të reja, sepse në mënyrë të palodhshme jemi munduar të punojmë shumë. Nuk kam humbur shumë, vetëm mundësitë të takohem me të familjes sime – nënën time, 4 vëllezërit e mi dhe 3 motrat e mia – dhe miqtë e mi, të cilët ndonjëherë shumë më mungojnë.
ZHURNAL: Keni stil interesant të veshjes. Sa kodekset diplomatike janë faktorë kufizues në stilin e jetës Suaj?
Pikë interesante. Të jem e sinqertë, mundohem të jem vetja. Jetojmë në shekullin 21; diplomacia me të vërtetë është bërë shumë më dinamike në krahasim me të kaluarën dhe diplomatët e sotëm janë njerëz të cilët fortë qëndrojnë në botë. Sikur që dini, shoqëria holandeze tradicionalisht është progresive, moderne, e përparuar dhe liberale. Ashtu edhe unë ndjehem. Kuptohet, diplomatët patjetër të jenë të veshur në mënyrë adekuate dhe në pajtim me rastin, por kjo gjithsesi nuk do të thotë se patjetër duhet ta zbatojnë konceptin “një stil për të gjithë”. Të gjithë ne jemi individ me shije të vet. Unë kam mendim timin dhe vet i sjell vendimet për atë se çka do të veshi pa mos u brengosur shumë për atë çka mund të thonë ose mendojnë të tjerët. Ajo pa nevojë jetën do të ma bënte të komplikuar dhe kuptohet më pak interesant. Për të ngelurën, ndjejë se e kemi kaluar stilin e vjetër të diplomacisë. Të jesh ambasador është punë fantastike e plotë me sfida, për të cilët duhet të keni vullnet në mënyrë të palodhshme të punoni për t’i arritur rezultatet të cilat priten nga Ju.
ZHURNAL: Çka pas mbarimit të mandatit në Maqedoni? Ju pret ndonjë sfidë e re diplomatike?
Pas mbarimit të mandatit këtu në mesin e korrikut do të shkoj në Majami si Konzull Gjeneral. Në funksionin tim të ri do të jem përgjegjëse për përparimin e marrëdhënieve tregtare-investuese dhe bashkëpunimin kulturor ndërmjet Holandës dhe pjesës juglindore të SHBA-ve dhe Karibit. Gjithashtu do të punoj edhe në diplomacinë publike dhe në ngjarjet politike. Pozita e Konzullit Gjeneral do të më mundëson të njoftoj një mënyrë më ndryshe të pozitës së ambasadorit, edhe më praktike dhe më e koncentruar në prioritetet e diplomacisë ekonomike të Qeverisë së tanishme të Holandës. Megjithëse gjithsesi do të më mungon Maqedonia si dhe njerëzit e mrekullueshëm këtu, njëkohësisht mendimi për funksionin tim të ri dhe të jetës në ShBA më paraqet sfidë. Ky është fati i një diplomati, por njëkohësisht edhe ana e mirë e punës.
ZHURNAL: Kush është Simone Filipini?
51- vjeçarja ambasadorja holandeze është e martuar dhe nënë e dy fëmijëve dhe që 23 vite punon në Ministrinë e punëve të jashtme të Mbretërisë së Holandës. Katër vite para emërimit ambasador në Maqedoni, zonja Filipini ka udhëhequr me Seksionin për gra dhe zhvillim pranë ministrisë, si dhe seksionin për emancipim dhe shëndet reproduktiv dhe seksual. Në Maqedoni në pozitën e ambasadorit është që nga viti 2007. Kah mesi i korrikut ambasadores Filipini i mbaron mandati, me ç’rast shkon në Majami, SHBA, si Konsull Gjeneral.