2011-05-15

ANTI-KAPLLAN RESULIT-BUROVIÇIT


Mr.sc.KADRI OSMANI

Prof. Dr. Kapllan Resuli-Buroviç, Akademik, Primarius, Gjeneralisimus-(këta dy titujt e fundit të konfirmuar nga unë,-Kadri Mani), më ka thënë se kinse titujt ia ka konfirmuar Selman Riza, gazetarit i ka thënë se i qet vetë, mbasi i kanë thënë se ai i meriton, kurse te libri Dush Burovi: “TRADHTIA-historiku i romanit”, Botoi Shtëpia Botuese “BALLKAN”, Shtypshkronja “LAPČEVIČ”, Užice, 2003, f. 23, shkruan:

“Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Intelektualëve Shqiptarë e shpalli Kapllan Resulin për këtë roman ANTAR NDERI të Akademisë, ndërsa për veprat e tija nga fusha e albanologjisë, e zgjodhi edhe në postin e Sekretarit të Seksionit të Gjuhës dhe të Letërsisë Shqiptare. Si i tillë, në bazë të Statutit, ai është edhe zëvendës president parë i Asaj Akademie. Kjo Akademi i ka konfirmuar edhe gradat shkencore doktor dhe profesor. Tash ka ngelur i pashpjeguar edhe titulli “Akademik”, paçka se titujt i jep Komisioni e jo as Akademia e as Selman Riza!?!

Ndërkaq, te revista “Ylberi” nr. 4/1995, f. 3, shkruan:

“RESULBEGOVIQËT NË HISTORINË E POPULLIT SHQIPTAR

Intervistë me kol. e APJ Xhevdet Resulbegoviq

Me sa dijmë deri më sot, Resulbegoviqët kanë hy në historinë e popullit shqiptar dhe të Shqipërisë që para 200 vjetësh. Personalitetet më të shqueme të kësaj familjeje janë lidhë me shqiptarët dhe kanë luftuar së bashku kundër okupatorit të përbashkët.

Kjo familje e ka origjinë nga Persati (boka e Kotorit, Cerna Gora). Stërgjyshi i tyre, që shënon historija, ka qenë konti Jozo Buroviq. I biri i këtij konti, Miloshi, u muslimanizue dhe prej tij rrjedhin Resulbegoviqët. Simbas shumë historianëve kjo asht nji nga familjet ma fisnike dhe ma të çmueshme të krahinës, beglerë dhe revolucionarë, patriota me anmë të Hercegovinës e te Cërna Gorë. Nga kjo familje kemi 16 pashallarë, disa sanxhakbeglerë, 22 kapidana krahinash, disa kajmekama, disa kryetarë qytetesh, presidenta, dizdara, muhafiza, miiri-mirana, kadilera-gjyqtarë, vojvoda, oficera madhorë, poeta e shkrimtarë, shkencëtarë, akademikë, profesora, doktora, mjek të shquem e bamirsa, deputeta popullorë, senatora, kryengritsa e luftëtarë të orve të para, qytetarë konstruktivë, të cilët luftojnë në vinë e parë të frontit, derdhin gjak e japin jetën për popull e atdhe, për të ardhmën ma të bukur, ma të limtun të popullit të vet dhe gtë njerzimit në përgjithai. Ata janë laurue me dekorata e medalje të ndryshme, si dhe me të gjitha njohjet tjera për patriotizëm e devotshmëri ndaj popullit e atdheut, për vetmohim e punë të palodhshme në ndërtimin e vendit.”:

në qoftë ashtu sikur po thua ti,
qenka aq më fort keq për ty,
përse e çarte atë harmoni,
përse e prishe atë bukuri,
lakmi e famës t`i verboi sytë,
në mes të ditës s`po t`bëjnë drtië,
një nivel aq të lartë standard,
t`i mori dreqi mendtë-bastard
ti a e di krejt çfarë ke thënë?
e mjera e zeza e jote ajo nënë!

“Pra, tue mos qeneë autoktonë, shqiptarët janë të ardhur në Evropër, në Ballkan e në Shqipni.

Nuk jam as i pari dhe besoj se nuk do të jem as i fundit që e thotë këtë gja. Mjafton të përmend këtu historianët bizantinë Kantakuzenus, Halkokondilos, Kritobul, apo historianët e ditëve tona si Shtandmyler e Stickov.” 

