2011-05-24

Cikël me poezi nga Përparim Hysi

Ah,si qenka dashuria!

1.Nuk është e "drejtë?!"


S'është e "drejtë",nuk është e "drejtë?!"
Mbledhur në një vënd:të tëra!!!
Sa të pashë dhe më zunë "dreqtë"
Opopo,moj,se si  u bëra!!!


S'kam nga nis e nga ta zë
Zë numëroj të tërë tertipet
M'u pre goja,nuk kam zë
Më përpive,moj,me hiret.


2.Kur të shoh


Kur të shoh me sy,
Zë e mat "përmasat"
Në të "ha" me sy
M'u ndezën "bubajkat"


Më lëshojnë shkëndija
Sa më lotojnë sytë
Dhe nga dashuria
M'u mbytën gjemitë.


3.Nuk ka gjë

S'ka gjë që kurrë nuk erdha në fshatin tënd
Po unë me trup dhe me mëndje kam qenë aty
Se kam ndjekur gjurmën dhe çapin tënd
Se unë orë e çast jam vetëm me ty.


Jam me ty kur nisesh për në shkollë
Me ty jam kur kthehesh në shtëpi
Ghë-ghë kollitem,si të kem kollë
Me ty jam,patjetër,kur fle apo  rri.


S'ka gjë që nuk kam ardhur në fshatin tënd
Unë me ty jam lidhur pazgjidhmërisht
Sado jam larg,ja tek kam vënë"pëndë"
Dhe vij  aty ku është mjalti i dashurisë.


4.Misri i pjekur


Më solle një misër të pjekur
Më the:-Ke dhëmbë?E ha dot?!!!
Shkaqe kërkoje për t'u  gjendur
Aluzioni që shprehje:i forttë!!!



Domethënë,unë  jam i moshuar
Ti?Po dihet që je taze!
Pra dhëmbë  s'kam për"të kafshuar"
Ja hapur,aluzionin e zbraze.


Po unë misrin e pejkur e hëngra
Sado që më mungojnë ca dhëmbë
Pastaj aluzionin e "zhbëra"
Se,ende,qëndroj unë në"këmbë..."


5.Ah,si qenka dashuria!


Ah,si qenka dashuria! Seç të ndjellë kur je dhe gjysh
Sa unë gërxho,burrë me thinja;pas saj sulem me yrysht
Ja tek shoh një bukuroshe dhe i qepem asaj pas
Se më është aq majoshe,sa më mbush mua me gaz.


Se si jam?Hiç mos pyet:ke përpara një pikëpyetje
Që i rri sahati tetë,dhe pasojat merr mbi vete
E bën djalë dashuria si në kohën e njëherit
Sado ardhur pleqëria,fët me sy seç ia bën "sherrit".


6.Në të thashë


Në të thashë që unë të dua dhe s'durova pa të thënë
Je aq e shtrenjtë për mua,gjumë në sy hiç s'kam vënë
Pse u skuqe si "fajtore?!" Je fajtore krejt pa faj
Je mu si gjeratore ku po digjem;daç më shuaj...


7.Fustani i ri


Ky fustani yt-lëkurë gjarpëri
Më luajtën burgjitë,ah,i varfëri!
Hidhi sytë nga unë,se jemi komshi
Se më iku syri;tretem si qiri.


Do vij në mesnatë(për ty a fustanin?)
Se për ty,faqekartë,gati të jap xhanin.


8.Lumi i Mbrostarit    *


Ky lumi i Mbrostarit,ardhur degë më degë
Si t'ia bëj jaranit që e pres për drekë
E kam matan lumit,mu në fshatin Sheq   **
Ura është e prishur... ah,se ç'fat i keq!


Zura një pëllumb,një pëllumb postier
Me atë,moj motrani,i çova haber:
-Shko e bli kaike,urgjent ti në Fier
Në s'erdhe për drekë,mua dreka-zeher...


