Deputeti i PS-së Fatmir Xhafa i bëri thirrje qytetarëve të mblidhen
në mbrojtje të votës së lirë. Në një prononcim për mediat pas miratimit
nga ana e KQZ-së së aktit normative, deputeti Xhafa theksoi se me këtë
veprim është instaluar përfundimisht diktatura në Shqipëri.
“U instalua diktatura e Sali Berishës, një diktaturë e tipit fashist. Ne e penguam me sa mundëm qeverinë për të rrëmbyer votën e shqiptarëve tani i bëjmë thirrje popullit të dalë përballë kësaj qeverie deri në rrëzimin e saj” theksoi Xhafa ndërsa shtoi se opozita do të bëjë gjithçka në mënyrë demokratike për të mbrojtur votën e shqiptarëve.
Komunisti i Enverit ,tash Deputet i Kuvendit Shqiptar :Fatmir Xhafa
“Maturi, qetësi, ndjenjë të lartë përgjegjësie, dhe respektim të ligjit”. Ky eshte apeli i kreut te shtetit, Bamir Topi bere per situaten pasgjedhore, gjate takimit te zhvilluar sot me zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Stefano Sanino, shoqeruar nga ambasadori i BE-së në Tiranë, Etore Sekui.
Presidenti Topi ritheksoi se në pozicionin e Kryetarit të Shtetit shqiptar do të jetë përherë “respektues i Kushtetutës, ligjeve në fuqi dhe ruajtjes së ekuilibrave politikë e shoqërorë, në interes të qytetarëve shqiptarë dhe përmbushjes së ëndrrës së tyre evropiane si dhe të stabilitetit të vendit.”
Të dy bashkëbiseduesit nënvizuan faktin se vullneti i forcave politike në Shqipëri është me mjaft rëndësi për përparimin e integrimit të vendit drejt strukturave të Bashkimit Evropian dhe plotësimin e rekomandimeve të Këshillit të Evropës si dhe detyrimeve të tjera që nevojiten për anëtarësimin në familjen evropiane.
Në këtë prizëm, për t’i shërbyer axhendës evropiane të Shqipërisë, Presidenti Topi vlerësoi si “të një rëndësie historike edhe vizitën e pritshme në fund të kësaj jave të Presidentit të Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barrozo dhe delegacionit me zyrtarë të lartë të BE-së në Tiranë”.
Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Zgjerimit në Bashkimin Evropian, Stefano Sanino, pasi shprehu falenderimet e tij për pritjen e rezervuar nga Presidenti Topi, vlerësoi punën dhe qëndrimin institucional rigoroz e konform Kushtetutës dhe ligjeve të Kreut të Shtetit shqiptar.
Zyrtari i lartë i BE-së, zoti Sanino, e siguroi Kreun e Shtetit shqiptar për gatishmërinë e bashkësisë ndërkombëtare për të vijuar ndihmesën në funksion të arritjes së standardeve demokratike, konsolidimit të institucioneve të pavarura demokratike e kushtetuese dhe përmbushjes së aspiratave integruese të Shqipërisë.
Në takim u bisedua për zhvillimin e procesit zgjedhor dhe numërimin e votave, i cili po vijon pas mbylljes së qëndrave të votimit.
Ambasadorët vlerësuan zhvillimin e qetë të zgjedhjeve dhe vlerësuan lart deklaratat e kryeministrit të bëra mbas mbylljes së procesit të numërimit për Tiranën, që në kushtet e një rezultati shumë të ngushtë, palët duhet të tregojnë durim deri në daljen e rezultatit final të çertifikuar ligjërisht. Ata theksuan se një qëndrim i tillë, i cili tregon lidership, ishte një kontribut i rëndësishëm në këtë fazë të procesit.