8) R. Stickov: “Prvoto izvestie za Albancite v istoriskite izviri”, në “Istoriçeski Pregled” 22 (1966), f. 60; Po ai: “Za pojavata na Albancite na ballkanskiot poluostrov i za proizhod na narodnoto ime Skipetari”, në “Ist. Preg.” 25 (1969), f. 73-80.
(Prof. Dr. Kapllan Resuli Akademik: “ILIRËT DHE SHQIPTARËT-STUDIME”, Gjenevë, 1994, f.70)

Në këso rastesh, vëllezërit e Buroviçit, serbianë e cernogorca thonë: Tako mi moga brata lažova!-Për vëllaun tim rrenacak! Ata dëshmitarë unë nuk a pranoj aspak.

Meqë për Buroviçin e konvertuar herë në – shqiptar e herë në – shkja dhe që po gënjen pajada!! – nuk do të thirrem në asnjë shkencëtar shqiptar, pasi që ai shqiptarët i ka shpallur: tradhtarë, barbarë, irredentistë, separatistë, fashistë, racistë…këtu po e sjell një personalitet-autoritet: Peter Bartl: “SHQIPËRIA- Nga mesjeta deri sot”, Botoi “DRITA”, Prizren, 1999, f. 288.

Autori Doktor i filozofisë, Peter Bartl, u lind në vitin 1938 në Cottbus/Niederlausitz, studionte historinë e Evropës Lindore, sllavistikën dhe turkologjinë në Göttingen dhe në München.
Që nga viti 1980 është profesor i historisë së Evropës Lindore dhe Juglindore në Universiteti e München-it.
P. Bartl ka botuar shumë artikuj dhe libra shkencorë dhe të shkencave të popullarizuara. Ai ishte në kryesinë e Institutit Albanologjik në München si dhe botues i revistës “Revista e München-it për njohuri mbi Ballkanin” si dhe revistës “Gjurmime Albanologjike”.

Në fund të Parathënies, autori i urtë ka shkruar:

“Rrugën e autorit deri te shqiptarët dhe historia e tyre me përkrahje, këshilla e dashamirësi e kanë përcjellë persona të shumtë, pa të cilët ky punim nuk do të ishte krijuar: Georg Stadtmüller, Martin Camaj, Hans-Joachim Kissling, Ernest Koliqi, Giuseppe Valentini, Hasan Kaleshi, e Arshi Popa. Atyre, të cilët do t`i quaja mësues e miqtë e mij, u qoftë dedikuar ky libër në shenjë të mirënjohjes sime.”

Pullach, 15 janar 1995

Peter Bartl

Ky shkencëtar në f. 23 të librit të vet, shkruan:

“Stadtmüller me qëllim nuk është përcaktuar t’i derivojë shqiptarët nga ilirët apo trakasit. Parashqiptarët i quan një “nga fiset e shumta të ilirëve apo të thrakasve.” Në historiografinë shqiptare prejardhja ilire nuk diskutohet, por vlen si fakt i pakontestueshëm.

Sipas konceptit shqiptar, shqiptarët kanë jetuar gjithmonë aty ku jetojnë edhe sot edhe atë në tërë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe në trojet shqiptare të Jugosllavisë. As romakët, as sllavët nuk kanë arritur ta prishin kontinuitetin e njësisë etnike-kulturore të ilirëve dhe shqiptarëve. Nuk kanë ekzistuar kurrfarë zonash relikti, ku vendasit janë detyruar të strehohen nga pushtuesit e huaj. Administrata romake, bizantine e më vonë edhe ajo sllave, jashtë qyteteve e selive peshkopike, nuk ka pasur kurrfarë autoriteti. Disa autorë madje pohojnë që edhe qytetet kanë mbetur qendra të kulturës iliro-shqiptare.” Kurse në f. 26 shkruan:

“Medievisti freng Aladin Ducelier, Arbanonin e lokalizon në territorin mes lumenjve Mat e Devoll, pra jo në bregdet po në brendësi. Si vendbanimi më i rëndësishëm aty përkiste Kruja. Kah fundi i shekullit 12 ky Arbanon ishte nën sundimin e njëfarë Progonit. Pas Kryqëzatës së 4, e cila me pushtimin e qytetit perandorak, Konstandinopojës, më 1204 përkohësisht i dha fund ekzistencës së Perandorisë Bizantine, Arbanoni fitoi pavarësinë politike. Ky pra mund të konsiderohet shteti i parë që mbante emrin shqiptar.”- dhe në f. 31:

