2011-05-24

Nga Alfred Beka :Poezia s’ka nevojë për vizë



Për të shkuar në ndonjë vend europian apo botëror qytetarëve të Kosovës iu nevojitet viza. Por, për poezinë shqipe nuk ka kufij. Ajo depërton edhe në vende të largëta si Salvadori. Poeti kosovar Fahredin Shehu tregon për Express se si poezia e tij është botuar në vende të ndryshme të botës, së fundmi edhe në Salvador.
Arti i kaligrafisë dhe poezia mistike shpirtërore janë pak të kultivuara në Kosovë, për të mos thënë aspak. Përpos Fahredin Shehut, me këto arte nuk merret kush tjetër. Kjo e bën të veçantë Fahredinin, i cili pohon të jetë rritur në traditën sufi, andaj edhe është një adhurues i flaktë i misticizmave, jo vetëm të religjioneve abrahamike, siç janë judaizmi, krishterimi dhe islamizmi, të cilat ai i quan religjione perëndimore – për nga aspekti I filozofisë së religjioneve – por edhe i zen budizmit, kaabalës, alkimisë, yogës, etj.
Derisa fliste për Express, Fahredin Shehu tregonte se me shkrime ka filluar të merrej që në vitin 1990, ndonëse frytet e para i pa në vitin 1996, me librin “Nun”, i cili, siç theksoi ai, ishte libri mbase më i papranuar i asaj kohe. “Në atë kohë ishim në turbulence politike dhe njerëzit shumë pak kishin shqisa për të ndijuar apo perceptuar një poezi transcendentale, një poezi mistike, një poezi që i përket psikologjisë personale, nëse flasim me fjalor shkencor”, shpjegonte Shehu. Frymëzimin për poezinë e tij Shehu e gjen tek Perëndia dhe tek vetvetja, sepse çdo njëri, sipas tij, ka diçka që mund ta thotë, por edhe mjeshtërinë për ta artikuluar atë. “Është një thënie hebraike, që thotë se sa më shumë që e shtrydh ullirin aq më shumë vaj nxjerr nga ai. Në situatat më të vështira shpirtërore njeriu është në gjendje të krijojë gjithçka”, shprehej ai. Rrjedhimisht, ai thotë se frymëzimi vjen vetëm prej Perëndisë dhe vetëm prej angazhimit të një krijuesi, i cili dëshiron ta artikulojë atë. Ndërkaq për kaligrafinë, Shehu pohon se mundohet që poezinë ta kristalizojë në formë të pikturës. Poezia për të duket shumë fluide, diçka shumë virtuale. Kjo është dëshmuar në Kajro, në vitin 2004 kur ai e ka pasur ekspozitën me kaligrafi, të punuar edhe në papirus, pra një medium shumë interesant, që një evropian të prezantohej në Kajro. Kaligrafia te poezia e tij ka vetëm rolin funksional, sepse ai nuk zbukuron shkronja vetëm sa për ta plotësuar një zbrazëtirë, por poezi e lindur aty për aty bëhet kaligrafi, bëhet pikturë d.m.th. është njëfarë procesi alkimik, i cili nga fazat fluide e kristalizon një ide, një koncept, një frymëzim dhe del në trajtë të pikturës. Përpos kësaj, karakteristikë tjetër e poezisë së tij është se Shehu nuk shkruan poezi patriotike, e as erotike. “Nëse shkruaj poezi erotike atëherë ajo është lirikë shpirtërore, d.m.th. dashuria ndaj Perëndisë, dashuria ndaj qenies njerëzore, dashuria ndaj gjithë asaj që na rrethon, që është ekzistuese dhe manifestohet qoftë në planetin tonë, qoftë në kozmos”, thotë Shehu, autor i librit “Nektarina”. Në organizim të Qendrës për promovimin e dialogut mes kulturave lindore dhe perëndimore, ‘OXOR’, të enjten mbrëma u organizua një mbrëmje poetike me poezi të Fahredinit. Ai tregon se Qendra është themeluar në janar