Nga ana e tij kryeministri Berisha i falenderoi Ambasadorët për kontributin e çmuar që ata dhanë nëpërmjet angazhimit personal dhe të stafit të tyre si në ditën e zgjedhjeve ashtu dhe gjatë numërimit të votave. Kryeministri theksoi se ai dhe mazhoranca, ashtu si para zgjedhjeve, edhe në këtë moment, qëndrojnë të bindur se çdo votë e hedhur nga zgjedhësit do të vlerësohet dhe numërohet me saktësi dhe se rezultati final do të pasqyrojë saktësisht vullnetin e zgjedhësve shqiptarë. Kryeministri Berisha theksoi se rezultatet e shpallura, duhet që të përfshijnë çdo votë të hedhur nga zgjedhësit dhe se administrata zgjdhore ka për detyrë që ti japë vlerën e duhur, në mënyrë të njëtrajtëshme, çdo vote në të cilën zgjedhësi ka shprehur qartë vullnetin e tij.
Kryeministri Berisha shprehu besimin e tij se institucionet e mandatuara nga ligji kanë kryer detyrën dhe do të vazhdojnë ta kryejnë atë me saktësinë më të madhe duke garantuar në këtë mënyrë legjitimitet të plotë të rezultateve përfundimtare. Ai u shpreh se mazhoranca në fund të këtij procesi do të pranojë rezultatet e çertifikuara sipas ligjit.
Kryeministri gjithashtu nënvizoi se sistemi i numërimit rikonfirmoi se, ashtu si në 2009, procesi shqiptar i numërimit të votave siguron transaparencë të plotë, besim të palëve e për rrjedhojë shmang ankimet mbi rezultatin.
Ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arvizu është larguar nga selia e Partisë Socialiste ku ka zhvilluar një takim me kreun e opozitës Edi Rama.
Diplomati amerikan është shoqëruar nga kreu i opozitës Edi Rama jashtë ambjenteve të selisë rozë ndërsa mbështetës të PS-ja të cilët ndodheshin brenda ambjenteve të selisë në mbështetje të liderit të tyre.
Mendohet se në qendër të diskutimeve ka qënë tensionet e krijuara pas zgjedhjeve vendore tw 8 majit. Ndërkohë në këto moment ka filluar mbledhja e grupit parlamentar socialist ku do të diskutohet në lidhje me qëndrimet që do të mbajë PS-ja në lidhje me vendimin e KQZ-së për t`i cilësuar sit ë vlefshme fletët e kontestuara.
Dua ta nis
duke falenderuar edhe një herë komisionerët, numëruesit dhe vëzhguesit,
që po punojnë për të përfunduar procesin e numërimit për këto zgjedhje.
Ndërsa janë numëruar kutitë për Kryebashkiak, ka kuti të tjera për
funksione të tjera, të cilat duhet të numërohen ende, për të pasur një
numërim të plotë për këto zgjedhje.
Ndërsa kjo po ndodh, unë pres i qetë dhe me durim rezultatin dhe certifikimin përfundimtar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Por, unë jam më i vendosur se kurrë, që çdo votë të numërohet dhe zëri i çdo qytetari të dëgjohet. Çdo rezultat që nuk lejon zërat e të gjithë qytetarëve të dëgjohen nuk është një përshkrim i saktë i vullnetit të zgjedhësve në një demokraci.
Sot, pak më herët z. Rama pretendoi se numërimi i votave ka përfunduar, e ndersa ai mund të urojë që kjo të jetë e vërtetë, jo çdo votë është numëruar, dhe ende nuk është dëgjuar zeri i çdo qytetari që ka votuar.
Sot, unë i kam kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve - në cilësinë e tij si Komisioni i Zonës së Administrimit Zgjedhor për Tiranën - që të numëroje votat e vendosura aksidentalisht në kutitë për funksionet e tjera. Këto, janë vota plotësisht të vlefshme të këtyre zgjedhjeve, dhe askush nuk ka të drejtë tua mohoje vullnetin këtyre qytetarëve që ushtruan të drejtën e tyre për të votuar.
Ky është procesi që disa bashkëpunëtorë të z.Rama kanë bllokuar tani në një perpjekje të dëshpëruar. Uroj që zoti Rama nuk po përpiqet të ndalojë numërimin e çdo vote dhe të mbysë zërin e qytetarëve. Uroj po kështu që qetësia dhe durimi të mbizotërojnë dhe ti rikthehemi punës për të përmbyllur një proces që të gjithë duam të përfundojë.
