Bronxi i pavdekesise se Ali Hadrit
Aromat e festave kosovare mbeten gjithmone shkaqe te bukura , per te rikujtuar historine dhe heronjte e saj te pa harruar .
Ata bij qe sic thote edhe kenga popullore ,, nuk I lindi lokja prej
barku , por I qiti huta prej carku ,, Nuk e teprojme po te themi se dheu
i Kosoves eshte nje nga dherat me unikale
ne bote ku numuri i bijeve dhe bijave te rene nga plumbat e hasmit
pushtues, mud te krahasohet pa frike me numrin e
Eshte vendi ku legjenda dhe e tashmja, kane nje ngjashmeri kilometrave te saj
katrore.
tiparesh
dhe artikulim gjuhesh te habitshme. Eshte toka ku njerzit krahas ajrit
te ftohte te bjeshkeve thithin vazhdimisht cdo dite edhe pak nga lavdija
e pashembullt e tyre. Ndaj nuk do tingellonte si paradoks etja dhe
deshira e kesaj toke per sa me shum statuja dhe lapidare. Peja per te
cilen kemi shkruar edhe nje here tjeter, eshte nji nder vendet qe ka
numrin me te madh te deshmorve dhe heronjve te rene per ceshtjen
shqiptare. Vet pozita e saj gjeografike nen malet e rugoves dhe
peisazhit te vrazhde te rrafshit te Dukagjinit, prania e ererave nqe
fryjne vazhdimisht nga atdheu meme i kane bere banoret e ksaj zone ta
identifikonin veten e tyre me sinonimin e atdheut dhe lirise. Jane te
panumert heronjte dhe deshmoret bij te kesaj zone qe e kane lyer kete
toke me gjakun dhe amanetin e tyre ndaj dhe ndergjegja e kombit eshte e
pamundur te qendroj indiferente ndaj ketyre sakrificave. Ata tashme e
kane identifikuar veten e tyre si kalores te lirise dhe kane trokitur ne
perjetesi. Sheshi liria se bashku me sheshin Skenderbej qe i rrine
perbri, tashme i ngjan nje mauzoleu gjigand ku keta heronje te veshur me
ngjyren e bronzit dhe te mermerit flasin e flasin me njeritjetrin me
fjale malli dhe nostalgjie. Ka dicka solemne dhe te pa perseritshme ne
syte e tyre ashtu sic kane qene ne shekuj e vite endrrat e tyre per
lirine dhe ardhmerine e Kosoves. Ne nje kalim te thjeshte perkrah
statujave te tyre secili nga ne vetvetiu behet shok dhe bartes i
krenarise. Ende nuk me besohet se tashme toka e tyre per te cilin
derdhen kaq gjak dhe sakrifica, eshte e lire dhe e pavarur. Statujat e
Haxhi Zekes , Ardian Krasniqit , Enver Hadrit e Shkelzen
Haradinajt i japin ketij qyteti edhe nje dimension me tepernderimi dhe
krenarie. Por dicka I mungonte prej vitesh kesaj bashkesie heronjshe dhe
banoresh prej bronzi, sepse kushdo qe vinte ne qytet sa here qe niste
kuvendimin me ta, mendimi I pare qe i vinte ndermend ishte, po akademik
Ali Hadrin ku e keni ?. Bacen qe diti te flase me boten e qyteteruar
evropiane per rreth 40 vjete me studimet e tij historike te pa
perseritshme, njeriun e vendosur per te mbajtur lart autoritetin e
shkencetarit e profesorit shqiptar edhe ne situatat me te renda
politike, njeriu qe vazhdoi me nje vendosmeri per tu lavderuar
angazhimin kunder ,, genjeshtres si akt patriotic ,, ( D. Qosic ) , te
provinces serbe dhe diferencimit te lidhjes komuniste si akt obskurantik
te pikpamjeve, qe kthimi ne hegjemoni serbe dhe
privilegjeve te koloneve, tentonin ta paraqisnin si kthim te barazise.