dhe qëllimi i saj është shndërrimi I Kosovës në një vendtakim të njerëzve nga lindja dhe perëndimi, me qëllim të krijimit të një dialogu, marrë parasysh ndeshjen e civilizimeve që po ndodh, e që për Shehun është më tepër ndeshje kulturash dhe mosnjohje reciproke e kulturës lindore dhe perëndimore. Meqenëse Kosova edhe gjeografikisht ndodhet diku midis lindjes dhe perëndimit, dhe meqë edhe për nga aspekti shpirtëror jemi midis lindjes dhe perëndimit, Shehu e ka parë të arsyeshme që pikërisht në Kosovë, përmes kësaj Qendre, të sjellë njerëz të profileve të ndryshme, të kulturës, të artit. Krejt kjo me qëllim që gjatë komunikimit të krijohet një dialog dhe një paqe në botë. “Ne kemi kontakte me shumë njerëz jashtë Kosovës, dhe pikërisht do t’i sjellim ata njerëz në Kosovë po me këtë qëllim”, tha Shehu. Midis njerëzve të famshëm që synohet të sillen në Kosovë janë Dalai Lama dhe Nelson Mandela. Ndër shkrimtarët që kanë ndikuar më së shumti të ai janë Xhelaludin Rumi dhe poetët persian, pastaj Khalil Gibran, një poet i krishterë arab i Libanit, por edhe poetët anglez, William Blake dhe John Milton. Me një fjalë, Shehu thotë se te ai kanë ndikuar të gjithë ata që i takojnë poezisë lirike shpirtërore. Në rrethet letrare kosovare thotë se nuk është i pranuar si duhet. Nuk është anëtar I Lidhjes së Shkrimtarëve e as i Pen Qendrës. Edhe atëherë kur e ftojnë në ndonjë manifestim, thotë se nuk shkon, sepse njerëzit, sipas tij, thjesht tronditen me një poezi, e cila është krejt ndryshe nga ato që jemi mësuar t’i lexojmë, t’i dëgjojmë apo t’I përjetojmë. Për këtë arsye ai është më i pranishëm dhe i përkthyer jashtë Kosovës. Shkrimet e tij janë përkthyer në disa gjuhë të botës. “Në suedisht janë përkthyer disa poezi, romani ‘Nektarina’ është duke u përkthyer në Beograd dhe Izrael, ndërsa ‘Elemental 99’ po përkthehet në Sarajevë. Besoj që kjo nevojë e njerëzve për të lexuar diçka shpirtërore, diçka shumë refleksive, po shfaqet përmes këtij interesimi jashtë Kosovës”, shprehet Shehu. Shija për poezinë mistike është shumë intime dhe njerëzit sa here që e lexojnë e përjetojnë ndryshe, pohon Shehu, derisa tregon se aktualisht punon në një projekt me një amerikan, duke e përgatitur librin “Clash of Civilisations”, i cili flet për luftën e tretë botërore dhe profecitë e familjes serbe Tarabic, të shekullit nëntëmbëdhjetë. “Libri është në frymën e realizmit magjik, flitet për profecitë e familjes Tarabic, e cila e parashikonte rënien e Serbisë, ndarjen e Kosovës, zbulimin e telefonit dhe zbulime tjera, ndonëse përmendej edhe Lufta e Tretë Botërore dhe Lufta e Madhe – e cila do të ndodhë pas Luftës së Tretë Botërore, diku rreth vitit 2045”, shpjegon Shehu. Mirëpo, në kontekstin e asaj çfarë ka ndodhur dhe çfarë pritet të ndodhë, ai mendon se ne tashmë jemi dëshmitarë, andaj edhe beson se ky libër do të jetë shumë i suksesshëm, sepse për të është duke u konsultuar në pesë universitete në Amerikë. Shehu është edhe anëtar I Shoqatës Ezoterike të Universitetit Iowa. Kjo organizatë merret kryesisht me publikimin e materialeve dhe me hulumtimin e misticizmit, kështu që kjo është ajo që e lidh Shehun me të, ngase aty studiohet shpirtënia – qoftë ajo lindore apo ajo perëndimore.
 
