Nga Fritz RADOVANI:
ANEKDOTA E “BAGLES”…
Edhe Toskënisht asht shumë afër fjala
“bajgë” me fjalën Gegënisht “bagël”, po me atë
kuptim që domethanë: “Pjesë e padobishme e ushqimit, që nxjerrin jashtë
lopët, kuajtë, mushkat e gomarët; jashtëqitjet e kafshëve, pleh bajgash…”
(Fjalori i Gjuhës së sotme Shqipe fq.83)… Më falni se harrova: “Me nder’ e
me thanë!”…
Tregojnë
një anekdotë për At Gjergj Fishten, se kur donte me krahasue një “të keqe të
madhe me një ma të vogel”, gjithmonë thonte: “Po, ashtu asht, se duhet me
zgjedhë nder dy të kqija ate ma të voglen…po, nuk duhet me harrue se kur kalon
një qerre në një rrugë katundi dhe rrota e saj ndanë baglen në dy pjesë…edhe
copa e vogel asht ‘bagel’ si ajo e madhja…pra, një emen ka njena e po atë emen
ka edhe tjetra. Po i shkele me kambë, si njena si tjetra, të dyja të flliqin e
të bajnë pis…”
A
e dini një gja? Edhe kur Ai Burrë fliste për me u qeshë…jepte një mësim!
Mandej
asht tjetër gja se na si të “dijshëm” s’ kemi nevojë për “mësimet” e Tija!
Kur
them “na”, jam tue folë për “neve” Shqiptarët...E mos thoni se nuk e kemi pasë
“kuptuar” At Fishten, derisa u “bë gjuha e njësuar” dhe u “përjashtue”
përgjithmonë At Fishta “nga të gjitha shkollat e Shqipërisë, se nuk pajtohej
mendimi i tij me frymen revolucionare të shkollës sonë të re socialiste”...Po
deshet “shokë” qeveritarë edhe mund të më kundershtoni, por fakti asht se as
sot At Fishta nuk asht në “programet” shkollore!
Jam
i bindun se At Fishta asht përjashtue nga “të gjitha” shkollat e Shqipnisë, si
pasojë e “anekdotës së bagles”, këtu përfshihen edhe shkollat “fetare”...të
cilat, edhe sot vazhdojnë me punue me programet e “bagles”, që ishte pa i kalue
“rrota e qerres”...e vitit 1991, dhe që ndau “baglen” në dy pjesë...dhe vazhdon
me u quejtë edhe në Parlamentin e Shtetit Shqiptar: “Shumica e Pakica”...pra,
të një “bagles”...që ishte PPSh...
Sikur
të lejohej me u studjue ndër shkollat tona At Fishta, jam i sigurtë se shumë
nga thanjet e Tija do të përdoreshin nga të rijtë në jeten tonë politike. Do t’
ishte dishka krejt normale që një deputet të thonte: “Unë jam përfaqsues i
‘bajgës’ së madhe”...ose ai tjetri i Veriut: “Unë jam i ‘bagles’ së vogel...”
dhe, pa kenë nevoja madje as me u zanë me gojë “me nder’ e me thanë”, të dy “baglat” janë të së njejtes landë...të
atij vendi!
Sa
domethanse do t’ ishte kur jepen rezultatet e votimeve...dhe të shpallej se:
“Dje doli rezultati i votimeve dhe Presidenti i Republikës ka ngarkue x që asht
perfaqsues i “bagles” së shumicës, me formue qeverinë...ose, mbas pak kohe: “Ky
apo ai person asht paraqitë nga shumica e “bagles” me u zgjedhë si
President...” etj., thanje që do t’ ishin aq kuptimplote për Popullin, sa as
nuk do të kishte nevojë ma ndër fjalime apo kuvende me u përdorë shprehja “me
nder’ e me thanë kryeministri ose presidenti...”.
Ndër
shumë shtete të botës “baglat” i perdorin për me ba tokën me prodhue ma
shumë...ashtu si fshatarët tonë ua hidhnin kopshtijeve të tyne. Mbas
kooperativizimit, kur nuk kishin as “pula”, nuk kishin as kopësht, kështu u “harrue”
edhe vlera e “bagles” në rritjen e prodhimit bujqsor. Kjo uli edhe vleren e
“anekdotës”, mbasi nuk kishte ku mund të perdorej, përderisa nuk kishte ma as
kafshë dhe as qerre ndër fshatrat tona...
“Bagla”
prodhohej në të gjitha shtetet rreth nesh...dhe, për me e ba PPSh, që me
prodhue ma shumë, ata i hodhën “bagla” PKSh...në vitin 1941...e “ajo” arriti
sot me prodhue aq shumë “copa”, sa me qelbë edhe Ballkanin...edhe pse ishte
“flamurtare e të gjitha baglave në botë!”...E pra jo pak, sot thonë: “Rroftë
bagla!”
Melbourne,
Maji 2011.