Në fund, kjo nuk ka të bëjë as me mua, as me z.Rama, por me faktin nëse zëri i çdo qytetari do të dëgjohet dhe çdo votë do të numërohet, sepse ky është thelbi i demokracisë.
Une i kërkoj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve - ne cilësinë e tij si Komisioni i Zonës së Administrimit Zgjedhor për Tiranën - të numëroje çdo votë që aktualisht nuk është numëruar dhe ta bëjë këtë në mënyre objektive, të ndershme, transparente dhe apolitike.
Çdo përpjekje për ti bërë presion apo për të kërcënuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, gjatë ketij procesi, është një përpjekje për të shtrembëruar procesin demokratik. Unë jam i vendosur të bëj gjithçka që ky proces të vazhdojë të jetë i ndershem, i lirë, transparent dhe i saktë.
Rama ka deklaruar se nuk do të ketë forcë që të ‘vjedhë rezultatin’. Rama e ka quajtur jo vetëm antiligjore, por edhe të papranueshme situatën në KQZ, ku pritet miratimi i aktit që rreshton votat e hehdura në kutitë e gabuara, si pjesë të rezultatit.
“KQZ ka detyrimin ligjor të shpallë rezultatin mbështetur mbi procesverbalet. Nuk kemi pasur iluzion se kjo KQZ mund të sillet normalisht me të drejtat e opozitës. Por ajo që po ndodh kalon cdo cak të arsyes dhe kërcënon kufirin e durimit të popullit.
Po tentohet të përmbyset rezultati me një vendin të paligjshëm, akt dhune që kërcënon stabilitetin e vendit. Apeli im për Saliun është të ndalet këtu dhe të mos imponojë shkelje ligjore që minon themelet e bashkëjetesës demokratike”- ka thënë Rama.
Sipas tij, vendi ka nevojë për siguri dhe shqiptarëve politika u detyrohet respekt për votën, punë dhe vizion për të ardhmen.
“Ajo që po ndodh në KQZ mban erën e keqe të historive të shkuara që s’mund e s’duhet të përsëriten. Nëse vihemi nga KQZ përpara mbrapshtisë së një fakti të kryer në shkelje të ligjit do reagojmë me të gjithë fuqinë e të drejtës që ka sot me vete popullin mbarë”- ka thënë Rama.
Sipas tij, nxjerrja e rezultatit është kërkesë e ligjit, qytetarëve, ndërkombëtarëve, e shprehur qartë sot.
“U instalua diktatura e Sali Berishës, një diktaturë e tipit fashist. Ne e penguam me sa mundëm qeverinë për të rrëmbyer votën e shqiptarëve tani i bëjmë thirrje popullit të dalë përballë kësaj qeverie deri në rrëzimin e saj” theksoi Xhafa ndërsa shtoi se opozita do të bëjë gjithçka në mënyrë demokratike për të mbrojtur votën e shqiptarëve.
Komunisti i Enverit ,tash Deputet i Kuvendit Shqiptar :Fatmir Xhafa
“Maturi, qetësi, ndjenjë të lartë përgjegjësie, dhe respektim të ligjit”. Ky eshte apeli i kreut te shtetit, Bamir Topi bere per situaten pasgjedhore, gjate takimit te zhvilluar sot me zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Stefano Sanino, shoqeruar nga ambasadori i BE-së në Tiranë, Etore Sekui.
Presidenti Topi ritheksoi se në pozicionin e Kryetarit të Shtetit shqiptar do të jetë përherë “respektues i Kushtetutës, ligjeve në fuqi dhe ruajtjes së ekuilibrave politikë e shoqërorë, në interes të qytetarëve shqiptarë dhe përmbushjes së ëndrrës së tyre evropiane si dhe të stabilitetit të vendit.”
