2011-05-15

Meritat e Akademikut Resuli janë të veçanta për shumë popuj të Ballkanit, e për popullin shqiptar në veçanti.

Anton MINXALLI

etleva51@hotmail.com



Me datën 10 prill 2010, në sajtin sërb në emigracion GLAS DIJASPORE (http://dijaspora.wordpress.com), akademiku, prof. dr. Kapllan Resuli boton studimin e tij DOKUMENTIRANO POREKLO ALBANACA (= Origjina e dokumentuar e shqiptarëve), me të cilin ngrihet kundër akademikëve sërbë, në mënyrë të veçantë kundër dr. Jovan I. Deretiq-it, që pretendon se shqiptarët u dukën për herë të parë në Balkan në vitin 1043, falë sërbit Gjorgje Manijak – duka i Durrësit, që gjoja i paska sjellë nga Siçilia (Italia) si mercenarë të ushtrisë së tij, me të cilën ka shkuar kundër Bizantit. 


Në vijim J.I.Deretiq pretendon se cari i Serbisë Dobroslav I Vojislav u paska lejuar shqiptarëve të vendoseshin në krahinën „e tij“ Raban, nga janë shpërndarë më vonë anë e kënd Shqipërisë e Ballkanit.


 Sipas akademikëve sërbë shqiptarët na qenkan një pjesë e albanëve të Kaukazit, të cilët na i paskan shpërngulur e sjellë në Siçili arabët.

Akademiku Resuli ngrihet kundër kësaj hipoteze të Deretiqit dhe të akademikëve sërbë, duke parashtruar dokumenta, fakte e argumeta shkencorë dhe tejet bindës se hipoteza e akademikëve sërbë nuk qëndron.


Ja argumenti i tij Nr. 1: „Gjuha e albanëve të Kaukazit ka qenë e grupit KENTUM, ndërsa gjuha shqipe ka qenë dhe është e grupit SATEM. Një popull me karakteristikën gjuhësore satem nuk mund të jetë as vëlla, se jo më edhe bir i një populli të grupit kentum, në rast se më parë nuk ka pësuar ndërrimin e substratit të gjuhës së vet. Të gjithë albanologët e botës, bile dhe vetë ata shqiptarë, vërtetojnë që kjo gjuhë nuk ka pësuar asnjëfarë ndryshimi të substratit. Për rrjedhim, shqiptarët nuk kanë asnjëfarë lidhjesh gjenealogjike me albanët e Kaukazit“.


Në vijim Akademiku Resuli thotë se kjo është e mjaftueshme për çdo shkencëtar, po për njerëzit e zakonshëm, për t’ua bërë më të thjeshtë e më të kuptueshëm problemin, ai rreshton edhe nëndë argumenta të tjerë.


Për të rrëzuar hipotezën e akademikëve sërbë, Akademiku Resuli bazohet fuqimisht tek zbulimet shkencore të albanologëve të mirënjohur botërorë, siç janë, ndër të tjerë, akademikët, prof. dr. Gustav Majer, prof. dr. Norbert Jokël, prof. dr. Gustav Weigand, prof. dr. Wiliam Tomachek, prof. dr. V.Pârvan, prof. dr. S.Puškariu, prof. dr. Hans Krahe. Ai mbështetet fuqimisht edhe në zbulimet e albanologëve më të mëdhenj e të mirënjohur shqiptarë, të akademikëve prof. dr. Eqrem Çabej, Aleks Buda, Shaban Demiraj e plot të tjerë. Sigurisht, mbështetet edhe në studimet dhe zbulimet e tija personale.


Argumentat e Akademikut Resuli janë të një natyre të tillë që akademikët sërbë (të helmuar me titizëm!) sot e kësaj dite nuk marrin guxim as për t’i përmendur, se jo më edhe për t’i kundërshtuar. Duke i kaluar në heshtje, ata mendojnë se do të harrohen dhe se, në këtë mënyrë, do të munden të vazhdojnë me pretendimet e tyre antishkencore.