 
Poezia e Fahredin Shehut dita ditës po i tejkalon kufijtë. Disa prej poezive të tij, para pak ditësh, janë botuar në antologjinë botërore të poezisë në Salvador. Antologjia e poezisë ‘Arte Poetica’, e përpiluar nga poeti nga Salvadori Andre Cruchaga, në përbërjen e vet, përpos poezive të poetëve të vendeve të ndryshme të botës, ka edhe poezitë e poetit nga Kosova, Fahredin Shehu. 

“Poeti Andre Chruchaga ka përpiluar një antologji dhe mua më ka propozuar një mik poet nga Irlanda. Nuk hezitova të dërgoj disa poezi, të cilat menjëherë u futën në antologji”, u shpreh Shehu për Express. 

Deri më tani, Shehu është përkthyer në mbi dhjetë gjuhë botërore, duke filluar nga anglishtja, italishtja, suedishtja, e deri te turqishtja, arabishtja si dhe gjuha rome. 
Duke i përmendur disa nga botimet në antologji dhe revista letrare me lexueshmëri të madhe në Evropë dhe Amerikën Latine, të cilat e promovojnë letërsinë tonë, Shehu thotë se ndien kënaqësi edhe më të madhe kur e sheh se po botohet në ndonjë vend, i cili ende nuk e ka njohur Pavarësinë e Kosovës. 

“Carty’s Poetry Journal” nga Irlanda, “The Sound of Poetry Review” nga Argjentina, “Le Post” nga Franca, “Tribune de Geneve” nga Zvicra, “World Art Friends” nga Portugalia, “Revue d’Art et de literature, musique” nga Franca, “Middle East online” nga Anglia, “Agonia” nga Rumania, “Mediterramnean” nga Suedia etj. janë vetëm disa nga antologjitë dhe revistat letrare në të cilat është botuar poezia e Shehut. 

Pjesën dërmuese të poezive në gjuhën angleze Shehu tregon se i përkthen vetë. Kështu thotë se ka vepruar edhe shkrimtari i njohur indian Rabindranath Tagore. 

“Janë edhe Ilire Zajmi dhe Mario Rigli që i përkthejnë në italisht, Kujtim Paçaku në gjuhën rome, Munir Mezyed dhe Abdel Karim Kassim Arnaout në gjuhën arabe, Athanase Vantchev de Thracy në gjuhën frënge, Dushka Vrhovac në gjuhën serbe, Gunsel Djemal nga Qipro në gjuhën turke etj., kurse tani dua që t’i falënderoj edhe botuesit botëror, të cilët janë autorë, kritikë dhe botues të shquar, njerëz mjeshtër si Andre Cruchaga në Salvador, Marc Galan dhe Athanase Vantchev de Thracy në Francë, Veronica Valeanu dhe Irnina Vainovski në Rumani etj.”, shprehet Shehu, duke i falënderuar përkthyesit dhe kritikët që e kanë mirëpritur poezinë e tij. 

Ai tregon se merr komplimente të shumta nga autorë dhe poetë të ndryshëm lidhur me poezinë e tij. 

“Çdo ditë marr komente dhe komplimente. Fillimisht befasohen, pastaj u vie mirë se në Kosovë kultivohet poezia e mirë. Posaçërisht u intereson motivi dhe lirika shpirtërore të cilën e kultivoj unë”. 

Përpos poezisë, Shehu merret edhe me prozë. Krahas dy përmbledhjeve me poezi, deri më tani ka botuar edhe romanin ‘Nektarina’ si dhe dy libra me prozë poetike. Sivjet thotë se do t’i botojë edhe dy romane të tjera. 