Akademik Ali Hadri ishte njeriu qe ne kushtet e terrorit me te eger
shovinist beri qe qendrat e studimeve albanologjike te themelohen e te
forcohen ne Kosove. Me sensin e holle te historianit modern ne
enciklopedine jugosllave ai paraqiti pikpamjet origjinale dhe sintetike
mbi shqiptaret dhe prejardhjen ilire, studime qe u bene te njohura ne
shtypin boterore duke kapercyer keshtu pengsat dhe konjukturat e
politikes shoviniste serbomadhe. Vepra dhe veprimtaria e Ali Hadrit
arrin te mbuloje nje periudhe vendimtare te shekullit te 20te qe shkon
nga kolonizimi i Kosoves nga Serbia dhe mbretera
Jugosllave e deri tek pasqyrimi I pastrimit te mevonshem etnik dhe
rikolonizimin nga regjimi komunist i Republikes se Serbise dhe Federates
jugosllave. Ndersa nga vitet 1966 Pr. Ali Hadri jo vetem qe ra ne sy si
nje analist i thelluar, interpretues kompetent dhe
perkrahes e pjesmarres aktiv ne angazhimet per Republiken e Kosoves sic
ishin perkrahja e kerkesave te studenteve per themelimin e Universitetit
te Prishtines, por edhe sin je kundeshtues i rrepte i iniciatives serbe
per shendrrimin e fakultetit filozofik te prishtines ne qender te
rusologjise ne nivel federate. Profesor Ali Hadri ka dhene
nje ndimese shume te vyer ne studimet historiografike ne veprimtarite
shkencore si dhe ne drejtimin dhe botimin e revistave ,, Perparimi ,
Gjurmime albanologjike , Studime historike ,, si dhe ne formimin e
studjuesve dhe historianve te rinj te kosoves. Profesor Ali Hadri do te
mbese gjate ne kujtesen e kolegeve te tij per pasionin e thelle me te
cilat i bente punet e tij shkencore, per ngritjen e larte profesionale
akademike shoqerore dhe intelektuale ne valen e perndjekjeve te
pareshtura ndaj tij por edhe te kolegeve te tij pak para semundjes
vdekjeprurese , sic thote ne nje nga studimet e tij akademik Rexhep
Ismaili Kryetar akademik I shkencave dhe arteve te kosoves ai mund
te mos e kete ditur afrimin e pavaresise se kosoves, por vizionin e
atdheut te tij e kishte te shkruar qartazi ne balle, per kete ai dhe
koleget e tij punuan dhe frymuan deri ne castet e fundit te jetes.
Ekziston nje mendim i perbashket ne kosove se evidentimi i vepres se
ketij babai te shkencave humane ne kosove i bene ndere albanologjise dhe
vecanerisht historografise shqiptare ne pergjithesi. Ali Hadri ne
hapsirat mbare shqiptare personifikon me se miri shkencetarin dhe
patriotin , pionerin e arsimit, ideatorin e masivizimit te arsimit
kombetar dhe projektuesin e hapave te shvillimit per historiografine
shqiptare ne kosove, intelektualin e ndergjegjshem qe edhe pse arriti
majat e karrieres ne arsim ( dekan i fakultetit filozofik te
universitetit te prishtines, drejtor i institutit te historise dhe
kryetar i shoqates se historianve te jugosllavise , etj .) Pra nje
figure me permasa te gjera poliedrike, figure para te cilit , cdo
historian dhe artist do te vihej ne veshtiresi serioze per te folur dhe
pasqyruar portretin e tij denjesisht.