E theksojmë se studimin e tij Akademiku Resuli e ka shkruar qysh me kohë dhe, poashtu qysh me kohë, ua ka dërguar medijave sërbe, sajteve dhe organeve të ndryshme të shtypit, po askush nuk ka pranuar t’ia botonte. Sa për shembull po përmendim sajtin sërb me redaksi në Beograd SERBSKA DIJASPORA, si dhe gazetën e Beogradit TABLOID.


E theksojmë se disa shtëpia botuese të Serbisë, që kishin marrë mbi vete botimin e veprave të Akademikut Resuli në gjuhën sërbe dhe angleze, menjëherë pas botimit të studimit të tij të përmendut e njoftuan se heqin dorë nga ajo ndërmarrje për arsye se „u mungokan mjetet finansiare“.


Është me vend të theksohet gjithashtu se forcat e errëta të shoqërisë shqiptare, sapo doli Akademiku Resuli prej burgut të Burrelit, në shërbim të atyre që e kishin arrestuar plotësisht të pafajshëm si dhe të vetë klikës së Josip Broz Titos, e satanizuan me shpifjet e falsifikimet e tyre, me gënjeshtrat dhe intrigat më të ndyra e më pa precedan në historinë e njerëzimit, sa që ja mohuan edhe emrin e arsimin e lartë, se lere gradat shkencore dhe titullin akademik, ndonëse e dinin shumë mirë se Akademiku Resuli jo vetëm që ishte dy herë i diplomuar (në Shkup e në Tiranë), por edhe ANËTAR NDERI i Akademisë së Shkencave të Intelektualëve Shqiptarë, me seli në Stamboll. Ata e kanë akuzuar dhe vazhdojnë ta akuzojnë sikur Akademiku Resuli na qenka zëdhënës i akademikëve sërbë, edhe pse e dinë shumë mirë se Akademiku Resuli jo vetëm që nuk ka qenë kurrë zëdhenës i antishkencës serbo-jugosllave, po përkundrazi, u është kundërvënë qysh me kohë, duke mbrojtur të vërtetën shkencore ashtu siç është dhe, në këtë hulli, edhe të vërtetën mbi shqiptarët në përgjithësi dhe mbi ata të eks Jugosllavisë në veçanti.


Meritat e Akademikut Resuli janë të veçanta për shumë popuj të Ballkanit, e për popullin shqiptar në veçanti. 



Ato sa vjen e po shtohen, me gjithë luftën më të egër që i është bërë e vazhdon t’i bëhet nga forcar e errëta të shoqërisë shqiptare, sa që edhe institucioni shkencor Association française des etydes sur les Balkans shpreh botërisht, përmes mediave, habinë: „Etant donné que les Albanais du CDB rendent beaucoup hommage à des personnalités, je voudrais que l’on rendent à ce grand homme Kapllan Resuli, qui a sacrifié sa vie pour la recherche…Kapllan Resuli est Mandela d’Albanie.“

Studimin në fjalë „Origjina e dokumentuar e shqiptarëve“, që akoma nuk është botuar shqip, se edhe organet e shtypit dhe sajtet shqiptare vazhdojnë ta luftojnë, Akademiku Resuli e ka futur në librin e tij të ri, që tashmë gjindet në shtyp.
Është koha e fundit që t’u jepet fund ndjekjeve e persekutimeve të akademikut, prof. dr. Kapllan Resuli dhe t’i njihen meritat e sakrificat si shkrimtar sui generis (autor i të famëshmit roman TRADHËTIA, të cilit këto ditë, nga Shtëpia Botuese e Prishtinës „Dija“ iu bë botimi i pestë, që e pamë dhe e blemë në Panairin e Librit në Tiranë!), si shkenëtar par excellence (që tashmë e ka njohur bota anë e kënd!) dhe si luftëtar e hero i jashtëzakonshëm në frontin për liri e demokraci (në eks-Jugosllavi, Shqipëri, Ballkan, Evropë e në botë!), me çka i ka kontribuar popullit shqiptar sa dhe si askush tjetër, në të njejtën kohë edhe duke sakrifikuar – poashtu – sa dhe si askush tjetër.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...