“Konfirmimet i kam nga botuesit por jo edhe datat. Në Beograd do të dalë përmbledhja me poezi ‘Lakmusi’, pastaj romani ‘Manat’ në Shkup, dhe një projekt tjetër letrar në Prishtinë”, tregon Shehu, i cili gjithashtu angazhohet, kohë pas kohe, me vështrime, opinione dhe editoriale në revista të ndryshme. 

Pasion tjetër i Shehut është edhe arti i kaligrafisë. Ai punon kaligrafi në mediume të ndryshme dhe materiale të cilat i përpunon vet, si pigmentet bimore natyrale dhe materiale tjera. Vite më parë, Shehu ka marrë pjesë në ekspozitën e kaligrafive në Kajro të Egjiptit, ndërsa si studiues i letërsisë transcendentale dhe hulumtues i trashëgimisë shpirtërore botërore, Shehu ka marrë pjesë në shumë simpoziume ndërkombëtare, përfshirë Kongresin mbi 600 vjetorin e Veprës së Abdurrahman Ibn Khaldunit, po ashtu në Kajro, pastaj në Kongresin me rastin e 800 vjetorit të poetit persian Xhelaludin Rumi, organizuar nga UNESCO dhe Fondacioni Saadi Shirazi në Tiranë. 

Shehu është anëtar në disa asociacione të poetëve, si për shembull anëtar i Asociacionit Botëror të Poetëve, pastaj ambasador i poetëve për Shqipëri nga lëvizja ‘Poetët botëror’ (Poetas del Mundo) me qendër në Kili. Ai po ashtu është edhe anëtar i PEN Qendrës së Kosovës, ndërsa së fundmi është zgjedhur anëtar i Këshillit të Librit dhe Botimeve pranë Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

The last seal
Who can say that miracle with the words of the world to pass?
Who can sing that glory with the eternal notes of paradise?
Who can paint that sparkling beauty above all features?
Who can compare that shine among all creatures?
And the clouds that made cooling shade
And the priest who kissed that seal
And the camels led by thy trade
And the moon split by HIS deal
Have myriads of hearts to have built their nests
Have myriads of souls to have found their rests
With thy deeds that nourish our creeds
With thy name that heals our greed
CRYSTAL TEARS
…And my crystal tears melted
In a cosmic liquor transformed
To drunk the lover in love
A honeycomb
I’m not here
To say the pride of forgotten past
Nor I’m here to sing miraculously
Suras and Sutras of the Holy Scriptures
I’m not here to watch fallen mulberry fruits
In river swimming as a dried leafs
Nor I’m here to pray endlessly
As a sages to repent for
Sinful mundane ignorant
I’m here to kiss the sky in its forehead
And between two eyes where
The star has to spark its beauty
I’m here to perfume your soul
And dry in the sunny-golden pollen
I’m here too, to feed your lungs
With the air of the lost world
Eternally washed in the rivers of soul
I’m the soil of your secret sowed
As a wheat seeds in the fall
Waiting spring to green the fields
And to golden summer with poppies decorated
And fireflies during short nights
Dancing erotic games
Waiting fall to feed the holy stomach
Of enfant terrible
Perpetually called ME
The sarcophagus of your secret
I’m lost …you, concentrated
In a formula dissolved
To respond on their enigmas.
A TIME
Oh…time of light
The sprinkled mystery by
The whiteness of the clouds
Then I follow the stream
After awakening and bliss
Now
Loom of wishes woven mysteries
Silk of pleasure passion of life
Time of maturity a mulberry fruit
I’m in the crossroad again
TEARDROP OF A GOLDEN FIG
I’m the flower sweetest among flowers
Protected by snakes on a Plexus Solaris
As a treasure of wisdom dormant
That opens from within
When the sun says its quatrain
In the midday pondering existence
Warms my heart full of tiny pearls
For necklace of SOPHIA eternal
I melt my sugar as a teardrop
To cure the wounds of past suffers
Leaking on your body between two breast
To sleep in the hole of the navel
For another thousand years
VINE ARBOUR
With the wings stretched eagle
With the hairs of the sleeping beauty
With the body as a serpent deep under the ground
A manifestation of Kundalini
Nurturing the soul and his shade
With the eyes of the beauty
Pressed in the cosmic press
With the spirits of angels
Drunks the lover in love
With me unite with me unite
With me unite with me tonight
BORA
…And then I was blessed
By a kiss of an angel
When I kissed her salty teardrop
That awoke the infant shake in my hearts cradle
With a lost lament
For the eternal past
Again I was blessed
By her breathe warmness
Which open the gate of my paradise
That opened with a silent shriek
As a melody burying ancient memoirs
As a same melody resurrect spirit’s thirst
That wants to be overwhelmed by that hug
Of a holly angel.