*Lumi Seman

** Fshat-lagje e Fierit.


8."Rosa" bajuke


Vije anës së lumit si një"rosë" bajuke
Nëmi të paudhit,dy faqet e kuqe.
Dy faqet e kuqe, rozë a trëndafil
Nëmi,moj bajuke,se kot s'jam bandill.


Jam bandill me halle;ndaj kam dal buzë lumit
Me ty,moj nishane,nxjerr "duftet" e burrit.


9.Ndodh...


Ndodh...pse nuk ndodh?Ndodh nga"sherri" vjen hairi
As më the:-E ke kot...Mua tërr nuk ma bën syri!!!!
Dhe e mora me shaka;për këto punë heq veten burrë
Porse hasa në "bela",,, qe një prag i lart si mur.


Po kur hyj unë në "lojë",me çdo kusht dua të fitoj
Kjo të më skuq me bojë a t'më  lërë me gisht në gojë?
Tash me ty filllova ndeshjen;o fitoj apo humbas
Ti më"munde" me buzëqeshjen...dihet seç vajti më pas...


10.Mesazhi


Më erdhi,papritur,mesazhi yt
Sa e  kam pritur?Shkoi,gati,një vit
Tani që erdhi,më mbushi gëzim
Se thoshte:-Erdha,shpirti im...


* janë shkruar në vitet 2000-2011


 Opopo,kë pashë unë sot?!

                                           
Opopo,kë pashë unë sot,tek psonisja në dyqan !
Nuk e di në e them dot,se nga mëndja jam duman
Pashë një ylle me bisht,pashë një"perlë" nga Orienti
Oh ,si ish,more,si ish! Thashë mos qe nga jashtëplaneti?!


Kish një lëkurë të zeshkët dhe të butë si kadife
Unë...,po kot jam i vdekshëm?Zë e kundroj me nge.
Po ç'sy?Të madh filxhan,një qepallë të gjatë me cepe
Tash,mëdysh,imi xhan;as që jam fare në vete!!!


Ç'është e drejta,mbeçë gojëhaptë,sikur hëngra gjellë të nxehtë
Futa shpirtin në "mëkat"! Sa e mirë! Eh,ç'lezet!
Iu afrova me avash dhe i flas me politesë
Mos më nxjerr ndonjë "avaz",sado vetëm do ta pyes.


Pyes nga është,edhe nga vjen, të më falë,në e bezdis
Mëndja,turbull;bërë ujem tek një muskull s'i lëviz
Edhe unë tash jam"i ngrirë",se mund të më zëjë"belaja"
Tek buzëqeshi si me hirë,thashë  tani u mor"kalaja?!"


Por kalaja kish "bedena",doli si "shtrenjtë" pazari
Kur me gojë foli "perla",më tha:-Jam nga Katari!!!
Nga Katari...humba unë,dhe me mëndje bëra tutje
Se më zuri si me shkumë( a nuk jam i mbushur huqe?!!!)


Pastaj zonjën falnderova...i kërkova asaj ndjesë
Po me mëndje fluturova,mu tek sytë e saj të zesë
Sytë e zesë,qepallë me bisht;mu tek balli me sedefe
Që më hëngrën egërsisht,mua,"bandillin" me 7-teste.


Tek largohej nga dyqani,pashë që hipi mbi makinë
Tash krejt më lëshoi xhani,sikur shkela përmbi minë
Dhe e ndoqa unë me sy këtë perlë nga Orienti
Ah,më plaçin që të dy!Pse m'u duk se ra planeti?!...


                          
23 maj 2011


   Pse?


Pse nxiton kaq me vrap,si të ndjek dikush  me shkop?
Se më vë,mua,në merak dhe më lë pa mënd në kokë
Ç'të ka gjetur,mikja ime?Pse s'ma tregon,mua,hallin?
A e di,o shpirtja ime, gjysmojmë hallin se kemi mallin


Ndaj vrapova unë pas teje,por më ike vrap  si plumb
Natyrisht që nuk gjej prehje,mëndja gati po më humb
Në është hall,e ndajmë gjysmë a mbi vete unë e marr
Në gëzim ,e bëjmë dyfish,sepse duhemi e kemi mall.