Të dy bashkëbiseduesit nënvizuan faktin se vullneti i forcave politike në Shqipëri është me mjaft rëndësi për përparimin e integrimit të vendit drejt strukturave të Bashkimit Evropian dhe plotësimin e rekomandimeve të Këshillit të Evropës si dhe detyrimeve të tjera që nevojiten për anëtarësimin në familjen evropiane.
Në këtë prizëm, për t’i shërbyer axhendës evropiane të Shqipërisë, Presidenti Topi vlerësoi si “të një rëndësie historike edhe vizitën e pritshme në fund të kësaj jave të Presidentit të Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barrozo dhe delegacionit me zyrtarë të lartë të BE-së në Tiranë”.
Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Zgjerimit në Bashkimin Evropian, Stefano Sanino, pasi shprehu falenderimet e tij për pritjen e rezervuar nga Presidenti Topi, vlerësoi punën dhe qëndrimin institucional rigoroz e konform Kushtetutës dhe ligjeve të Kreut të Shtetit shqiptar.
Zyrtari i lartë i BE-së, zoti Sanino, e siguroi Kreun e Shtetit shqiptar për gatishmërinë e bashkësisë ndërkombëtare për të vijuar ndihmesën në funksion të arritjes së standardeve demokratike, konsolidimit të institucioneve të pavarura demokratike e kushtetuese dhe përmbushjes së aspiratave integruese të Shqipërisë.
Sali Berisha takon Ambasadorët e SHBA, BE dhe OSBE
Kryeministri Berisha priti sot në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Alexander Arvizu, Kryetarin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadorin Eugen Wollfarth, dhe Kreun e Delegacionit të Bashkimit Evropian, Ettore SequiNë takim u bisedua për zhvillimin e procesit zgjedhor dhe numërimin e votave, i cili po vijon pas mbylljes së qëndrave të votimit.
Ambasadorët vlerësuan zhvillimin e qetë të zgjedhjeve dhe vlerësuan lart deklaratat e kryeministrit të bëra mbas mbylljes së procesit të numërimit për Tiranën, që në kushtet e një rezultati shumë të ngushtë, palët duhet të tregojnë durim deri në daljen e rezultatit final të çertifikuar ligjërisht. Ata theksuan se një qëndrim i tillë, i cili tregon lidership, ishte një kontribut i rëndësishëm në këtë fazë të procesit.
Nga ana e tij kryeministri Berisha i falenderoi Ambasadorët për kontributin e çmuar që ata dhanë nëpërmjet angazhimit personal dhe të stafit të tyre si në ditën e zgjedhjeve ashtu dhe gjatë numërimit të votave. Kryeministri theksoi se ai dhe mazhoranca, ashtu si para zgjedhjeve, edhe në këtë moment, qëndrojnë të bindur se çdo votë e hedhur nga zgjedhësit do të vlerësohet dhe numërohet me saktësi dhe se rezultati final do të pasqyrojë saktësisht vullnetin e zgjedhësve shqiptarë. Kryeministri Berisha theksoi se rezultatet e shpallura, duhet që të përfshijnë çdo votë të hedhur nga zgjedhësit dhe se administrata zgjdhore ka për detyrë që ti japë vlerën e duhur, në mënyrë të njëtrajtëshme, çdo vote në të cilën zgjedhësi ka shprehur qartë vullnetin e tij.
Kryeministri Berisha shprehu besimin e tij se institucionet e mandatuara nga ligji kanë kryer detyrën dhe do të vazhdojnë ta kryejnë atë me saktësinë më të madhe duke garantuar në këtë mënyrë legjitimitet të plotë të rezultateve përfundimtare. Ai u shpreh se mazhoranca në fund të këtij procesi do të pranojë rezultatet e çertifikuara sipas ligjit.
Kryeministri gjithashtu nënvizoi se sistemi i numërimit rikonfirmoi se, ashtu si në 2009, procesi shqiptar i numërimit të votave siguron transaparencë të plotë, besim të palëve e për rrjedhojë shmang ankimet mbi rezultatin.
Ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arvizu është larguar nga selia e Partisë Socialiste ku ka zhvilluar një takim me kreun e opozitës Edi Rama.