Ka qene nentor i
vitit 2010 kur mikut tim Skulptorit te njohur Idriz Balani ne momentin e
perurimit te bustit te Enver Hadrit ,, Hero i Kombit ,, ,
iu be nje propozim nga familja e Pr. Hadrit dhe kryetari i komunes se
pejes Z . Ali Berisha per te pasqyruar figuren e ketij njeriu ne nje
bust monumental prej bronxi. Ndonese kjo kerkese u be me thjeshtesi une vura re se , tek Skulptori Balani u ndje nje
dritherime emocionesh dhe pergjegjesie. U deshen me dhjetra e dhjetra
ore studimi mbi figuren e tije, u bene disa makete dhe modele te
njepasnjeshme deri sa me ne funde busti Ii Profesorit te nderuar mori
formen qe ka sot. Me nje veshtrim te menduar dhe vizionar qe mund ta
kene vec njerez te medhenj si ai, me nje gisht drejtuar nga dritaret e shtepise se tij dhe doren tjeter vendosur mbi volumet e
trasha te Historise se Kosoves dhe Shqiperise , ky monument arrin te
sintetizoje me se miri rrugen e veshtire dhe plot mundime te kosoves
drejt gjetjes se identitetit te saj shqiptare. Busti reflektone
madheshtine dhe pathyeshmerine e mbrojtesit te ketij identiteti por
njekohesishte arrine te flase me ambjentin perreth me nje gjuhe te pasur
artistike. i gjate 1.75 m. dhe I orientuar me se miri me volumet e
sheshit ai i shton ketij qyteti edhe nje permase te re historike.
Kjo veper , qe mund te quhet edhe si nje arritje e re e skulptorit Idriz
Balani ne teresine e gjetjeve artistike , dhe plastiken e saj te
vecante , mund te quhet njekohesisht edhe si arritje ne skulpturen tone .
Autori ka ditur te na jape ne menyre lakonike jo vetem
madheshtine shpirterore te Pr. Ali Hadrit , por edhe te nje brezi te
tere profesoresh e akademikesh kosovare , qe tere energjite e tyre
intelektuale i vune ne sherbim te ceshtjes se atdheut .
Piktori
dhe skenografi i njohur i Kosoves Afrim Gora , se bashku me
Drejtoreshen e Drejtoratit per Kulture
Rini e Sport , piktoren Shpresa
Gjonbalaj
, gjejne rastin per ta pergezuar skulptorin Balani , per kete realizim
dinjitoz . ,,Ju keni krijuar nje veper sa njerezore aq dhe artistike ,
zotni koleg . Duke kundruar shprehjen e fytyres se Baces mua me mbushet
mendja se ju keni kaluar shume kohe se bashku me te ,, . Ndonese
vepra mberriti ne oret e vona te nates Idriz Balani se bashku me Aver
Husen e te tjere , e vendosen bustin ne bazamentdhe e montuan
pavaresisht shiut dhe te ftohtit , per ta gjetur e nesermja , dita e festes , gati per inagurim .
As shiu dhe I ftoheti I bjeshkeve nuk munden ta mbyllnin ne shtepi Arberin
dhe familjen e tij , qekishin disa ore qe e prisnin babane e tyre
.Mberritja e bustit ate nate ishte me teper se mberritja e nje personi
te gjalle . ,,Mire se erdhe babe ne shtepine tende ,, thone syte e
perlotur te te birit, te permalluar.
Ne ceremoni ne e inagurimit te ketij busti kishin ardhur me mijra
qytetre te Pejes dhe Kosoves. Ishin te emocionuar por edhe shume te
gezuar fytyrat e tyre ato caste, sepse tashme profesorin e tyre ,mikun
dhe birin e dashur do ta kishin dhe do ta kene pergjithmone atje mes
tyre.Ne ceremonine e inagurimit te ketij busti mori pjese
kryetari I komunes se pejes Dr. Ali Berisha, nje nder komandantet me ne
ze te rrafshit te dukagjinit, ne luften per clirimin e
kosoves si dhe deputet I porsazgjedhur I kesaj zone zoti Daut Haradinaj,
deputet dhe personalitete te tjera te kosoves.
Ne
kete ceremoni festive te pergatitur me kujdes nga Drejtorati per
Kulture Rini e Sport , nje njgjyre shume te bukur dhe emocionuese I dha
dhe grupi Polifonik I Progonatit te Tepelenes ,me kengen kushtuar
Akademik Ali Hadrit .
Ne fjalen e rastit , mes te tjerash , Kryetari I Komunes se Pejes z. Ali Berisha tha : ,, nga sot eshte nder I madh per qytetin e Pejes , qe ta kete ne qender te qytetit ,
bustin e nje njeriu , qe ishte kontribues I madh per Kosoven . Une
deshiroj me kete rast te falenderoj te gjithe ata qe kontribuan , qe te
realizohet ky projekt , falenderoj familjen Hadri , falenderoj
iniciatorin e ketij projekti z. Ramush Haradinaj , falenderoj
institucionet komunale dhe qendrore , falenderoj autorin z . Idriz Balani .