Fillet e kulturës së shkrimit te shqiptarët

Shqiptarët jo vetëm që dolën mjaft vonë në dritë të historisë, por edhe tradita letrare e tyre zë fill relativisht vonë. Ç’është e vërteta Arqipeshkvi Giliemus i Barit (Pseudo-Brocardus) raporton më 1332 në udhëpërshkrimin e tij “Directorium ad passagiumfaciendum”: “Licet Albaneses aliam omnino linguam a latina habeant et diversum, tamenlitteram latinam habent in usu et in omnibus suis libris” (ndonëse kanë një gjuhë kretësisht të ndryshme nga latinishtja, shqiptarët kanë në përdorim shkrimin latin, në të gjitha librat e veta). Nga këta libra të hershëm nuk është gjetur deri më sot asnjë. Autorët e parë shqiptarë- Ioannes Gazulus (matematikan dhe astrolog, ca 1400-1465), Marinus Bacichemi (Beçikemi) (profesor i retorikës në Pavodë, 1456-1531), Michael Marulus (poet e filozof, U1500) dhe Marinus Barletius- nuk përdornin gjuhën amtare, por shkruanin latinisht. Të gjithë këtyre autorëve u është e përbashkët që vepronin në Itali dhe atje i publikonin veprat e veta. “Vita” e Skënderbeut nga Barleti u botua për herë të parë në Romë rreth vitit 1508.
Italia si vend i publikimit të letërsisë shqipe

Me gjasë në Romë doli nga shtypi, edhe atë çuditërisht herët (1555) edhe libri i parë në gjuhën shqipe. Fjala është për “Mesharin” 188 faqesh me tekste për përdorim liturgjik. Si autor nënshkruhej një prift me emrin Gjon Buzuku, i cili, gjykuar mbas gjuhës së tij, vinte nga zona mes Shkodrës e Barit. “Meshari” u zbulua për herë të parë më 1740 nga prelati shqiptar Gjon Nikollë Kazazi në bibliotekën e Propaganda Fides në Romë dhe gjendet sot si unikat në bibliotekën e Vatikanit. Kjo vepër është shtypur me shkronja latine me disa shenja speciale tue huazuara me gjasë nga shkrimi cirilik.

Në këtë “alfabet të shkrimtarëve katolikë të veriut” në vijim janë shtypur edhe të gjithë shkrimet tjerë të hershëm shqiptarë. Edhe ato fillimisht i kushtoheshin kryekëput përdorimit kishtar: më 1592 në Romë u botua “Dottrina Christiana- Embsueme e Kërshterë” nga Luca Matranga. Këtu është fjala për një përkthim të një katekizmi mjaft të përhapur atëherë nga pena e jezuitit spanjoll Diego Ledesma, vepër kjo me vetëm 28 faqe, por e cila për historinë e letërsisë shqiptare është veçanërisht e rëndësishme. Së pari është ky katekizmi i parë në gjuhën shqipe, pastaj “Doktrina” përmban edhe një “Canzone Spirituale”, e cila vlen si shembull i parë i poezisë shqipe dhe së fundi është ky një teksti më i hershëm në dialektin arbëresh. Matranga vinte nga Piana Degli Albanesi dhe veproi aty si prift deri në vdekjen e tij më 1619. Me këtë bëhet e qartë se letërsia shqipe u zhvillua njëkohësisht në të dy anët e Adriatikut- në mëmëdheun shqiptar dhe në diasporën shqiptare të Italisë jugore. Historia e letërsisë së moçme shqiptare nuk mendohet pa shkrimtarët arbëreshë.