Diplomati amerikan është shoqëruar nga kreu i opozitës Edi Rama jashtë ambjenteve të selisë rozë ndërsa mbështetës të PS-ja të cilët ndodheshin brenda ambjenteve të selisë në mbështetje të liderit të tyre.
Mendohet se në qendër të diskutimeve ka qënë tensionet e krijuara pas zgjedhjeve vendore tw 8 majit. Ndërkohë në këto moment ka filluar mbledhja e grupit parlamentar socialist ku do të diskutohet në lidhje me qëndrimet që do të mbajë PS-ja në lidhje me vendimin e KQZ-së për t`i cilësuar sit ë vlefshme fletët e kontestuara.
Kandidati
për Kryebashkiak dënon presionin politik ndaj KQZ dhe shprehet se votat
për kryetar në kutitë e gabuara, janë të vlefshme
Ndërsa kjo po ndodh, unë pres i qetë dhe me durim rezultatin dhe certifikimin përfundimtar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Por, unë jam më i vendosur se kurrë, që çdo votë të numërohet dhe zëri i çdo qytetari të dëgjohet. Çdo rezultat që nuk lejon zërat e të gjithë qytetarëve të dëgjohen nuk është një përshkrim i saktë i vullnetit të zgjedhësve në një demokraci.
Sot, pak më herët z. Rama pretendoi se numërimi i votave ka përfunduar, e ndersa ai mund të urojë që kjo të jetë e vërtetë, jo çdo votë është numëruar, dhe ende nuk është dëgjuar zeri i çdo qytetari që ka votuar.
Sot, unë i kam kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve - në cilësinë e tij si Komisioni i Zonës së Administrimit Zgjedhor për Tiranën - që të numëroje votat e vendosura aksidentalisht në kutitë për funksionet e tjera. Këto, janë vota plotësisht të vlefshme të këtyre zgjedhjeve, dhe askush nuk ka të drejtë tua mohoje vullnetin këtyre qytetarëve që ushtruan të drejtën e tyre për të votuar.
Ky është procesi që disa bashkëpunëtorë të z.Rama kanë bllokuar tani në një perpjekje të dëshpëruar. Uroj që zoti Rama nuk po përpiqet të ndalojë numërimin e çdo vote dhe të mbysë zërin e qytetarëve. Uroj po kështu që qetësia dhe durimi të mbizotërojnë dhe ti rikthehemi punës për të përmbyllur një proces që të gjithë duam të përfundojë.
Në fund, kjo nuk ka të bëjë as me mua, as me z.Rama, por me faktin nëse zëri i çdo qytetari do të dëgjohet dhe çdo votë do të numërohet, sepse ky është thelbi i demokracisë.
Une i kërkoj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve - ne cilësinë e tij si Komisioni i Zonës së Administrimit Zgjedhor për Tiranën - të numëroje çdo votë që aktualisht nuk është numëruar dhe ta bëjë këtë në mënyre objektive, të ndershme, transparente dhe apolitike.
Çdo përpjekje për ti bërë presion apo për të kërcënuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, gjatë ketij procesi, është një përpjekje për të shtrembëruar procesin demokratik. Unë jam i vendosur të bëj gjithçka që ky proces të vazhdojë të jetë i ndershem, i lirë, transparent dhe i saktë.
Rama, Berishës: S’ka forcë të na vjedhë rezultatin
“Nëse vihemi nga KQZ përpara mbrapshtisë së një fakti të kryer në shkelje të ligjit do reagojmë me të gjithë fuqinë e të drejtës që ka sot me vete popullin mbarë”. Me këtë apel i është drejtuar sot kreu i PS-së, Edi Rama, kryeministrit të vendit, Sali Berisha, duke kërkuar sërish nga KQz certifikimin e rezultatit për Tiranën.Rama ka deklaruar se nuk do të ketë forcë që të ‘vjedhë rezultatin’. Rama e ka quajtur jo vetëm antiligjore, por edhe të papranueshme situatën në KQZ, ku pritet miratimi i aktit që rreshton votat e hehdura në kutitë e gabuara, si pjesë të rezultatit.