INTIFADA KULTURORE Kush do ta filloj në Kosovë?Paramendoni gratë të cilat i kanë burrat në gyrbet dhe mallin e fëmijëve për prindin mashkull, paramendoni jetimin i cili mendon se i është kthyer babai dhe me vrap të sulet në prehër, paramendoni Penolopën kosovare e cila sapo thurr tymnin e shkatërron atë dhe mbetet besinke e iluzionit të saj, paramendoni diçka që ndodh për nime e nuk e shohim apo jemi aq indiferent si Jezusi ndaj vdekjes e që i thonë indiferencë e shenjtë. Edhe kjo ndodh. Edhe kjo na ndodh dhe duket se do të vazhdoj kështu. Ndërmjet mjerimit dhe argëtimit në të, ndërmjet mjerimit dhe lumturisë, ndërmjet urrejtjes dhe dashurisë, ndërmjet mallit dhe Të Madhit, pushon dhe puson pika meditative e cila neutralizon çdo provokim dhe mungesa e provokimit pjell monotoninë, se kush ka mend ka edhe humor si kompenzim, si shpërblim i pavetëdijshëm, si ilaq kundër lodhjes së trurit. Paramendoni sa aksidente ka në paraqitjen mjegullës. Mjegulla ka shumë aksidente këtu, shumë libra janë shkruar nga dikush tjetër dhe shumë janë nënshkruar nga dikush tjetër, shumë këngë janë komponuar nga dikush tjetër, dhe janë kënduar nga dikush tjëtër, shumë piktura janë pikturuar nga dikush tjetër dhe nga po këta janë nënshkruar dhe çka? Asgjë e re nën këtë qiell, bojkot i ndodhisë si kishte thënë Baudrillard. Problemi është se misteri është këtu dhe fshehtësia është e fshehur në dritë por ne ende si duket nuk e kemi zbuluar. Se vetë krijimtaria është mister ashtu si vazhon të thotë Berdjajevi Krijimtaria është – mister. Misteri i krijimtarisë është misteri i lirisë. Misteri i lirisë është i pakufishjëm dhe i paartikulueshëm. Nikolai Berdjajev Prej krijimtarisë e deri te paaftësia për ta thënë atë, për ta artikuluar atë është rrugë e gjatë dhe në këtë rrugë ka shumë labirinthe të cilat po na hutojnë dhe në këtë rrugë nuk niset pa udhërrëfyes. Pak janë ata të cilët e kanë guximin me u nis vëtë në rrugë sepse frikohen nga vdekja kurse vdekja nuk është gjë tjetër pos diçkas së panjohur dhe çdogjë e panjohur krijon frikë, lind tërheqjen dhe dorëheqjen, lind shukatjen dhe frikën se mos po gabojmë, dhe zgjimi i vërtetë ndodh kur kalohet në anën e rebelimit, si lulja kur rebelohet nga kursi i degës dhe aty e shfaq bukurinë e vet, si aroma kur avullohet nga lulja, si populli kur rebelohet nga padrejtësia e pushtetarëve dhe ky popull është fitimtar, ndërsa ai popull i cili toleron hajninë e pushtetarëve dhe ashpër e ndëshkon hajnin e pazarit ai popull është i ndëshkuar me humbje. Dhe shikoni rininë të cilën po e shkelni si barin e njomë vetëm se ju jeni shkelur si fletët e qepës mbi dhe, për ta formuar dhe zgjeruar kokën nën dhe, e prodhuar heterozide të cilat tani na I fërgojnë sytë, dhe shikojeni rinin e cila po thotë diçka pa e mendu sepse atë po e bën, dhe