Nga Mimoza Dajçi
Dita ndërkombëtare e familjes përcaktuar nga Kombet e
Bashkuara festohet çdo vit në mbarë botën. Si një ditë shumë e rëndësishme
familjare, gëzojnë e drekojnë të gjithë së bashku prindër e fëmijë. Dhe ata prindër,
që janV të divorcuar duhet të bëjnë dhurata për fëmijët e tyre. Ndihmohen të
rinjtë për projektet e reja, ndërsa të moshuarit në punët e kërkesat e
tyre. Këtë vit Organizata e Kombeve te
Bashkura në partnership edhe me Federatën Universale të Paqes zhvilloi një
Konferencë pranë Zyrave Permanente të Unionit Afrikan në Manhattan.
Të ftuar e folës special ishin Përfaqësuesi i Zyrës
Permanente të Unionit Afrikan pranë UN, z. Tete Antonio, kongresistja
permanente e Nigerisë pranë UN, znj. U Joy Ogwu, përfaqësuesja e UN për
programet e familjes znj. Renata Kaczmarska, drejtori për komunikim nga
Federata Universale e Paqes z. Lynn Walsh, Kryetarja e UPF znj. Tomiko Duggan, znj.
Susan Roylance koordinatore për çështjet sociale pranë qendrës Howard për
familjen, rregjionin e shoqërinë, Departamenti i shtetit të New York-ut për
zhvillimin e jetës tek të rinjtë u përfaqësua nga z. Mike Bobbitt, si dhe drejtorja
e UPF-se znj. Genia Kagawa, e cila për punën e saj të suksesshme në fuqizimin e
familjes në botë u dekorua me Çmimin e Lartë të Mirënjohjes.
Në këtë ditë të gjithë familjet në botë festojnë ditën e tyre.
Familja sot në funksion të rajonit ku jeton luan një rol të ndryshëm përsa i përket
kushteve sociale. Kjo ditë shënon nxitjen e barazisë, ndarjen e barabartë të përgjegjësive
në familje e në shtëpi. Shumë programe hartohen për të kujtuar këtë ditë, ku si
qëllim kryesor është fuqizimi i familjes, e punohet për të promovuar pikat e
forta të saj, përfshirë edhe kapacitetin e tyre vetëmbështetës. Pasi një
familje e shëndoshë është një themel i mirë edhe për vetë shoqërinë, e kjo ka të
bëjë me parandalimin e dhunës në familje, e mbrojtjen e viktimës.
Pas njohjes me mesazhin përshëndetës të letrës së nënshkruar
nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Z. Ban Ki – Moon,
pjesëmarrësit në këtë event të rëndësishëm ndoqën me interes kumtesat, ku si
bosht kryesor kishin strategjinë e të ardhmes familjare. Gjithashtu u theksua
se bashkëpunimi i mirë i të gjithë institucioneve ndërkombëtarë do të sjellë përmirësim
të dukshëm në jetën e familjes sot, dhe se të drejtat e familjes mbrohen nga
karta universale e të drejtave të njeriut. Familja është një agjente e zhvillimit
tha ndërmjet të tjerave znj. Kaczmarska, ndërsa z. Tete Antonio theksoi se
edukimi e shkollimi i fëmijëve është çelësi i suksesit për një familje të
lumtur.