                     
Qe si freski mëngjesi


Ti më qe freski mëngjesi që ma mbushje shpirtin fllad
Ky kujtim do më tresi si qiri që  shkrin nga pak
Pak nga pak e çika-çika,sa të tretem unë,i tërë,
Për ty sa s'më bie pika!Ç'më ke bërë,moj,ç'më ke bërë?!...


                   
    Nuk do doja  asgjë tjetër


Nuk do doja asgjë tjetër,veç të ishja tash aty
Mu tek zyra ime e vjetër,tash atje po më rri ti.
Se një mike bash  si ti,s'e kam gjetur asgjëkund
Ndaj dua të jem aty:të nxjerë mallin që më mund.


                
E,ç'më thuaj?


E,ç'më thuaj: se jam  i martuar dhe nuk paska më lezet
Se ç' të paskam unë blatuar,ty t'u dukërkan kiamet?!
Ç'kiametzeza qenka fjala,zëmras'pyet,është kryeneçe
Dhe në zënçë retë e bardha,nuk të ndahem,moj tridhjetevjeçe...


                      
  Sa më ka marrë malli


Ah,ta dish,sa më ka marrë malli që ta puth buzën e njomë
Si në shpirt është futur "djalli" dhe më ktheu mua në demon.
Buzë e njomë po më qe shpuzë që më ngrohte të gjithë trupin
Tash jam bërë unë hundë e buzë se nuk kam ku e gjej"prushin"


Nuk gjej prushin që më kishte ajo buzë aq e njomë
Dhe pa si,edhe pa qyshe, zë e kthehem demon
Kam shaluar kalin e mallit dhe purtekën nuk ia ndaj
Falja"inatin" kokëbardhit:malli  yt më bën të vuaj.


                          
Më gjeti si Balzaku


Më gjeti si Balzaku me konteshën polake  *
Që të dashuroj unë me korespodencë
Mike,moj mike,sado që po"plake"
Unë të dashuroj dhe rroj veç me  shpresë


*Kontesha Hanskaja


                      
Heshtja flet

Heshtja flet...ndonjëherë:fare haptas!
Mvaret,pastaj,e kap meszahin a s'e kap
Sado që ti hesht, e pse t'i vijmë anës
Aluzioni shihet dhe "lexohet" qartë.


Është tjetër  punë në ty nuk të pëlqen
Kjo heshtje prej vuvi,kjo heshtje e gjatë
Një mëndje e hollë,lehtësisht e gjen
Në se e duan a e kanë lënë në baltë...


                        
Nuk e di


Nuk e di pse m'u pre goja;mezalla,nuk them një fjalë
Edhe bëj sikur "gjoja", ja po shkruaj mbi letër të"bardhë"
Të sodis,po pak si skiç,e kam humbur gojën fare
Pak jam si në"krizë", them do jetë gjë"magjistare?!"


Se,për ndryshe,s'ka kuptim,dua të flas,po mbeta"vuv"
Unë që zë e mbaj fjalim,sa të  shoh dhe  zë e humb...
Zë e humb  edhe mpihem,sa e humb gojën fare
Po të duash që të"shpihem",fol me gojë,moj magjistare!


                            
Kaq kohë


Kaq kohë kishim pa parë(asnjëçikë s'të kanë"vrarë" vitet
Je porsi zambak i bardhë,ndaj s't'i  ndaj hiç   çeçitet
Ende je si njëherë kohë;pak a shumë më je si gonxhe
Sa të pashë e bëra "oh!",se më kishe erë kulloshtre.


* janë shkruar në vitet 2000-2011

                     
                      

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...