Per figuren dhe veprimtarine ne vite te akademik Ali Hadrit foli
Drejtori I Institutit te Historise ,, Akademik Ali Hadri ,,ne Prishtine
z. Jusuf Bajraktari . Ndermjet te tjerave ai theksoi se profesor Hadri
ne tere vitet e jetes se tij, rrugeve te dijes dhe emancipimit shkencore
si qellim supreme te jetes se tij do te kishte kontributin e
gjithanshem ne sherbim te qendreses kombetare ne vitet me te veshtira te
kosoves, me tej ai u ndal ne disa nga momentet me qendrore te jetes dhe
formimit te tij shkencor.
Lindi
ne 3 mars 1928 ne Lushnje. Shkollen fillore dhe te mesme e mbaroi ne
Gjakove. U dipllomua ne vitin 1956 ne FakultetinFfilozofik te Beogradit.
Ne vitin 1960 mbrojti temen e magjistratures, ,, Lidhja Shqiptare e Prizerenit ,, . Ne vitin 1970 mbrojti tezen
e doktorratures ,, Levizja Nacionalclirimtare ne Kosove 1941-1945.
Krahas veprimtarise qe permendem pak me pare akademik Ali Hadri per
shume kohe drejtoi studimet pasuniversitare dhe udhehoqi me sukses
magjistrantet dhe doktorrantet , te cilet me vone do ti afirmojne idete e
tij shkencore. Per shume vite ka qene Delegat I Kuvendit Krahinor te Punes Shkencore, antar I Keshillit Ekzekutiv te Shoqates Jugosllave ,, Shkenca dhe Shoqeria ,, Kryetar
I Lidhjes se Shoqatave te Historianeve te Jugosllavise. Eshte autor I
11 veprave monografike ne gjuhen shqipe dhe serbo-kroate nga te cilet
permendim ato te botuara ne gjuhen shqipe si Pasqyre e Historise Nacionale Shqiptare ( bashke me Milan Perkaj).Prishtine 1960 .
Levizja Nacionalclirimtare ne Kosove 1941- 1945 ,Prishtine 1971 .
Kritike Historiografike1 , Shkup , 1973.
Gjakova ne Levizjen Nacionalclirimtare Prishtine , 1974 .
Keshillat Nacionalclirimtare ne Kosove 41-45 , Prishtine 1974 .
Pervec kesaj profesor Ali Hadri eshte autor I ngritjes se flamurit te pare shqiptare I
vedosur ne prishtine pas pleniumit te Brioneve ne vitin 1968, milicia
serbe tento tja merrte kete flamur por nuk mundi perball vendosmerise se
tij patriotike. Ali Hadri vdiq me 2 dhjetor 1987 duke I qendruar besnik
idealeve te tij jetsore, me trishtimin qe nuk e pa te realizuar endrren
e tij per ta pare kosoven te lire e te pa varur. Presidenti
historic I Kosoves dr. Ibrahim Rugova , me rastin e shenimit te 125 –
vjetorit te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit e dekoroi akademik Ali Hadrin me ,,Medaljen e arte Lidhja Shqiptare e Prizrenit ,, per kontribut te jashtezakonshem ne historiografi .
Nje nate para se te vendosej busti ne peje dhe rrethinat e saje binte shi pareshtur, por te
nesermen si per cudi koha u hap dhe qielli u kthjellua si me porosi.
Ndofta ishte deshira e natyres per te mbledhur sa me shume njerez dhe
per ti uruar ketij gjigandi te historiografise shqiptare rikthimin e tij
te perhershem ne vendlindje. Ngjyra e bronxit dhe ngjyra e qiellit u
bashkuan te dyja bashke duke krijuar nje ylber te rralle e te vecante. Ylber te tille mund te gjesh vetem ne kosove dhe askund tjeter.
No comments:
Post a Comment