2011-05-16

AMBASADORI SIMPATIK ARVIZU….

RIZA LAHI
 

 
Sigurisht që ambasadorët amerikanë në vëndin tonë kanë përfaqësuar pa asnjë 
mëdyshje politikën e shtetit të tyre, por, nga ana tjetër, edhe ata kanë patur 
dhe kanë pavarësië e tyre relative dhe që është e lidhur me  edukatën , formimin 
kulturor, intuitën e zgjuarsinë personale.
Amerika ka patur përrfaqësuesin e  saj, edhe kur në vëndin tonë aplikohej teoria 
e tmerrëshme e shokut, edhe kur na u shkatërrua shteti , edhe kur lulëzuan 
piramidat apo I shitej karburant makinës së Millosheviçit; duhet të ketë qënë 
këshilla e ndonje ambasadori amerikan, kur Shqipëria u vendos të mos kishte më 
ministri kulture, por, në vënd të saj,  kultura e një populli konservator siç 
janë shqiptarët, të ishte një nëndegë e një ministrie të quajtur “ Minsitrisë së 
Turizmit,Kulturës, Rinisë dhe Sporteve”, ku mund të livadhisë pa I hyrë gjëmb në 
këmbë çdo bylmez kulturor ardhur nga politika..
Në të vërtetë, që të gjitha forcat politike shqiptare e kanë pranuar  dhe 
thuajse gjithmonë kanë synuar të sigurojnë simpatinë e kryediplomatit amerikaën 
në të gjitha kohërat, aq sa ka patur raste që ndonjëri prej atyre specialistëve 
shumë cilësorë, është  konsideruar nëpër ndonjë media a mediatik apo, mbase edhe 
e ka ndjerë veten, si një lloj “guvernatori”.
               Sigurisht, në shkrimin tonë, nuk kemi për objeksion të analizojmë 
aktivitetin e ambasadorëve amerikanë në vëndin tonë , siç bënte para ca ditëve 
“Panorama” në analizën e shkruar me mjaft kopetencë rreth marëdhënieve të 
ambasadorëve amerikanë në vëndin tonë dhe politikës shqiptare dhe ku tërhiqej 
një konkluzion I dyshimtë , jo dashamirës e mbase fatalist , kur përmendej fati 
I ish kryeministrit Italian Aldo Moro për ndonjë politikan shqiptar që do të 
përpiqej me forcë për ta ngritur vëndin tonë nga llumi e bataku ku ka rënë falë 
shtresës së tmerrëshme të “politikanëve profesionistë”.
   Në shkrimin deshëm të përmëndnim disa ndërhyrje të zgjuara, spektakolare në 
jetën e shqiptarëve  të ambasadorit amerikan Aleksandër Arvizu, këtij burri me 
pamjen përralltarëve shkurtanakë nga fshatrat e Filipineve apo Amazonës dhe me 
mbiemrin ca të ngatërruar.
    Zoti Arvizu, është nga të rrallët që ka pranuar sfidën të flasë  
drejtpërdrejtë me shqiptarët përmes televizioneve, pa kërkuar ta shikojë më parë 
materialine inçizuar për të redaktuar diçka. Kështu bëjnë vetëm njerëzit e 
ndershëm, të hapur dhe që nuk kanë zhigla në shpirt. ( Sigurisht që teorema e 
anasjelltë nuk qëndron, të kuptohemi, ë? Pra, jo secili burr që rend nga një TV 
tek tjetri, hazërxhevap për gjithëçka dhe “live” është asi burri siç po 
flasim!!!).
Në një intervistë të dhënë, ky burr me pamje aspak joshëse për botën femërore 
por që bëhet I pashëm dhe tërheqës kur jep përgjigje, kur dëgjon me vëmendje apo 
kur qesh me shpirt, tregoi për spekticizmin thuajse “en block” të njerëzve 
përqark, kur u nis t’I mbushte mëndjen zotit Berisha të mos bënte antimiting; a 
miting paralel, në  shënjë përgjigjeje “hazërxhevap” ndaj revolëts së gruptit 
stërmadh dhe të inatosur të drejtuar nga zoti Rama dhe kur katër xhenaze në mes dhe rreth 100 të plagosur ende e kishin gjakun të 
patharë nëpër asfhalt.
 
  Katër xhenaze, kur kemi 60 vjet që kujtojmë nënën Mine Peza. Fashistët që ishin fashistë dhe jo shqiptarë, vetëm një herë kanë guxuar 
të hapin zjarr në një turmë shqiptarësh. Mirëpo, ja, ndodhi ajo që ndodhi dhe 
ne, nuk kemi ndër mënd ta analizojmë atë ngjarje sa të dhimbëshme e po aq të 
ndyrë.
Popo, ishte një rrezik real dhe shumë I frikëshëm që, nisur si një formë 
“tazie”, siç bëjnë dervishët kur kujtojnë mes pluhurave dhe vapës vrasjen e 
“Imam Hysejnit” për të përfunduar në ndeshje të përgjakura mes “Sunitëve” dhe 
“Shiitëve”– këtë radhë ishin katër xhenazet e pakallura – të niste një përgjakje 
tjetër popullore. Që në sheshin “Skënderbej”, që atje!!
Mirëpo z. Aleksandër Arvizu u nis, ngadalë, i qetë, i qeshur dhe i vendosur  dhe 
arriti t’ ia mbushte mëndjen zotit Berisha, që njihet si organizator dhe 
pasionant i vjetër i mitingjeve impulsive dhe që i thotë pa hezitim sherrit 
“lepe”. 
 