shikojeni rininë të cilës në veshë i pëshpëritet cilin hap ta ndërmarr, dhe shikojeni rinin e cila është mllefosur dhe nuk lexon apollogjitë e viteve tetëdhjeta por është në safari të identitetit të ri, dhe shikojeni rininë e cila po heq dorë nga ju sepse ja u keni sosur lirinë, misterin e paartikuluar, shikojeni potencën e tyre e cila hallakatet nëpër botë me e gjetë vetën në pusin e trashiguar. Kush nuk është pshurr në gjumë, pshuret tani dhe jo vetëm posht por i pshurrë edhe sytë, eh sa gjynah… Reqeta për Mollotov kulturor. 1. Një shishe njeri 2. Shpirti si lëndë djegëse, 3. Vepra si fitil 4. Pasioni si shkrepsë 5. Liria si hedhje e lirë 6. Intifada kultutore si qëllim 7. Dhe 8. Boom 9. E pastaj shohim çka ndodh A ekziston mafia kulturore në Kosovë? Ekziston potenciali i kibernuar i njerëzve të cilët janë në krye të kulturës, ekzistojnë sharlatanët të cilët paguajnë shuma të majme për t’u nënshkruar me nje libër që nuk e kanë shkruar vet dhe një i ri në Kosovë mund të thotë se… me sendin e huaj nuk mundesh me hy dhondër dhe Lidhja e shkrimtarëve ju e dini sa janë…? nuk bën asgjë për ditën ndërkpomëbtare të librit, dhe PEN Qendra e Kosovës e cila nuk bën asgjë për librin, dhe Ministria e kulturës që i ka ra pishmanit se e ka bo jë projekt për librin, dhe botuesi i cili të thotë: botuar librin???!!! Fshehe mos po të rreh dikush… dhe intelektualët që garojnë se kush ma shumë pinë çaj të rusit me ose pa limon …dhe të tjerët që prësin një herë në muaj me ardh plaku me plis të bardh dhe me musteqe të përhimta prej Rahovecit me bidona me i sjell raki që ata që e pijnë i thonë; të rrushit, e ajo asht e hardhisë… dhe Ministria e Arsimit e cila nuk bën asgjë për librin dhe e lë në mëshirën e botuesit i cili një libër të gjuhës angleze e shet 7 €, vëtem se nxënësi duhet pa tjetër me e ble se mësuesi i anglishtës e përze nga ora… dhe botuesi i cili nuk i shet librat në librari po në tezgë të Grandi…dhe ekspozitat e të rinjëve që nuk i sheh askush, as vetë të rinjët dhe ekspozitat e pikturave të pleqëve që nuk dijnë a janë piktor a janë poet… dhe deputet që janë hutuar se janë poet e në shtepi i shërojnë plagët e vjetra…dhe gazetat që botojnë kulturë dhe me to bëjn fishek për gështenja shitësit që i pjekin gështenjat në rrugë, dhe Televizionet që shesin kulturë duke marr emisione të huaja dhe duke mos e cekur burimin…dhe bllogët e webfaqet që shkëmbejnë mes veti shkrimet e njerëzve që nuk kanë pas mundësi me u afirmu n’zaman t’Titës dhe tani janë mbrojtës të kauzës kombëtare…dhe më në fund nuk ka Mafi kulturore…natyrisht jo. Kush nuk ka qajtë deri tani, mundet me qajt dhe me e fitu titullin e budallës…deri sa ta kthejnë …a mos e pate Kosovën çikë të tezës që po të dhimbet?(Fahredin Shehu)

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...