Kronologjikisht pasojnë mandej autorë nga mëmëdheu, kryesisht klerikë katolikë. Pjetër Budi (1566-1623) vinte nga Mati dhe kishte studiuar në Collegium Illyricum në Loreto; më 1621 u shugurua ipeshkëv i dioqezës së Spanjës në Shqipërinë veriore. Budi hartoi jo vetëm raportet interesante mbi gjendjen e kishës në Shqipërinë veriore, por merrte edhe pjesë aktive në kryengritjet shqiptare që synonin çlirimin nga sundimi turk. Më 1618 ai botoi në Romë një përkthim shqip të “Dichiarazione più copiosa della Docttrina Christiana” (Sqarime të tjera të doktrinës kristiane) të kardinalit jezuit Roberto Bellarminio që më vonë u shpall i shenjtë, të cilit ia shtoi edhe një sërë vjershash religjioze. Më 1621 u botuan, gjithashtu në Romë, përkthime shqipe të “Rituale Romanum” dhe të “Specchio di confessione” (Pasqyra e rrëfimit) nga Emerio de Bonis; këtij të fundit ia shtoi 68 faqe edhe një “Discorsi spirituali”, “utilissimi à quelli che non intendono altra lingua, che la materna Albanese” (shumë e dobishme për ata që nuk kuptojnë gjuhën tjetër pos gjuhës së tyre amtare shqip).

Te veprat e cekura së fundi është fjala për literaturë religjioze të përdorimit të përditshëm, për të cilën kishte kërkesë të madhe në Shqipërinë veriore katolike, meqë vetëm një numër i vogël të priftërinjve i ofrohej mundësia të studionte jashtë.

Libri i ardhshëm ishte i një natyre tjetër, ndonëse edhe ky ishte menduar për përdorim të përditshëm. Më 1635 në Romë u publikua “Dictionarium Latino-Epiroticum”. Autor i këtij fjalori të shqipes ishte Frang Bardhi (Franciscus Blanchus). Bardhi i cili ishte me prejardhje nga rrethina e Shkodrës, kishte studiuar në Loreto të Romës dhe më 1635 u bë ipeshkëv i Sappa-Sardas. Fjalori i tij ka 222 faqe dhe numëron gjithsej 5640 fjalë. Meqë kohë të gjatë nuk ishte ndërmarrë një gjë e ngjashme, fjalori i Bardhit u përhap me të madhe dhe u ribotua disa herë. Përveç kësaj ishte edhe njëri prej produkteve të para të shtypshkronjës poliglote të kongregatës “de Propaganda Fide” që u themelua më 1626. Kjo shtypshkronjë botoi me një përjashtim gjithçka që u hartua në 140 vjetët e ardhshëm në gjuhën shqipe. Ajo pra ka rëndësi jashtëzakonisht të madhe për historinë e kulturës shqiptare.

Përjashtim i vetëm që sapo u zu ngoje ishte “Cuneus Prophetarum de Christo Salvatore mundi et eius evangelica veritate”, i cili u botua më 1685 në Padovë. Hartuesi i kësaj vepre të parë origjinale të letërsisë shqiptare ishte Pjetër Bogdani, shqiptar nga Kosova.”

Mjafton edhe kaq, më tepër për lexuesit se sa për autorin në përgënjeshtrim, sepse Buroviçi nga natyra është i pajisur me instinktin e maçokut që të mos bjerë në shpinë, por vetëm në këmbë!
Unë nuk di se kujt i është kushtuar kjo vjershë, por meqë Kapllan Resuli-Buroviçi e ka fyer Rexhep Bunjakun dhe familjen e tij, besohet t’ia ketë kushtuar Kapllanit alias Kallushit alias Makushit alias Kurrkushit:

Rexhep Bunjaku

LEVARASHI

Ish Ilir u konvertua në latin
latini u bë prozelit bizantin
bizantini levarash turkoman
e tash komunohaxhi laraman
Konvertit latin
prozelit bizantin
levarash turkoman
komunohaxhi laraman
E tradhtoi Diellin kumir
përqafoi Krishtin e mirë
Muhamedin mendjedëlirë
edhe Marksin shpirtdelir
I lindur i lirë në Iliri
rritur e edukuar në shkijeni
i majmur e mëkojuar me raki
duke bërë gjumë në rehati
I frymëzuar me dredhi
qyqari, zuzari e tradhtari
kurrë s’ka ditur për burrëri
bujari dhe as trimëri
I molepsur me tradhti
mefistofel zemërzi
kurrizthyer e shpirtzi
mëkatar dhe faqezi
Shiti besën edhe fenë
shiti kombin dhe atdhenë
vëlla e motër babë e nënë
gjuhën, vatrën dhe Arbërinë

Prishtinë, 2 shkurt 2002

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...