I lumtur, që kontribuoi në mënyrë vendimtare që të mos ngjiste një “tollovi”  mbase e përafërt me marsin e 97 që erdhi pas masakrës së votimeve të 
bëra në 96 ën  dhe piramidave, Arvizu tha për zotin Berisha  një cilësim që nuk 
e kishim dëgjuar nga asnjë ambassador amerikan më parë apo nga ndonjë përfaqësues i OSBE. I tha “Burrë shteti I vërtetë”.
E kishim dëgjuar këtë cilësim për Curcillin, Stalinin, Rusveltin, De Golin, 
Klintonin, Ali Pashë Tepelenën por…edhe për Berishën tonë? 
 
Popo, ashtu!
Pas asaj deklarate, Arvizu, ky burrë i mirë, nuk  u kuptua krejtësisht; nuk u 
kuptua nga të gjith dhe nuk kishte se si. Një “burr shteti” ka disa parametro që 
të quhet I tillë dhe zoti Berisha , pas këtij cilësimi historik, sigurisht do të 
jetë akoma më I kujdesëshëm, për të mbetur vërtetë një burr shteti në mes të 
shqiptarëve. 
 
Një burr shteti di të sillet ndaj popullit dhe organizmave të shtetit e opozitës me prudencë, fisnikëri ; di t’i vërë një gur zemrës për 
dashuritë e simpatitë personale dhe,  kur kupton që njerëzit nuk e duan më, di 
të japë edhe dorëheqje. Nocioni i dorëheqjes është nga dukuritë më qenësore të 
fisnikërisë në politikë .
 
Duke i thënë z Berisha “Burrë shteti”, z. Arvizu, jo vetëm që vlerësoi pozicionin vendimtar të zotit Berisha në ata ditë ku mund të 
pëllciste e ta hante dreqi gjithëçka, por edhe I kujtoi me këtë rast, se ai e 
kishte shansin që nuk  e kanë të githë njerëzit – të cilësohej “Burrë shteti”.
 
Që , krahas sakrificave të panumurta e privimeve të përditëshme  në emër të 
shtetit dhe të popullit të tij, ai , një burr shteti, mund të bëjë edhe 
sakrificën e fundit në emër të shtetasve dhe të atdheut të tij -   t’i dorëzojë 
fiskikërisht çelësat dikujt tjetër, kur e sheh se ka ardhur koha “të lëë 
futbollin, para se ta lërë ai”.
   Arvizu është parë me rrobe sporti e me një kapë sportive në kokë, të shkojë e 
të shikojë një ndeshje futbolli me dy “Opozitarët vëllezër” që nganjëherë sillen 
si armiq me njëritjetrin.
 
Por Arvizu…uou…, kish vendosur të bënte një tjetër lëvizje spektakolare.
Si një vëzhgues I thjeshtë, vendosi dhe u ul në një karrige ku po numuroheshin 
kutitë vendimtare të votimeve. 
 
Ngado flitej e flitet me tmerr për vjedhje votash... Është e llahtarëshme që populli të mos ketë më besim te votimi. Të thotë “e 
ç’më duhet të votoj? Do të vjedhin votën time”.
Për vjedhje massive votash në vëndin tonë janë dhënë prova. Ngado tregohej kohë 
më parë barsoleta sesi kryeministri rus i kërkoi një shpërblim një kryeministrit shqiptar, kur ai I kërkoi ndihmë  për të sjellë ca nga armatat e 
tija në Shqipëri. Kryeministri rus I kërkoi homologut  nga Tirana t’I huazonte 
për ca kohë “Komisionin qëndror të zgjedhjeve”.
 
 Protagonistët e vjedhjeve të votive i kemi mes nesh, i kemi të gjallë, madje 
shumicën aktivë në politikë, e emra të njohur.
Do të  ishte e turpëshme të lihej kjo shpresë nga më të fundëtat e shqiptarëve 
për demokracinë, në duar të një konkluzioni as mish e as peshk dhe që vetëm 
motivon pisllëqe. Në duartë , pra , të një konkluzioni si ai që është aplikuar 
më parë në vëndin tonë nga ndërkombëtarët që po na menaxhojnë: “ Me ca difekte, 
hajt, por, me notë kaluese!”. 
 
Nuk ka më “notë kaluese”, por ka kryetar bashkie -  ja ish ministri i pozitës, 
ja ish kryetari i opozitës dhe kjo është gjë e prerë Jojo.
Hiletë në menaxhimin e  vullnetit të popullit shqiptar, hile që nuk do të kishte 
shpirte do t’I dhimbsej   t’i bënte dhe një gangster apo hajn xhepash, duhet të 
zhduken nga faqja e jetës së politikës shqiptare.
Arvizu, ky njeri që di të cilësojë dikënd me emrin që e meriton e që duhet ta 
meritojë - “Burrë shteti”, di dhe të gjejë forma aq të thjeshta, siç është 
vëzhgimi I heshtur, I qetë dhe me sytë katër i betejës vendimtare.
Ky vëzhgim në vëndin ku numurohen kutitë e fundit, sikur ka një ngjashmëri të 
largët me operacionin e “Team six” kur vëzhgohej  terroristi  më i madh i ditëve 
të sotme, Bin Laden.
Terroristët e vjedhjes së votive të popullit shqiptar – nëse ka në të vërtetë e 
nuk janë pandehma për të justifikuar humbjen elektorale -  nuk kanë ç’të bëjnë 
tjetër. Veçse t’I fshihen  syve diankë, zemërbardhë dhe që zbulojnë gjithëçka të 
këtij burri  me pamje aspak joshëse për botën femërore por që bëhet I pashëm dhe 
tërheqës kur jep përgjigje, kur dëgjon me vëmendje apo kur qesh me shpirt,
 
                         RIZA LAHI
 
13.maj.2011

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...